Inaugurimi i pllakës memoriale

28
Aug
2023

Me shkas,
Inaugurimi i pllakës memoriale “Muri i Nderit” në Prishtinë, më 23 gusht 2023, për sakrificën e shqiptarëve gjatë Holokaustit.
Pse ne shqiptarët gjithmonë vonohemi dhe bëjmë pak për sakrificat e mëdha të kombit tonë gjatë historisë?!
KUR TË MUNGOJNË IDETË DHE TAKATI, VLERAT KOMBËTARE SHNDËRROHEN NË VEPRA INDIVIDUALE E GRUPORE
Lexoni këto të dhëna në vazhdim dhe vlerësoni, sa të vogla janë veprat tona të sotme në lidhje me veprat dhe sakrificat e mëdha të popullit shqiptar në të kaluarën, në krahasim me popujt fqinj, të cilët gjatë luftës së Dytë Botërore kanë qenë në anën e kundërt të historisë, pakrahasueshëm johumanë në krahasim me shqiptarët, por që sot dinë të rreshtohen në rrjedhat pozitive të qytetërimit bashkëkohor, pavarësisht nga e kaluara e tyre.
Mirë që është bërë edhe kaq, sikundër jemi katandisur…
* * *
Sipas të dhënave zyrtare
Qendra Memoriale e Holokaustit për Hebrenjtë e Maqedonisë (maqedonisht: Меморијален центар на холокаустот на Евреите од Македонија; anglisht: Holocaust Memorial Center for the Jews of Macedonia) është një qendër kushtuar 7.148 hebrenjve të Maqedonisë që vuajtën gjatë Holokaustit dhe prezanton historinë e hebrenjve në Ballkan. Qendra ndodhet në Shkup dhe gjendet në vendin e lagjes së dikurshme të hebrenjve. Qendra Memoriale e Holokaustit është një qendër multimediale, e përbërë nga disa pjesë, të cilat u hapën në kuadër të kësaj qendre.
Kjo qendër filloi të ndërtohet më 2 shtator të vitin 2005, ndërsa u hap më 10 mars të vitit 2011.
Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë është një njësi funksionale komplekse, kushtuar kujtimit të të gjithë atyre që vuajtën gjatë fashizmit në territorin e Maqedonisë.
Për këtë arsye u propozua që qendra të jetë e një rëndësie rajonale, që nënkupton koordinimin e qendrave nga Sofja, Beogradi dhe Selaniku dhe të përfaqëson një kompleks funksionesh, e cili përmes motos “Kurrë të mos përsëritet” në të ardhmen do të edukojë breza të rinj të shëndetshëm.
(27 gusht 2023)
Lexojeni edhe këtë:
Dy fjalë për djajtë e regjimeve totalitare, fashizmit dhe komunizmit, që sot shiten si engjëj shpëtimtarë
VETËM SHQIPTARËT I KANË MBROJTUR HEBRENJTË NGA SHFAROSJA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE
Rasti i Patriarkut të Bullgarisë me prejardhje shqiptare
Kirili i Parë (i njohur si Kirili i Bullgarisë) ka qenë Patriarku i parë i Kishës Ortodokse Bullgare, nga viti 1953 deri më 1971. Ai u lind më 3 janar 1901 në Sofje, si Konstandin Mark Konstandini. Prindërit e tij ishin shqiptarë të shpërngulur nga Shqipëria në Sofje të Bullgarisë.
U persekutua nga regjimi fashist
Në vitin 1943 e kundërshtoi pushtetin pse ndërmori aksione për deportimin e mbi 600 hebrenjve në Kampin e përqendrimit në Pllovdiv.
Përmes këtij akti e dëshmon qartë përkatësinë e tij shqiptare, duke pasur parasysh se vetëm shqiptarët gjatë kësaj periudhe u vunë në mbrojtje të hebrenjve kundër shfarosjes së tyre masive.
U persekutua edhe nga regjimi komunist
Përmes një puçi (procesi të montuar) nga regjimi komunist, më datë 9 shtator 1944, u burgos me dëshmi të rrejshme dhe disa muaj i kaloi në burg, por asnjëherë nuk u dënua për këtë vepër për shkak të mungesës së provave për fajësi. Si i përndjekur nga regjimi komunist, për shkak të persekutimeve u largua përmes Beogradit e Zagrebit dhe u vendos në qytetin Çernicë (Ukraina e sotme).
(29. X. 2020)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk