I kujtoj kësaj zonjëzës se askush nuk e ka sulmuar Pitagorën dhe as Euklidin.

28
Aug
2023
Shkruan: Agron Dalipaj

Më poshtë po jap ironinë e profesoreshës së gjuhësisë në Universitetin “A. Xhuvani” në Elbasan, znj. Teuta Toska, e cila sillet si e mërzitur, ngaqë një tufë të paditurish po sulmokan, sipas saj, “autoritetin botëror” të gjuhësisë prof. Çabejin.
Zonjëza Toska është dhe antare e të rinjve të ASH dhe, duke qenë se është edhe gjuhëtare, nuk ka pse ankohet se po i sulmohet idhulli i saj, pasi veprat shkencore të mirfillta i rezistojnë pa asnjë problem kohrave e mijvjeçarëve.
I kujtoj kësaj zonjëzës se askush nuk e ka sulmuar Pitagorën dhe as Euklidin.
Nëse zonjëza albanologe mërzitet se po rrëzohet Çabeji, dhe se atij po “iu rrëzokan parimet shkencore”, i kujtoj se Çabeji nuk është autor i ndonjë zbulimi të ndonjë parimi shkencor dhe as njeh parimet shkencore të etimologjisë. Etimologjia e Çabejit rezultoi të jetë jo shkencore dhe antishqiptare, ndaj ajo nuk i rezistoi dot as kritikës së parë shkencore që iu bë në vitin 2012.
Agron Dalipaj është i vetmi që i ka bërë oponencë shkencore Çabejit para 11 viteve dhe askush nuk ka mundur ta anatemojë atë oponencë.
Nëse zonjëza Toska, si albanologe e impenjuar, don të rivendosë autoritetin e Çabejit si shkencëtar, shumë kollaj mund ta bëjë duke organizuar e ftuar oponentin kryesor të Çabejit në një konferencë për veprën etimologjike të tij. Çabeji mbrohet me debat e jo duke iu shmangur përballjes.
Mbrojtja e Çabejit mund të bëhet tërthortazi duke rrëzuar me një oponencë veprën etimologjike të Dalipajt.
Zonjëza Toska ka dijeni se z. Dalipaj i është drejtuar brenda këtij viti (në maj) universitetit ku ajo lektron për një oponencë shkencore dhe ajo pati frikë të pranojë për ta bërë një oponencë.
Zonjëza që “mbron” Çabejin ka disa kërkesa e vepra të miat që presin e dergjen për oponencë në ASH dhe po ka këllqe, le të më dërrmojë me një oponencë të fortë.
O zonjëza Toska mos bëj më profka sikur po i del në mbrojtje Çabejit, sepse kështu vetëm sa gënjen studentët dhe ndjekësit e tu. Mirë do ishte të tregoni se nuk kini këllqe shkencore as për të mbrojtur Çabejin e as të organizoni një konferencë shkencore ku të përplasen mendimet e argumentet pro e kundër veprës së Çabejit.
Zonjëza Toska, ju jeni krejt e paaftë ta mbroni Çabejin. Ju nuk mundeni ta mbroni veprën e tij joshkencore e antishqiptare. Përveçse mund të shkruani ese për Çabejin, ju nuk mund të bëni kurrgjë tjetër. Ju jeni e paaftë si gjithë ata profesorë e akademikë që “merakosen” për Çabejin, por nuk dalin në një përballje shkencore për të.
Zonjëz e nderuar e ASH-së së turpit kombëtar, më mirë bëj ndonjë tantellë me fytyrën e Çabejit, se sa të bësh kinse sikur din ta mbrosh atë.
Ja se çka shkruan më poshtë znj. Teuta Toska në një postim të saj të sotëm ku më ka hequr mundësinë për të komentuar atje:
“Në kohën kur isha studente, pak para viteve 2000, mendoja se puna e gjuhëtarit të ri shqiptar në të ardhmen do të ishte mbledhja e pasurisë leksikore, e toponomastikës dhe onomastikës së shqipes, thuajse në gjithë territorin ku flitej, analizat morfologjike e etimologjike të kësaj lënde, botimi i fjalorëve…, mendoja se kjo na priste në të ardhmen, dhe as më shkonte mendja se një ditë, kēto ditë, do të duhej të mbrohej publikisht vepra e njërit prej themeluesve të gjuhësisë, themelvënësit të studimeve historike shqiptare, të vetmit gjuhëtar që u bë autoritet botëror për punët e shqipes. Duhet të ishim përgatitur edhe për këtë në universitet? Duhet të NA kishin përgatitur edhe për këtë? Po ishte si të doje të mbroje Pitagorën apo Euklidin dhe aksiomat e tyre!!! Mbi aksiomat e tyre ngrihet shkenca.
Sot, më duket se paska ardhur koha të japim leksione dhe kurse universitare për të mbrojtur parimet shkencore dhe për të çmontuar epideminë e paditurisë sistemike tek ne. Ky artikull i prof. Ramiut na shërben si një hyrje”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk