Shënim:
Shokë e miq të FB, po afishoj më poshtë një shkrim për Festimin e 28 e 29 Nëntorit në Shkodër, botuar në Gazetën DITA dhe SOT , të datës 2 Dhjetor 2024. Shkrimi është paksa i gjatë, por do të dëshiroja ta lexonin shokët e mi, dhe sidomos veteranët, familjet e Dëshmorëve, ish kuadrot e ushtrisë, militantët e PS dhe gjithë shqiptarët që janë të shqetësuar për fatet e vendit tonë.
SHKODRA NË PRAG DHE GJATË FESTAVE TË NËNTORIT !
-Kronikë e zbehtë dhe madje e zezë, për dy festat tona kombëtare, 28 e 29 Nëntor-
(Botuar në gazetat DITA dhe SOT, 2 Dhjetor 2024)
28 dhe 29 Nëntori i vitit 2024, si në të gjithë Shqipërinë, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, e në diasporë, edhe në Shkodër pritej me një gëzim të veçantë nga të gjithë qytetarët. Kjo për faktin se 28-ta shënonte 112 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa 29-ta Jubileun e 80-të të Çlirimit të vendit. Por gëzimi Dhe entusiazmi mes qytetarëve, pothuajse u shua fare. Kjo për shkak të organizimit tepër të dobët të festimit të këtyre datave, nga ana e organeve vendore dhe të organizatave përkatëse, që lidhen zyrtarisht me to.
Deri në datën 27 Nëntor në qytetin e Shkodrës nuk pati asnjë aktivitet të hapur politik, historik apo kulturor, që të fliste e komunikonte para publikut për rëndësinë dhe peshën e këtyre datave të mëdha historike. Në datën 27 u vendosën disa flamuj të vegjël kombëtar në pedonalen para Bashkisë, e cila zgjatej deri tek pedonalja e projektuar nga Koli Idromeno, rreth 300 metra me sipër. Asnjë banderolë ku të shkruheshin datat 28 e 29 me përkatësitë e tyre historike; asnjë parullë ku të shkruhej “Lavdi Dëshmorëve”; asnjë poster, apo shenjë tjetër që të linte të kuptohej se përse bëhej fjalë. Madje as “Posteri” kushtuar 80 Vjetorit të Çlirimit, për të cilin u zhvillua dhe një konkurs në Tiranë, nuk u duk në Shkodër
Në ditën e 28 NËNTORIT, – ditës së PAVARËSISË:
Në datën 28 nëntor, ora 10.00, pranë Bashkisë së qytetit u mblodhën rreth 70 apo 80 qytetarë të moshave e sekseve të ndryshme, (Shkodra, ka rreth 116 mijë banorë vetëm qyteti, ndërsa si rreth shkon në 253 mijë banorë). Ndërsa ekzekutohej Himni Kombëtar (me muzikë të inçizuar e jo me Bandë Frymore, të cilin qyteti e posedon), u ngrit Flamuri Kombëtar në shtizën para Bashkisë. Ngritësi i flamurit, siç duket, nuk e kishte provuar asnjëherë këtë veprim, ndaj, kur teksti dhe muzika e Himnit mbaroi, flamuri kishte arritur gjer në mesin e shtizës gjigande. Dikush vrapoi dhe u mundua të rregullonte gabimin e shokut të tij. Asnjë fjalim, asnjë përshëndetje tjetër.
Qytetarët, të habitur e të mërzitur nisën të shpërndaheshin, përpos atyre që mbanin kurora dhe lule për t’i vendosur tek shtatoret apo bustet, që lidhen me Pavarësinë. Tek shtatorja e Isa Boletinit, ishim më pak se ajo e Luigj Gurakuqit, dhe akoma më pak tek busti i ish Ministrit të Jashtëm të Austrisë, Leopold G. Berchtold, që ndikoi pozitivisht në përfshirjen e Shkodrës brenda kufijve të vendit tonë, në vitin 1913. Ngase nuk u tha asnjë fjalë nga organizatorëët, nderuan dhe u larguan, pa marrë vesh se çfarë meritash kishte pasur austriaku në punët tona.
Dhe “qershia mbi tortë”: Ne që e çuam “aksionin” gjer në fund, kur u kthyem në qendër të qytetit, pamë grupin e militantëve të PD duke realizuar homazhe pranë Luigj Gurakuqit, doemos të ndarë si me thikë, me militantët e PS, et’cetera.
Akoma më e zymtë dita e 29 Nëntorit
Në datën 29 Nëntor, në ora 10.00, të gjithë ata që ishin njoftuar ngë Organizata e Veteranëve dhe ajo e Dëshmorëvce të rrethit, me dy autobuza urban dhe disa makina të vogla private, u gjendëm në sheshin para varrezave të Dëshmorëve, që gjenden rreth 1 kilometër në veri të qytetit. Pa asnjë ceremoni përcjellëse, pa bandë frymore, dhe pa nxënës shkollash që zakonisht bëjnë “Roje Nderi” tek memoriali dhe varrezat, mbajtësit e kurorave u rreshtuan për t’i vensodur ato tek memoriali i Partizanit, që gjendet në hyrje të varrezave. Midis tyre ishte doemos edhe kurora e P K SH, e cila dallonte nga të tjerat, sepse kishte në mes Yllin e kuq Partizan, dhe ishte zbukuruar nga një dorë dezinjatori me lule e mbishkrime. Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Shkodrës, zoti Zamir Llazani, pasi përshhëndeti pjesëmarrësit, ia dha fjalën të deleguarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve “Nderi I Kombit”. I deleguari, foli shkurt, thjeshtë dhe mjaft bukur, por la pa përmendur gjënë më kryesore: Nuk tha asnjë fjalë se kush e organizoi dhe kush e udhëhoqi LANÇ, e cila i solli Lirinë dhe Pavarësinë e Vërtetë Shqipërisë dhe Popullit Shqiptar. . . .Me kaq do të mbyllej aktiviteti, por përfaqësuesi i P K SH për Shkodrën, Gjon Bruçi, ndërhyri e tha këto fjalë:
“Të nderuar të pranishëm, shokët që folën, bënë një “lapsus”; harruan të përmendin Partinë Komuniste dhe Gjeneralin e Lavdishëm Enver Hoxha. Të flasësh për LANÇ dhe çlirimin e vendit dhe të mos përmendësh Udhëheqjen e kësaj lufte, Partinë Komunite Shqiptare dhe Gjeneralin Legjendar, Enver Hoxha, do të thotë jo më pak se hipokrizi, e cila u shkon për shtat ballistëve të kohës së luftës, dhe neoballistëve të kohës së paqes. Po të mos ishte LANÇ dhe PKSH, e udhëhequr nga Enver Hoxha, ne as sot nuk do të kishim një republikë të pavarur dhe një vend të lirë”. Më tej, përfaqësuesi komunist, vijoi: “Prej fundviteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, nën pushtetin e borgjezëve të rinj, kopje e të vjetërve, e gjer me sot, vendi ynë nuk ka patur e nuk ka as Liri, e as Pavarësi. Dhe kjo duket jo vetëm në qëndrimet politike të politikanëve dhe pushtetarëve, por edhe në gjithë veprimtarinë e tyre antipopullore e antikombëtare”.
Përfaqësuesi komunist e mbylli fjalën me thirrjet: Lavdi Ushtrisë Partizane Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar! Lavdi Komandantit Legjendar, Shqiiptarit të madh Enver Hoxha!
Lavdi Partisë Komuniste të Shqipërisë! Lavdi Popullir Shqiptar! VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT!”
Rekuiem për “post-festën”.
Vetëm disa minuta pas largimit të qytetarëve manifestues nga varrezat e Dëshmorëve, tek këto të fundit, nisi “xhirimi” i pjesës së dytë të filmit atristik “Lulëkuqet mbi mure”, me disa ndryshime. Ndryshe nga filmi i Kinostudios të para viteve nëntëdhjetë, ku parullat e shkruara nga njësitet guerile, karabinierët italianë i fshinë duke përdorur nxënësit e konviktit të jetimores; në rastin tonë, parullat, ose më saktë kurorën që vunë komunistët në varrezat e Dëshmorëve, e hoqën “karabinierët” e rinj të Bashkisë. Dy a tre policë bashkiakë, sapo u larguan qytetarët, iu sulën kurorës me Yllin e kuq Partizan dhe mbasi e shkulën nga shtatorja e partizanit dhe i përdhosën Yllin dhe lulet, ia dhanë punëtorit të pastrimit, i cili e hodhi jashtë murit rrethues të varrezave.
“Policia bëri detyrën”, – do të thoshte Kadri Roshi, në rolin e kujdestarit të Jetimores.
Po, vërtet, policia Bashkiake zbatoi detyrën që u dha Kryetari i Bashkisë, nënkryetari, dhe komandanti i policëve. Të tre këta nëpunës të shtetit të vetëquajtur demokratik, ende nuk e kanë marrë vesh se Partia Komuniste e Shqipërisë, është një subjekt i ligjshëm në spektrin pluripartiak të sistemit të sotëm në Shqipëri. Ajo ka të drejtë të vendosë kurora dhe tufa me lule për çdo event historik, kombëtar e kulturor, veçanërisht për eventet e LANÇ, udhëheqëse e së cilës ajo ishte. Kurorat e çdo subjekti politik kanë simbolet e tyre. PKSH ka për simboll politik, fizik dhe ligjor “Drapër e Çeka”, “Yllin e kuq” përmbi të, dhe poshtë tyre, germat nistore “PKSH”.
Borgjezëve të rinj të Bashkisë dhe sivëllezërve të tyre në institucionet e pushtetit e të shtetit, iu vret sytë “YLLI I KUQ”, por ai është Ylli i Partizanëve, dhe nuk mund të hiqet. Madje edhe mbi fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, u bënë mjaft “korigjime” por “Yllin e kuq” në kapeln e Partizanit nuk guxuan ta heqin. Akoma më e çuditshme është “inati” me grushtin, që idiotët e “dobishëm” të pushtetit e të disa mediave, e quajnë “grushti komunist”!!! Grushti, zotërinj borgjerucë, ka lindur para komunizmit. Të paktën që në kohën e Skënderbeut. Nga ana tjetër të mos harrojmë: Edhe Trumpi i SHBA, gjatë fushatës presidenciale, por jo vetëm, përshëndeti me grusht. Mos vallë e konsideroni Trumpin komunist ??!!!
Kush e nxit këtë stihi antikomuniste?
Ballistët, legalistët dhe kolaboracionistët e kohës së Luftës?! Apo bijtë e bijat e tyre?! Jo. Asnjëra palë. Ata të luftës, ka hane që janë varrosur në varret nazifashistëve. Nga ana tjetër, bijtë e bijat e tyre të sotëm, as do të guxonin të ngrinin veshët. Kjo për dy arsye themelore: Së pari: asnjëri nuk mund të lëvdohet e të krenohet me turpin e prindërve të tij. Së dyti: shumica e këtyre bij e bijave, falë kohës gjysëm shekullore të socializmit, patën arritur të “shkriheshin” në masën e madhe të popullit, duke mos u dalluar më si pasardhës të ballistëve të luftës. Turpi e gjëma e baballarëve të tyre pothuajse ishte harruar. Po atëhere kush i nxit bijt e bijat e ballistëve, të ngrejnë kokën e ulur nga marrja e dikurshme e prindërve të tyre, dhe të bëhen gjela trimoshë të “demokrazisë?”
I nxit reaksioni antishqiptar që kërkon vdekjen e Shqipërisë. Dhe ky reaksion shtrihet në të gjitha shtetet e afërta e të largëta, ndonëse na hiqen si miq të përkushtuar. Por nxitja e tyre është gjysma e së keqes. E keqja më e madhe është nxitja e brendshme, nga lumpenët e borgjezisë së re e të vjetër të vendit tonë, së bashku me lumpenët e sistemit socialist. Në frontin e parë të kësaj nxitje qëndrojnë dy kaposha të degraduar: Ish Presidenti e ish Kryeministri Berisha, shkatërruesi i Shqipërisë Socialiste, dhe kryeministri aktual, Edi Rama, degjeneruesi i asaj që pati mbetur pa u shkatërruar nga i pari.
Për momentin, sepse është në pushtet, rreziku imediat është Kryeministri aktual Edi Rama, i cili, tashmë ka dalë sheshit, duke na thënë se në damarët e gjakut të tij, nuk ka asnjë gram gjak shqiptari. Për të mos u zgjatur me parulla, pos jell më poshtë një fragment nga opsionet e tij për LANÇ, dokumentuar në librin me titull “Refleksione”, së bashku me shokun e tij të “idealit”, Ardian Klosi:
Në faqen 80 të librit në fjalë, në paragrafin e tretë, dora vetë Edi Rama shkruan:
“Duhet pranuar më në fund hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile . . . Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë Socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish palëve pjesëmarrëse në Luftën Civile (dhe trashëgimtarëve të tyre), shkaktare e së cilës ishte Partria Komuniste Shqiptare, drejtuar nga emisarët jugosllavë. Historia e luftës për pushtet, që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha, dhe marrja e pushtetit me dhunë, që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit, degjeneroi në luftë civile . . . Prandaj, nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile”.
Kjo ka qenë dhe është filozofia e veprimtarisë së Edi Ramës, i cili pasi “mbërtheu” PS-në “me thonj të paprerë”, e shkalafiti atë duke e kthyer plotesisht në një parti neoballiste e neofashiste.
“A doni më për “Belulin?” – do të thoshte aktori, Luftar Paja!
Të nderuar Veteranë, pjesëtarë të Familjeve të Dëshmorëve, ish ushtarakë të Ushtrisë Popullore, antarë të Organizatave dhe Shoqatave Kulturore e Atdhetare, dhe çdo shqiptar i vërtetë, që mendon për ardhmërinë e vendit e tij, duhet ta kuptojë më në fund se prej 34 vitesh, Shqipëria ka rënë në duart e “lumpenëve”, që e kanë zhvatur dhe e zhvasin ditë për ditë, gjersa t’i zhdukin edhe emrin e saj pikant, trashëguar nga shqipet e Alpeve tona. Unë fola më shumë për Kryeministrin aktual, Rama, jo vetëm pse ai është në pushtet, por mbi të gjitha ai është më i rrezikshëm, sepse ka veshur “pelerinën e Partisë Socialiste, dhe ne budallenjtë e dobishëm, e mendojmë ende se PS-ja është vijim i Partisë Komuniste (Partisë së Punës) e kohës së Luftës e të Socializmit.
Në mbyllje:
Po, përsëris i bindur, titullin e librit të shokut tim të ndjerë të idealeve komuniste, Preng C. Leshi, ku thotë: “Antikomunizmi është antishqiptarizëm”. Po përsëris gjithashtu thirrjen e ish Kryetarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, poetit revolucionar, Hysni Milloshi, në 22 mars të vitit 1992 kur tha: “Shqiptar, mos i lidhni sytë me shami të zezë para kutisë së votimit, se as qyqja nuk do të mund t’ju qajë!’
Kjo thirrje lapidare, qëndron për të gjitha zgjedhjet, e për të gjitha ditët e moteve të tashme e të ardhshme.
I PËRZINI KËTA MONSTRA ANTIKOMBËTARE NGA SKENA POLITIKE DHE E PUSHTETIT!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!