I FSHATARËVE TË PRAPAMBETUR, I PROFITERËVE DHE I EGOISTËVE

28
Mar
2023

Shkruan:Dilaver Goxhaj
PËRÇARJA – ZAKON
Sot, më 28 mars 2023, u organizua një ceremoni madhështore në kujtim të ish- Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skëndërbej”, themeluar më 28 mars 1945, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm i UVNÇSH – Enver Hoxha.
Aktiviteti ishte madhështor nisur nga fakti i pjesëmarrjes së jashtëzakonshme nga ish-skënderbegasit, nxënës të kësaj shkolle; pjesmarrja ishte e tillë sa edhe salla e madhe e Muzeut Historik në Tiranë nuk mundi t’i nxente të gjithë, as edhe në këmbë! Organizatorë të kësaj ceremonie ishte Organizata “Skëndërbegasit” me kryetar Dhanil Reveli, si dhe botuesit e librit serial: “Skënderbegasit ndër vite – arkiva, personalitete dhe kujtime”, zotërinjtë Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzulla. Prezantues i këtij aktiviteti ishte shkrimtari dhe sekretari i Shoqatës “Labëria” Albert Zholi.
Midis të ftuarve ishin edhe ish-Presidenti Shqipërisë Alfred Moisiu, kryetari Organizatës së Veteranëve të LANC-it Veli Myftari, Baba Mondi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, anwtari i Kryesisë së Shoqatës së Oficerave në Rezervë Thoma Konduri, Kryetari i Shoqatës “Labëria” Ago Nezho etj. Fjalën e hapjes e mbajti historian ish-skënderbegas Bernard Zotaj.
Lista e oratorëve ishte e madhe. Nga fjala e ish-skënderbegasit, shkrimtari Shpend Topollaj mësuam se është krijuar edhe një shoqatë tjetër simotër me emërin “Shkolla e Mesme e Ushtarake Skënderbej”, me kryetar Adem Hajdini, avokat, ish-skënderbegas.
Bazuar në zhvillimin e këtij aktiviteti vumë re se sëmundja e përçarjes mes shiptarëve, dhe veçanërisht me ish-ushtarakëve, është tepër e madhe, të cilës iu hodh benzinë edhe në këtë aktivitetin e sotëm. Dhe konkretisht:
1. Shoqatë veteranësh nuk është vetëm kjo e drejtual nga z.Veli Myftari, por është edhe ajo e OBVL me kryetar Sotir Budina; pse nuk qenë ftuar edhe ata, pasi edhe në rradhët e asaj shoqate ka veteran, ish-skënderbegas dhe ish-oficerë?
2. Shoqatë të oficerave në rezerve është edhe ajo e kryesuar nga z.Kujtim Çako, si shpjegohet që askujt nga kjo shoqatë, nuk iu dha fjala për t’i përshëndetur, sikundër iu dha z.Thoma Konduri?
3. Meqenëse organizatorët dhe oratorët ishin në dijeni se është krijuar edhe shoqata simotër, me kryetar Adem Hajdinin, pse nuk e kishin ftuar edhe atë kryetar, por , përkundrazi, e anatemuan?
Kështu do bashkohemi ne shqiptarët? Apo kështu na duan dhe kështu udhëzojnë partitë politike, duke i shndërruar të gjitha këto shoqata që citova më lartë në organizata bazë të tyre? Mos vallë krijimi shoqatës simotër për ish-skënderbegasit, me kryetar Adem Hajdinin, të jetë një reagim i të qenit levë partiake e Shoqatës “Skënderbegasit”? Duhet të na shpjegojnë Pse-në.
4. Nga të gjithë oratorët, nuk u përmend fare se kush e themeloi Shkollën e mesme ushtarake “Skëndërbej”, dhe se kush qe ai udhëheqës politik e ushtarak që e cilësoi atë “Fidanishtja e ushtrisë shqiptare”, përcaktim që u përmend nga folësit. Çfarë tregon kjo? Mos vallë indirekt duan të na thonë se nuk i lejojnë partitë për të cilat punojnë: PS-ja, PD-ja apo LSI?
5. Nga oratorët u përmend shkaku i mbylljes së kësaj shkolle në vitin 1992, duke cituar edhe atë thënie fyese, por nuk u përmend fare se autor i asaj fyerje dhe i atij vendimi për mbylljen e saj është Sali Berisha. Pse vallë? Mos vallë se, nesër mund të vijë në pushtet PD-ja dhe u ndërpriten nga qeveria benifacionet këtyre shoqatave ku bëjnë pjesë oratorët dhe organizatorët? Pyesim, nuk dëshmojmë.
6. Nga prezantuesi Albert Zholi, i cili ishte përgatitur seriozsht për këtë Aktivitet, ku gjithcka që fliste e kishte me shkrim, si dhe nga oratorët e ftuar, u përmendën e u shprehen mirënjohje jo vetëm për gjithë personelin pedagogjik e atë komandues të ish-Shkollës Ushtarake “Skënderbej”, por edhe për këpucarët dhe kuzhinierët e asaj shkolle. Gjë madhështore!
Mirëpo, nga kjo Shoqatë deri më sot nuk është shprehur as edhe një lloj mirënjohjeje, madje pa u përmendur në asnjë aktivitet të saj, se në vitin 1966 shkuan në Vietnam 12 oficerë ish-skënderbegas, për të marrë dhe sjellë përvojën e Luftës Popullore dhe asaj Çlirimtare të atij populli, përvojë, e cila gjeti aplikim edhe në tekstin e Artit Ushtarak Popullor Shqiptar. Një Kontribut ky i jashtëzakonshwm e i pashoq! Po do pyesi kush: Si është e mundur kjo “harresë”? Jo, nuk është harresë, por është urdhër nga partitë që i mbështesin, sepse atë përvojë e kërkuan ata shtetarë që krijuan atë ushtri të jashtëzakonshme, e cila, me prezencën e saj i trembte të gjithë ato shtete që e kishin dhe kanë pretendime territoriale ndaj Shqipërinë Socialite, ndaj së cilës nuk lenë gurrë pa hedhur Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe gjithë presidentët e kryeministrat perj vitit 1992.
7. Mirëpo, nga kjo Shoqatë deri më sot nuk është shprehur as edhe një lloj mirënjohjeje, madje pa u përmendur në asnjë aktivitet të saj, për 17 oficerët, të ndjekur nga rreth 160 vullnetarë të tjerë, (shumica bij ushtarakësh), që morrën pjesë vullnetarisht në luftën për Çlirimin e Kosovës, në Luftën për Çlirimin e Kosovës Lindorë (Preshevë) dhe në atë për të drejtat e Shqiptarëve në Maqedoni. Duke qenë se, edhe organizata e veteranëve të LANÇ-it, edhe ajo e OBVL së LANÇ-it me Statut të tyre, të diktuar nga politika, nuk i njohin për veteranë as ata që shkuan në Vietnam, as ata që luftuan në trevat shqiptare në përiudhën 1997-2001, për te drejtat e tyre kombëtare dhe njerëzore, ndërkohë që njihet për veteran i këtyre dy organizatave të LANÇ-it çdo shqiptar që ka luftuar kundër fashizmit në çdo vend të botës ku ka qenë luftëtar, na e përforcon bindjen se edhe kjo Shoqatë e Skëndërbegasve është levë partie!
8. Dhe ajo që na befasoi nga ky aktivitet, ku referuan dhjetra oratorë, asnjë prej tyre nuk iu drejtua politikës shqiptare për nevojën e domosdoshme për rihapjen e kësaj shkolle të domosdoshme nga kanë dalë elita ushtarake, sepse “Në ato shkolla nuk mësohet vetëm regulli dhe bindja ndaj regullave, por kërkohet që të maturohet tek ta bindja që vetëm ai që di të bindet sot, brenda një kornize korrekte të të drejtave dhe detyrave, do të dijë nesër të komandojë sisteme komplekse.”, sikundër shprehet ish-kryetari i dhomës së deputetëve të parlamentit Italian, Xhan Frako Fini, prandaj këtë lloj shkolle e kanë pothuajse të gjithë shtetet, të mëdhenj e të vegjël. P.sh: SHBA ka 22 shkolla të tilla; Rusia – 9; Franca -6; Italia – 4; Turqia – 4; Anglia -3; Kanada – 1; Portugali – 1, etj. A mund të pranojmë se të gjithë këto shtete janë antihumanë, sikundër është shprehur Sali Berisha dhe në heshtje e kanë miratuar të gjithë presidentët dhe kryeministrat pasardhës të tij.
Përfundimisht na jepet e drejta të ngrejmë alarmin: Boll me përçarje! Përçarja po shpopullon Shqipërinë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk