/ Në foto Luan Baci me Joe Baidenin/
10 Gusht 2023
Organizata dhe individe te shumtë, janë ngritur në mbrojtje të familjes tuaj, të birit tuaj të lavdishëm Dritan Goxhaj, të arrestuar padrejtsisht në dhe nga një shtet jo ekzistent, nga shtetarë që ulin kurrizin, sikur ta kenë ndërtuar nga plastelinë!
Shume mire miku im i nderuar. Me siguri, cdo individ dhe organizim shqiptarësh atdhetarë do të ngrihen në kembë në mbrojtje të tërë familjes Goxhaj, sepse familja juaj është pjesë e dinjitetit dhe ekzistencës kombëtare shqiptare.
Siç u kam thënë edhe më parë, në takim të drejtëpërdrejtë me ju, se familja Goxhaj, do të dale me sukses nga ky sulm i armiqve të kombit shqiptar, dhe me një emër, prestigj dhe respekt shumë më të lartë e plotesisht të merituar.
Ju i nderuar mik, jeni pa e tepruar aspak, pjesë e flamurit tonë kombëtar.
Vendin tuaj të nderuar, në historine më të re kombëtare shqiptare, e keni zenë me pjesëmarrjen tuaj në lufte kundër okupatori sërb, duke rreshtuar dhe angazhuar në ate luftë legjendare, krejt FAMILJEN tuaj.
Përpjekjet për ta zhveshur UÇK-në dhe heronjtë e saj, nga qëllimi, objektivi dhe ideali kombëtar, e për ta trajtuar si një “ndërrmarrje kriminale të përbashkët”, të luftëtarëve të lirisë, do të dështojnë!
A mos vallë, të gjitha aleatët që bashkëpunuan në luftën e lavdishme të UÇK-së, pjesë e të cileve janë edhe ato segmete akuzuese të errësirës, që sot qëndrojnë në prapaskenë, ishin pjesë e kësaj “ndërrmarje të përbashkët kriminale”.
Aspak,
Ajo “ndërrmarje e përbashkët” nuk kishte asgjë kriminale. Kriminale ishin shteti pushtues serb, dhe e gjithë veprimtaria e tij gjenocidale kundër kombit shqiptar, si para, ashtu edhe gjatë e pas luftës
Gjykata Speciale “e Kosovës” në Hagë, nuk duhet t’ja lejojë aspak vetes që të ndërroje vendet e kriminelit me të viktimës, sepse kjo është në rradhe të parë kundër cdo norme morale e juridike të cdo gjykate.
Populli i Kosovës, duhet të ngrihet në kembë, në mbrojtje edhe të familjes legjendare Goxhaj.
Bastardët që flasin shqip, që shesin nder dhe atdhe, që shesin nënë e babë, për të siguruar letra azilanti, duke u paraqitur si dëshmimtar “të ndershëm”, me siguri që do të diskreditohen, e do të marrin mbi balle, vulën e turpit të pashlyeshëm të tradhetisë, e luftëtarët e lirisë do të ngriten më lartë në altarin e nderit e të pavdekësisë.
Ajo që u ther keq në prapanicën e ndyrë të kundërshqiptarëve, është edhe fakti, se si shqiptarë të Jugut të SHQIPËRISË, e deri nga krahina më jugore e saj, laberia e trimave legjendare, u vune në vijë të parë të frontit në mbrojtje të jetës e lirisë së vëllezërve të tyre më veriore shqiptare, motrave e vellezërve të NËNËLOKES SË SHUMË VUAJTUR KOSOVE, asaj bijë tejet të vuajtur të NËNËS SHQIPËRI.
Janë pikërisht bijtë e NËNËS SHQIPËRI që morën pjesë në ate luftë, e ÇIMENTUAN MË TEJ DASHURINË MIDIS SHQIPTARËVE. Është pikërisht kjo arritje e madhe në ate luftë legjendare të UÇK-së, një nga objektivat e goditjes për shkaterrim të armiqve tanë, objektiv që kurrë nuk do të mund të arrihet.
Objektivi tjetër i prapaskenës, i nëntokës kundërshqiptare, është të përgatitet opimioni ndërkombëtar, “për kotesinë” dhe “padrejtësinë perendimore ndaj Serbisë”, te mbeshtetjes perendimore në luftën në mbështetje të Kosovës e të shkëputjes së saj, për të rikthyer pushtimin sërb mbi ate territor mijëravjecar shqiptar.
Të gjithë në këmbë!
Nder për FAMILJEN Goxhaj!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!