Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Sot po përballemi çdo dite e me shume me dukuri dhe çfaqje te shëmtuara, qe nuk na bejne nder ne shqiptareve;
Përkundrazi, e kane prishur imazhin e Shqiperise dhe shqiptareve ne bote.
Imazh dhe dinjitet ,qe e kishte ngritur ne piadestal Epoka lavdimadhe Enveriane.
Sot fatkeqesisht po ngrenë krye shume fenomene dhe “ligje “obskurantiste fetare ,si dhe kanunore si p.sh gjakmarrja qe eshte rritur shume ,
Shume familje jane te ngujuar si rezultat i ketij fenomeni dhe bashke me ta dhe femijet e tyre te pafajshem ;
Ky fenomen social i shëmtuar ne Epokën Enveriane ishte shuar.
Apo fenomeni i neperkembjes te dinjitetit te gruas ;
Qe ne periudhen qe lame pas ,me emancipimin e saj ,e ngriti lart dinjitetin e saj dhe ajo zuri vendin e merituar ne shoqëri.
Sot te drejtat e gruas jane neperkembur.
Ajo eshte kthyer ne amvise shtëpie, drejtuar syte nga zoti dhe nga burri ,i cili ka pushtetin ekonomik;
Duke u xhveshur gruaja nga te drejtat e saj jetësore, si jeta ekonomike , jeta politike si dhe ajo sociale ;
Rezultat edhe i papunësisë se madhe,por dhe shpesh here ushtrimi i pushtetit te burrit, per ta mbyllur gruan e vet ne shtëpi ,qe te merret thjesht me femijet dhe me punët e shtepise .
Apo e lidhur ngushte me çvleresimin e dinjitetit te gruas eshte dhe çfaqja e fenomenit te shëmtuar, qe eshte “lakuriqësia”,nepermjet programeve televizive ,e cila ka marre permasa golopante ;
Qe trumbetohet dhe po I behet jehone shume dhe nga media ;
Gje qe ka çuar dhe çon ne thellimin e çthurrjes se moralit shqiptare dhe çthurrjen e rinise sonë, dikur te pastër shendeterisht dhe moralisht.
Per te mos lene pa përmendur dhe plage te tjera te medha shoqërore dhe sociale ;
Si korrupsioni financiar ,kriminaliteti ,droga mashtrimi, fenomene qe ua kane bere jeten e pa sigurte shqiptareve;
Te cilat kane çuar ne thellimin e varfërimin te tejskajshem te shqiptareve;
Qe shpëtimin ata e gjejnë te emigrimi jashtë atdheut;
Rezultati i padëshirueshëm i te cilave ,eshte çpopullimi dhe plakja e popullsisë shqiptare.
Te gjitha keto plage sociale dhe fenomene negative jane evidente ne shoqërinë tone shqiptare
A duhet ndenjur duarkryq??!!..
Une them qe jo.!!!!…
Padiskutim intelektualet atdhetare progresiste duhet te mendojnë dhe ti japin zgjidhjen këtyre problemeve jetike.
Te tille intelektuale nuk i mungojnë Shqiperise.
Te jesh atdhetare progresiste do te thotë te duash, te punosh dhe kontribosh per atdheun dhe popullin si dhe te luftosh per zbatimin e idealeve kombetare dhe shoqërore qe bart .
Nuk eshte e thene qe te jesh i tille , do te thote patjeter, qe te besh pjese ne ndonje organizate Partie;
Pasi përvoja ne periudhen e Socializmit ne vitet e fundit te saj , qe lame pas;
Na tregoi se ishin shume intelektuale anetare partie te PPSh-se ;
Te cilet kishin qene gjoja besnik te Partise ;
Por pervoja tregoi ,se pikerisht ishin ata, qe shkelen vijen dhe parimet e PPSh ,si dhe te M-L;
Dhe mjerisht ishin ata intelektuale anëtare partie ;
Te paret qe hodhen dhe vazhdojne te hedhin guret me te medhenj kunder PPSh dhe udheheqesit te saj si dhe Epokes Lavdimadhe Enveriane.
Por sot ka , intelektual atdhetare idealist qe vazhdimisht kane mbrojtur dhe mbrojne historine e lavdishme te popullit shqiptare,ate te luftes Antifashiste Nac-Çl si dhe ate te ndertimit te Shqiperise se Re Socialiste te udhehqur nga Enver Hoxha
Qe përcjellin me argumenta dhe me besnikeri vijen e drejte M-L ,te cilat çuan ne ndertimin e Shqiperise se Re Socialiste nen udheheqjen e drejte te PPSh ;
Si dhe fale rolit te paçmuar te kollosit Enver Hoxha.
E cila,per mua mbetet perseri e vetmja rruge qe do i sherbeje shqiptareve per te ardhmen e kombit shqiptare .
Jam dakord dhe eshte e vertete , qe ne kete kategori atdhetaresh intelektual ben pjese dhe brezi im im i trete ;
Qe fuqia dhe energjia fizike po na bien ,,pamvaresisht shpirtit te ri,qe na karakterizon ;
Por nuk na mungon pervoja qe kemi ,si dhe idealet me te cilat ne jemi te brymosur,te cilat i kemi te çimentuar thelle ne ndërgjegjen tone ;
Ne perseri mbesim te fuqishem.
Duke u nisur nga keto faktore te rendesishem ;
E kemi detyrim kombetare dhe shoqeror ,qe nepermjet zerit te fuqishem, fjalës se argumentuar te mbrojme te vertetat e historise se lavdishme te kombit shqiptare.
Keto te verteta ,ne duhet ti shprehim sa me te fuqishem per tërheqjen ne rrugen te drejte te zhvillimit ;
Te forcave progresive dhe veçanerisht rinise .
Te cilet duhet te jene ata ,qe te marrin ne dore fatet e atdheut per zhvillimin dhe progresin kombetare dhe shoqeror!
Populli duhet te zgjedhi keta lloj intelektuale progresiste idealiste ne parlamentin e ardhshem.
Vullneti i popullit per te zgjedhur keta lloj përfaqësuesesh te tij do te shprehet me ane te votës, si i vetmi mjet demokratik qe egziston.
Pra vota eshte shprehja me e mire dhe demokratike e vullnetit te shqiptareve te ndershem;
Qe ne parlamentin e ardhshem,ne foltore te zene vend keta lloj intelektuale atdhetare,progresiste idealiste, te cilet do te luftojne kunder fenomeneve sociale negative qe i kane marre frymemarrjen shoqerise shqiptare .
Te cilet do te punojne me te gjitha forcat per ti sherbyer me besnikeri shqiptareve dhe kombit shqiptare .
Pra e drejta e kesaj vote eshte ne doren tone.!
Le ta ushtrojme kete te drejte fuqishem!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
