E para llampë elektrike u ndez në Shqipëri me 29 mars 1923. Shkolla teknike “Hari Fullc” në Tiranë vendosi një motor diezel, që e sollën nga Amerika, me të cilin ndriçoi ambientet e saj e ndonjë ngrehinë për rreth. Gazeta “Shtypi”, që botohej në atë kohë, shkruante:” Dita e 29 marsit të vitit 1923 do të mbetet e pa harruar si dita e 28 Nëntorit 1912 në lajmë të historisë komtare, pse e para përmend shpalljen e Rilindjes Kombtare, e dyta do të kujtoi fletën e parë të njohjes s’industrisë shqiptare”. Më vonë shoqëri të huaja aksionere në Tiranë dhe në disa qytete të tjera kryesore ndërtuan centrale diesel. Në fundin e viteve tridhjetë u ndërtua një hidrocentral i vogël në Vithkuq të rrethit të Korçës, me fuqi 600 kw. Prodhimi vjetorë i energjisë në të gjithë vëndin në vitin 1938 ishte 8 milionë kwh. Kjo energji përdorej për nevojat e këtyre shoqërive dhe ndriçonte vetëm institucionet shtetërore dhe ndonjë familje të pasur. Lufta shkatërroi edhe nje pjese nga këta gjeneratorë dhe në vitin 1945 prodhohej vetëm 5.4 milionë kwh. Në këtë kohë të gjitha fshatrat e Shqipërisë dhe shumica e popullsisë së qyteteve, që nga veriu e deri në jug, ishte në errësirë dhe ndriçoheshin me llampa me vajguri në shumë pak vënde ku mund të sigurohej, me kandila, me pishë, me dritën që bënin drutë e zjarrit në oxhak dhe nuk bëhej fjalë për asnjë lloj qytetërimi.
Në zhvillimet botrore shekulli i XX ka qënë shekulli i energjisë elekrtike, por Shqipëria kishte mbetur krejtësisht në periferi të këtyre zhvillimeve. Krahasuar me ne, edhe vëndet fqinjë, megjithse edhe ato ishin ende në fillimet, kishin ecur shumë para. Bullgaria, Rumania dhe Jugosllavia, me një popullsi deri 10 herë më të madhe, prodhimin për banor e kishin përkatësisht 8 deri në 15 herë më të lartë. Ndërsa me vëndet e tjera të zhvilluara të Europës nuk mund të bëhej asnjë lloj krahasimi. Norvegjia, që zinte vëndin e parë, prodhonte në këtë kohë 560 herë më shumë se ne. Pas vitit 1945 në këto kushte vazhdoi dhe eci ndërtimi i veprave hidroenergjitike. Nuk kishte thuajse asnjë përvojë dhe as specialistë të kësaj fushe. Gjatë viteve të mëvonëshme kjo përvojë filloi të krijohej dhe erdhi duke u rritur. Specialistët dhe punonjësit e këtij sektori erdhën duke u shtuar në numër dhe në cilësi. Në hidrocentralet që u ndërtuan, gradualisht krahas shtimit të volumit të punimeve, u rrit edhe fuqia e instaluar. I pari, në vitin 1951, u ndërtua hidrocentrali i Selitës me kapacitet 5 mijë kw, që ndriçoi për herë të parë Tiranën. Pas këtij, në vitin 1958 u ndërtua hidrocentrali i Ulëzës me 25 mijë kw, në vitin 1963 ai i Shkopetit me 24 mijë kë, në vitin 1965 Bistrica 1 me 22,5 mijë kë dhe me 1968 Bistrica 2 më 5 mijë kw. Këto ishin punët e para. Kjo energji prodhohej në kohën e reshjeve, kryesisht me ujë të rrjedhshëm. Të gjitha këto hidrocentrale kishin ujëmbledhësa shumë të vegjël dhe krijonin fare pak rezerva ujë për kohën që nuk kishte reshje. Përiudha tjetër e vitit mbetej e zbulur. Lumenjët, ku ishin ndërtuar këto hidrocentale, dhe në përgjithësi të gjithë lumenjët e vëndit tonë, kanë prurje ujë me diferenca të mëdha në stinët e vitit. Lumi Drin, që është më i gjati, në verë sjell rreth 30- 40 metër kub ujë në sekond, ndërsa në dimër gjatë reshjeve të mëdha, sjell deri 6 mijë metër kub ujë në sekondë. Për zgjidhjen e prodhimit gjithvjetor të energjisë elektrike, specialistët në vazhdim të studimit të lumenjëve, bënë skemën e shfrytëzimit të lumit Drin. Studimi u bë në dy variante. Njëri prej tyre ishte që Drini të shfrytëzohej me shumë hidrocentrale me diga të vogla deri në 50-60 metra të larta. Kjo mënyrë shfrytëzimi argumentohej se ato ishin të mundëshme për t’u ndërtuar.Ndërsa varianti dytë ishte që Drini duhej shfrytëzuar me diga të larta .Mënyra e parë e shfrytëzimit kishte kosto shumë të lartë dhe kohë ndërtimi të gjatë. Mbi të gjitha nuk do të krijoheshin rezervuarë të mëdhej, pra nuk zgjidhej problemi i energjisë. Me variantin e dytë zgjidheshin nevojat e vëndit dhe bëhej rregullimi vjetor dhe shumë vjeçar i prurjeve të ujit dhe i prodhimit të enegjisë. Por ky variant shtronte para projektuesve dhe ndërtuesve probleme shumë të mëdha për të cilat nuk ekzistonte përvojë.Megjithatë, specialistet shqiptarë e morën përsipër ndërtimin e këtyre hidrocentraleve. Në vitin 1963 u paraqit dhe u mitatua në organet përkatëse varianti i dytë, që mbi lumin Drin do të ndërtohej kaskada me diga të mëdha, e cila përfshinte 5 hidrocentrale: Bushati, Vaut i Dejës, Komani, Fierza dhe Skavica. Në zbatim të këtij projekti në vitin 1971 u bë një hap i madh përpara, duke ndërtuar hidrocentralin e parë, Vaut e Dejës, me kapacitet 250 mijë kw. Të gjitha hidrocentralet e ndërtuara deri në atë kohë kishin fuqi të intaluar 331,5 mijë kw, por furnizimi me energji ishin ende larg zgjidhjes. Ishte kjo arsyja kryesore që në vitin 1971 u kalua në ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës. Ky hidrocentral për nga përmasat e tij ,objektet dhe sidomos liqeni që do të krijohej , ishte shumë më i madh se ata që ishin ndërtuar më parë. Aty ku do të ngrihej Fierza ishte një zonë e thellë, pa rrugë dhe nuk kishte asgjë. Kërkesat e mëdha dhe të shpejta për energji elektrike për zhvillimin e vëndit, diktuan nevojën që të fillonin në një kohë si punimet për ngritjen e të gjithë prapavijës mbështetëse për krijimin e kushteve të punës dhe të jetesës , ashtu edhe ndërtimi i veprës . Në tre vitet e para, u hapën të gjitha rrugët e jashtme dhe të brëndëshme .Më e rëndësishmja ishte ajo nga Dardha në Fierzë me gjatësi 40 km dhe gjerësi 8 m. në një terren tepër malor. U ngritën qëndra kantieresh, ofiçina, fabrika dhe nyje betonesh, lavatriçe e të tjera . U ndërtuan pallate për fjetore, mënsa, klube kulure, shkolla e spitale e gjithçka duhej. Krahas këtyre, filluan të ndërtohen objektet e para të veprës, duke shkuar me shpejtësi drejt devjimit të lumit Drin në tunele, i cili u krye me 21 korrik të vitit 1974.
Për të ndërtuar hidrocentralin e Fierzës mori pjesë një numër i madh punonjësish, të cilët erdhën nga e gjithë Shqipëria. Nga Vau i Dejës, pas mbarimit të asaj vepre, erdhen rreth 3 mijë veta .Këta ishin punonjës të përherëshëm e specialistë të hidrocentraleve, që kishin punuar më parë në ndërtimin e veprave hidroenergjitike, një pjesë e tyre që nga Bistrica. Shumë të tjerë erdhen nga rrethet e ndryshme .Numrin më të madh të tyre e kanë patur 13 rrethe dhe konkretisht: Shkodra kishte më shumë dhe pas saj vinin Dibra, Kukësi, Durrësi, Tropoja, Tirana, Puka, Saranda, Berati, Fieri, Mirdita, Korça e Gjirokastra. Rrethet e tjera kishin një numër më të vogël.
Për rreth 10 vjet, që ka vazhduar ndërtimi i kësaj vepre, kanë punuar rreth 40 mijë veta nga gjashtë muaj, një vit, dy a tre vjet dhe një pjesë deri në përfundim të ndërtimeve. Mesatarja e të gjitha viteve ka qenë 5 mijë deri 6 mijë punonjës. Në këtë numër përfshihen edhe aksionistë , stazhierë ,nxënës shollash e të tjerë . Këta të fundit punuan kryesisht në punime të ndryshme e ndimëse. Ky numër ka lëvizur nën këto shifra ose mbi këto shifra, sipas viteve, në funksion të volumit të punimeve dhe objekteve të reja që fillonin apo përfundonin. Numri më i madh, që ishin në ndërmarrjen e Ndërtimit të hidrocentralit në një kohë, ka qënë vera e vitit 1977, që arriti 11 mijë punonjës,kur kishte filluar puna në të gjitha objektet dhe ishte pika kulminante. Ndërtimin e veprës e kanë drejtuar rreth 500 specialistë të lartë. Nga këta 260 ishin inxhinierë të profileve të ndryshme, ndërsa të tjerët ekonomistë e specialitete të tjera. Edhe numri i këtyre ka lëvizur sipas viteve. Një pjesë e vogël erdhen nga Vau i Dejës. Një pjesë tjetër erdhën nga rrethet e ndryshme dhe nga dikasteret. Ndërsa 98 inxhinierë erdhën të rinj, sapo mbaruan Universitetin. Në një vit erdhën në Fierzë të gjithë ata studentë që mbaruan Fakultetin e Ndërtimit, degën hidroteknike. Punonjësit u organizuan në 8 kantiere, të ndarë sipas objekteve ku punonin. Secili kantier kishte madhësinë dhe administratën e një ndërmarrje të madhe. Kantieret kishin organizimin e tyre të brëndëshëm me sektorë dhe me brigada.Ndonjë prej tyre, si ai i Tuneleve, ka patur deri në 1300 veta. Parku i transportit kishte deri në 1200 punonjës, nga të cilët 700 shofera. Ky park, gjatë kohës së ekzistencës së tij, ishte më i madhi në Shqipëri për sa i përket numrit të mjeteve dhe volumit të punës që kryente. Veç ketyre, kanë punuar edhe rreth 10 mijë punonjës të tjerë. Ata ishin në Ndërmarrjen e Furnizimit të Punëtoreve, në kantierin e Rruga -Urës i cili kishte deri në 1200 punonjës, në atë të Asfaltimit dhe në sektorë të tjerë të ndërtimit dhe të shërbimeve që nga komunalja, shëndetësia, arsimi etj. Pra, në ndërtimin e hirocentralit të Fierzës, kanë punuar gjithsej të marrë së bashku rreth 50 mijë punonjës. Çdo njeri që mori pjesë në aksionin e madh për ndërtimin e Fierzes, në atë vënd ku ka punuar, ka kontributin e tij të mbushur me punë e përpjekje të mëdha ,me sakrifica e mundime të panumërta .Ndër ta ka patur shumë punonjës dhe inxhinierë të zotët nga më të mirët që kishte vëndi ynë .Në pamundësi për t’i shkruar të gjithë, këtu po renditi vetëm drejtuesit kryesor të ndërrmarrjes dhe kantjereve për përiudhen 1971- 1980. Drejtorë të përgjithëshem të ndërmarrjes së Ndërtimit në vite të ndryshme kanë qënë: Miço Veshi , Muhedin Muça, Kiço Negovani ,Emin Musliu ka qënë drejtor në vitet 1976 -1979 në përiudhen kulminante të ndërtimit veprës, dhe Ismail Ahmeti. Muhedini, Kiço dhe Ismaili kanë qënë edhe kryeinxhinierë të ndërmarrjes, para se të merrnin detyren e drejtorit. Ismaili, në këto detyra ka qënë në kohën më të gjatë, që nga viti 1973 deri në vitin 1980. Në dëtyrat drejtora, kryeinxhiniera dhe zëvëndes drejtora të kantiereve të lartë , në periudha të ndryshme dhe shumica gjatë të gjithë kohës, kanë qënë: Sokrat Kalidhopulli, Besnik Bekteshi ,Hajro Agoviku,Edmond Pinguli, Genc Ajazi, Kristaq Thanasi, Nuçi Dona, Selaudin Rexhollari, Fiqiret Dibra, Milazim Mustafa, Ylli Treska, Leandro Zoto, Sabaudin Xhafa, Rrapush Zyka, Halil Marku, Grigor Rrapo, Vasil Laska, Kujtim Damnori, Astrit Hana ,Abdulla Alia, Ibrahim Shkreli, Lin Tari, Nesti Stillo, Fehmi Vasia, Xhaf Kraja, Andrea Trasha, Faik Deda,Ibrahim Delia, Rrapi Losha, Savo Kondi, Sotiraq Selenica, Gjergji Note, Skëndër Muça, Gaqo Malaveci,Ruzhdi Bazhdari,Feim Kadia.Drejtues i ekspeditës se gjeologji-gjeodezisë ka qënë Nuro Dhima. Në ndërmarrjen e Shfrytëzimit, që u krijua në vitin 1977 dhe që punonjësit e saj morën pjesë në montimet e turbinave dhe pajisjeve të tjera elektrike bashkë me punojësit e montimit, kanë qënë drejtor Luigj Pjetri dhe kryeinxhinier Ari Çarçani.
Në projektimin e veprës janë angazhuar një numër inxhinierësh të Institutit të Studimeve dhe të Projektimeve nr 3 në Tiranë. Ata punonin në disa grupe sipas objekteve.Kryeinxhinieri i projektit ka qënë profesor Petrit Radovicka . Në përbërjen e grupit të projektimit kanë qënë inxhinierët: Farudin Hoxha është marrë me projektimin e digës ,Egon Gjadri është marrë me projektimin e tuneleve,Pandi Çezmaxhiu ,Gëzim Struga, Abdulla Zeqo, Skënder Kosturi, Mehmet Hadëri, Adnan Qatipi janë marrë secili me objekte të veçanta ,si salla e makinerisë ,vepra e marrjes ,portalet e të
tjera.Me anë të veçanta të projektimit ,përshtatje e tjerë janë marrë edhe inxhierët që punonin në degën dega teknike të ndërmarrjes me Enver Prezën në krye.
* *
Në hidrocentralin e Fierzës janë ndërtuar një kompleks objektesh mbi tokësore e nëntokësore të parametrave hidroteknik e konstruktiv nga më të mëdhatë që njihte teknika e kohës . U ndeshën dhe u kaluan vështirësi shumë të mëdha ,si nga koha kur u ndërtua ,nga volume e mëdha të punimeve dhe nga problemet e shumta dolen . U ngriten disa objekte të pa ndertuara ndonjeherë në vëndin tonë.U bënë gëmime nëntoksore e sipërfaqësore dhe u transportuan mbi 3 milionë metër kub dhera dhe shkëmb. U hapen 8 tunele, dy nga të cilat me përmasa të mëdha, dhe mijëra ml galeri.U ngrit diga 168 metër e lartë ,për ndërtimin e se cilës u prodhuan ,u transportuan dhe u hodhën në digë mbi 8 milionë metër kub gurë ,zhavore ,filtër dhe argjila . Diga ishte më e larta në Europë e llojit të vet .Ajo i kalonte digat e këtij tipi të ndërtuara, në Greqi, që ishte 160 metër dhe mbahej deri atëhere me e larta ,në Çekosllovaki dhe në Francë. Vepra u vu në shfrytëzim me faza, duke filluar nga viti 1978 me dy turbinate e para dhe në janar të vitit 1981,përfundoi plotësisht duke vënë në shfrytëzim turbinën e fundit .
Specialistët shqiptarë u përballen me guxim dhe zgjidhen me sukses të gjitha problemet që dolen, duke ndërtuar një vepër me siguri të jashtzakonshme, gjë të cilën specialistët e huaj ,që ishin në atë kohë në Fierzë, nuk e kishin marrë përsipër.Duke qënë një vepër e kalibrit botëror ata u rradhitten në krah të vëndeve të tjera të zhvilluara të Europës. Me vlera të mëdha ishte gjetja e mënyrës për prodhimin e gurit nëpërmes plasjeve masive. Për këtë u kryen 12 plasje, duke prodhur mbi 5 milionë metër kub gurë. Fierza u kthye edhe një shkollë e madhe e aftësimit profesional. Puna nëpër objekte i sherbente kësaj., me objektivin që çdo punonjës të kishte kategorinë që kërkonte vëndi i punës dhe të mirrte dy deri në tre profesione. Një pjesë e madhe e atyre që erdhën në Fierzë nuk kishin asnjë njohuri në asnjë profesion dhe u larguan si punëtorë të kualifikur në një ose disa profesione. Ky hidrocentral,duke prodhuar 500 mije kë dhe duke dyfishuar prodhimin e enegjisë elekrtike , përmbysi gjëndjen e deriatëherëshme.Me vënien në punë të Fierzës Shqipëria shkoi shumë përpara .Nga viti 1950 deri ne vitin 1980 u rrit prodhimi i energjisë 171 herë .Kurse vendet fqinje ,Jugosllavia po për këtë periudhë e rriti 27 herë dhe Greqia 36 herë . Me rëndësi shumë të madhe ishte veçanërisht rregullimi i prodhimit gjithvjetor dhe stabiliteti i prodhimit të energjisë , duke u kthyer në rregullatorin e të gjithë sistemit elektrik shqiptar. Hidrocentrali i Vaut të Dejës ka një ujëmbledhës me një vëllim prej 580 milionë metër kub dhe i Komanit,që u ndërtua pas Fierzës, 450 milionë metër kub m3. Pra nuk zgjidhin prodhimin gjithëvjetor të energjisë.Ndersa Fierza ka ujmbledhësin me vëllim 2 miliardë e 700 milionë m3. Për prodhimin e energjisë, hidrocentrali i Vaut te Dejes dhe i Komanit, veç ujit të rrjedhëshëm të lumit ,shfrytëzojnë edhe ujërat e liqenit të Fierzës, duke ndikuar fuqishëm për shtimin e prodhimit të tyre . Vënia në punë e hidrocentralit të Fierzës dhe lidhja me sistemin energjitik të vëndit krijoi stabilitet e siguri , solli ndryshime të mëdha në jetën e shqiptarëve dhe transformoi mënyren e jetesës. Shtimi dhe shtrirja gjithvjetore e prodhimit të energjisë elekrtike çelnikosi elekrtifikimin e gjithë vëndit,që ishte kryer disa vite më parë. Kjo bëri që kudo në Shqipëri, në çdo shtëpi e familje të hiqet tymi e të ndriçohej nga llampa elektrike në çdo kohë të vitit. Hynë radiot, televizorët dhe mjete të tjera të informimit publik deri në zonat më të thella. Banorët dëgjonin lajme, muzikë, shihnin emisione të ndryshme dhe u jepej mundësia të njiheshin me vëndin dhe botën .Kudo filluan të hynë pajisjet shtëpiake si frigoriferë ,lavatriçe ,stufa e të tjera. Këto, shumica e familjeve, nuk i kishin parë kurrë më parë .E gjithë kjo ndikoi fuqishëm në rritjen e nivelit të jetesës, në ngritjen kulturore dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare . Me Fierzen u vu në punë Kombinati Metarlugjik i Elbasanit ,që prodhoi çelikun e parë shqiptar dhe e gjithë industria, që po ngrihej, ndihesh më e sigurtë . Në bujqësi u futen makineri dhe pajisje që e lehtësuan punenën e bujkut .Në përiudha të veçanta vëndi ynë filloi të eksportoi energji elektrike .Për këtë u ndërtua linja e tensionit të lartë që shkonte nga Fierza në Kosovë. Me pak fjalë, atë revolucion zhvillimi e qytetërimi, që të tjerët e kishin kryer shumë kohë para nesh ,ne filluam ta kryenim shkallë -shlkallë rreth një gjysëm shekulli pas tyre,duke arritur pikën më të lartë me ndërtimin e hidrocentralit të Fiezës. Hidrocentrali i Fierzës është një nga veprat më madheshtore të ndërtuara në historinë e Shqipërisë. Kjo veper monumentale enegjitike dhe ekonomike është dëshmi e rrallë e aftësive të shkelqyera të specialistëve shqiptarë, e aftësive të mrekullueshme organizuese të ekipit drejtues dhe mbi të gjitha e punës heroike të mijëra punonjësve nga i gjithë vendi ynë.. Kanë kaluar 48 vjet nga vënia në shfrytëzim e tij. Gjatë kësaj përiudhe janë ndërtuar mbi 150 vepra energjitike të mëdha e të vogla, por asnjë prej tyre nuk krahasohet me Fierzën dhe të gjitha ato e kanë në qënder. Siç ka qënë deri tani prodhues i madh dhe rregullatori i të gjithë sistemit energjitik shqiptar, këtë funksion do ta këtë edhe për një kohë të gjatë. Ndërtimi i kësaj vepre dhe i shumë të tjerave është përvojë e madhe se si rritet mirqënia dhe si duhet të punohet për të hyrë në Europë. Në Europë duhet shkuar me arritje në të gjitha fushat, e në rradhë të parë me prodhimet tona.