Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma edhe sot termi “fashist” është përdorur e përdoret shpesh. Të krijohet përshtypja se kjo fjalë përdoret kundrejt çdo kujt që nuk na pëlqen, saqë tashmë ka filluar t’i humbasi edhe kuptimi i vërtetë.
Fashisti i parë i botës ishte Benito Musolini, i cili krijoi edhe Partinë e Parë Fashiste, me anë të së cilës arriti të marrë edhe pushtetin në Itali.
Shumë do të thonë se fashizmi ka marrë fund me mundjen e Gjermanisë Naziste dhe eleminimin e Hitlerit dhe të Musolinit. Por pamvarësisht se fashizmi nuk arriti t’i mbijetoji fizikisht luftës, ai u transformua në një formë të tjetër, dhe në këto 80 e kusur vjet ai u trasformua në “Neo-fashizëm”, një ideologji e riemërtuar e cila është përshtatur më së miri me politikën moderne, duke u veshur me retorikën populiste në sistemin demokratik.
Në këtë sistemin tonë (pseudo)demokratik neofashizmi po duket që është shumë herë më fleksibël se pararendësi i tij fashizmi.
Neofashizmi nuk shfaqet më me parada ose me deklarata që mbështesin autoritarizmin.
Por ai përdor gjuhën e lirisë për të maskuar qëllimet e vërteta.
Sot fashizmi nuk shfaqet më me formën e tij të vjetër brutale.
Sot ai shfrytëzon sistemet në të cilat jetojmë duke përdorur gjuhën për të mjegulluar linjat midis shtypjes dhe qeverisjes, midis kontrollit dhe lirisë.
Për këtë përdor terma si “ liri”, “patriotizëm” dhe “traditë” duke ju mundësuar këtyre neofashistëve të rinj udhëheqës, që të paraqesin axhendën e tyre si të virtytshme dhe herë herë edhe unifikuese – përtej të majtës e të djathtës- ndërkohë që shkelin gjatë gjithë kohës çdo parim demokratik.
Neofashizmi sot shfaqet nëpërmjet centralizmit demoratik ku të gjitha vendimet pamvarësisht se merren nga udhëheqesi i partisë, ato prezantohen si kolektive.
Sot udhëheqësi neofashist karakterizohet nga mania për të krijuar markën e vet dhe veçantinë e tij të të veshurit, dhe ngritjen e kultit të tij të individid duke bërë që simpatizantët e tij të mendojnë se ai-udhëheqësi- është i vetmi i pa gabueshëm dhe i pa korruptueshëm.
Dhe këtë e bën nëpërmjet përhapjes së idesë se gjith media përhap vetëm lajme të rreme –gjithë media është kazan- me përjashtim të vetëm atij rrjeti social që udhëheqësi përdor dhe propagandon nëpërmjet tij – në fillim televizioni i tij ERTV- e më pas podkasti i tij.
Dhe ndërkohë që fashizmi e asocionte veten gjithnji me nacionalizmin agresiv dhe militarizmin, neofashizmi i sotëm dallohet nga marëdhënia simbiotike që ai formon me korporatat dhe oligarkinë.
Dhe neofashizmi po triumfon duke e paraqatir autoritarizmin si progres.
Dhe kur mendon se ka arritur të bindi këdo se ky është gjoja një evolucion demokratik atëherë ai nuk nguron që edhe të shfaqet hapur.
Dhe këtë gjë ka bërë edhe neofashizmi shqiptar i Ramës.
Me datë 17 dhjetor të vitit që lamë pas 2024, në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së u paraqit për votim një rezolutë për “ Luftimin e glorifikimit të nazizmit, neo-nazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në nxitjen e formave bashkëkohore të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse”.
119 vende votuan pro kësaj rezolute, 53 votuan kundër kësaj rezolute dhe 10 abstenuan.
Dhe Shqipëria e Ramës në vend që të votonte në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe përkatësisht nenin 9 pika 2 e tij e cila thotë “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit”, ajo ka votuar kundër kësaj rezolute.
Duke e rreshtuar Shqipërinë në vendet që kanë për qëllim të glorifikojnë nazizmin dhe fashizmin.
Kështu gjithë misioni ynë në OKB dhe Ministria e Jashme sëbashku me udhëheqësin e madh neo-fashist “demokratik” e popullor po shpërdorojnë detyrën dhe besimin kushtetues për të hyrë në rradhët e neo-fashizmit të ri Europian, pasi pothuajse gjithë vendet europiane të ish boshtit nazi-fashist kanë votuar kundër kësaj rezolute.
Por cudia më e madhe është se edhe Amerika e Biden ka votuar kundër kësaj rezolute edhe pse vazhdon të mburret se ka mundur fashizmin.
22 janar 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!