INTELEKTUALIZMI FALS I IBRAHIM XHEMAJLIT

18
Aug
2024
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Marë nga libri:”SI TA SHPJEGOJMË KËTË LLOJ URREJTJE”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Prej kur mua më ka marrë një intervistë poeti Fadil Shyti, në shtator të vitit 2010, Ibrahim Xhemajli nxori dukshëm në pah smirën dhe xhelozinë e tij ndaj meje. Me sa duket, deri atëherë nuk ia kisha vënë re, dhe reagova. Reagimi im ia rriti edhe më shumë Ibrahimit nivelin egoist dhe smirën.
Por, kur unë botova librin “E vërteta bën armiq”, me të cilin kam pas për qëllim ta njihja opinionin shqiptar në Danimarkë e më gjerë mbi veprimtarinë atdhetare të emigracionit shqiptar në Danimarkë, veçanërisht për veprimtarinë politike të emigracionit të këtushëm prej viseve shqiptare në Maqedoni, të cilët arrijnë mbi dhjetë mijë, duke qenë emigracioni më i organizuar.
Dhe kur erdhën Ibrahim Xhemajli e të tjerë e gjetën të organizuar këtë emigracion, të cilën, ky zotëri e ka pranuar edhe vetë me rastin e dhënies së një interviste me gazetarin Demir Rushiti në vitin 2017.
Natyrisht që libri “E vërteta bën armiq”, botuar pas librit “Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare”, në vitin 2003, e ka bërë edhe më ziliqar e xheloz Ibrahim Xhemajlin, ngaqë zilia është më e papajtueshme se urrejtja dhe nuk njeh kurrë festë; ndërsa xhelozia e ka ushqyer Ibrahimin me dyshime se mos vallë mua m’i harton “dikush tjetër që nuk jeton në Danimarkë”, sikundër shkroi në datën 6 nëntor në fejsbukun e tij shkrimin fyes qysh në titull kundër meje, të titulluar “Mjerim intelektual..”
Ibrahim Xhemajli, një njeri i etur për lavdi, si puna juaj, duke u deklaruar si intelektual i shquar për çështjen shqiptare, mendon se veç ty je i tillë. Dhe për të krijuar në opinion një mendim të tillë për të, ka bërë e bën të pamundurën që, si e si të lartësohesh. Dhe rruga që ke zgjedhur për t’ia arritur këtij objektivi është përdorimi i fyerjeve si ndaj meje edhe ndaj cilitdo shqiptari tjetër në Danimarkë që në një mënyrë apo tjetrën shfaqet me veprimtari intelektuale konkrete. Për këtë ty aktivizon edhe persona të tjerë të karakterit tuaj, ku më tipiku është Xhemil Idrizi.
I dashur lexues, Unë, nëse e kam kritikuar Ibrahim Xhemajlin, apo edhe dikë tjetër te libri “E vërteta bën armiq”, të gjithë i kam përmendur me emra, duke i argumentuar kritikat e bëra me fakte konkretë dhe jo duke fyer apo me shpifje, sikundër ka bërë e bën Ibrahim Xhemajli ndaj meje, duke më shpallur edhe agjent të UDB! O Tempora, o mores! Këtë urrejtje, që i buron nga zilia e xhelozia, ai e ka manifestuar në mënyrën më ekstreme, jo vetëm në rastin e botimit prej meje të librit “E vërteta bën armiq”, por edhe akoma më ekstrem në rastin e botimit të librit “Arsyetimi të çon pranë së vërtetës”, ku nuk mjaftohet vetëm me fyerje e shpifje kundër meje, si dhe kundër redaktorit apo recensentit të librit, por edhe kundër çdo personi që e ka lexuar këtë libër! Model të tillë njeriu ziliqar, smirëzi e egoist vështirë të përfytyrohet edhe nga shkrimtarët më fantazues.
Ibrahim Xhemajlit, në librin “E vërteta bën armiq”, nuk i kam thënë asgjë më shumë se reagimi që pata botuar më herët kundër shkrimit shpifës të tij, botuar në faqen e rtvzik.com më datën 7 shtator 2010, ku ekspozon xhelozinë e tij të papërmbajtshme, pse më kishte intervistuar mua poeti Fadil Shyti, dhe nuk kishte zgjedhur patriotin “intelektual” Ibrahim Xhemajlin!
Kjo bindje e tij, se gjoja ai është i vetmi intelektual i përsosur, (edhe pse nuk ka asnjë lloj botimi, qoftë edhe një shkrim të vetëm analitik apo opinion të botuar që të renditet si intelektual), kjo nuk i ka sjellë Ibrahimit asgjë tjetër, veçse rrjedhime fatale në opinionin shqiptar në Danimarkë, por edhe më gjerë, pasi rroftë interneti dhe lexohet në të gjithë skajet e globit.
Kjo bindje e tij, se gjoja ka epërsi mbi çdo emigrant tjetër shqiptar në Danimarkë, s’është gjë tjetër, veçse një egoizëm i pa fre. Mirëpo, egoizmi dihet që është veçse një dobësi njerëzore. Por, për të qenë sa më i saktë, me këtë egoizëm, faktikisht Ibrahim Xhemajli ka bindur një pjesë të mirë të emigracionit tonë në Danimarkë, të cilët dolën në pah edhe në komentet e artikullit të tij: “Mjerim intelektual..”.
I tillë është ndikimi verbues i zilisë dhe i egoizmit të tij, sa që faktet që unë kam pasqyruar mbi veprimtarinë time atdhetare, atij i janë dukur dhe i duken se gjoja unë me ato botime kam dashur ta zhvlerësoj Ibrahim Xhemajlin si intelektual, edhe pse nuk është i tillë, ose ta injoroja apo ta bëja “veprën” e tij ta pabotuar ndonjëherë të papëlqyeshme nga emigracioni ynë i këtushëm.
Është e vërtetë që unë nuk kam mbaruar shkollë të lartë (universitet), por kjo nuk më ka penguar mua të studioj dhe të merrem me punë mendore, intelektuale. Jo çdo person që ka kryer një fakultet mund të quhet intelektual, Ibrahim. Intelektual nuk të bën diploma; “Intelektual nuk është ai që merret thjesht me çështjet e profesionit (mësues, gazetar etj), por ai që angazhohet e preokupohet me problemet e kohës së vet”, (sikundër shprehet Edgar Moren), pra, intelektual të bën puna e pareshtur mendore. Dhe këtë punë mendore unë nuk e kam bërë për t’u dukur, siç po bën Ibrahim Xhemajli, por për të vënë edhe unë një gur sado të vogël në interes të çështjes kombëtare shqiptare, e cila është konkrete, e pasqyruar jo vetëm si aktivist i përhershëm, por edhe me botimet e mija. Le të na demonstroi Ibrahim Xhemajli një punim a botim të këtij niveli që unë kam botuar, dhe unë do të isha i pari që do ta publikoja, se ai bën pjesë në elitën intelektuale të diasporës shqiptare.
Por, për fat të keq, shkrimet e tij në facebook e shumëzojnë me zero intelektualizmin e tij pretendues, sikundër është edhe ky i fundit, i datës 6 nëntor 2022, në profilin e tij në facebook. Në vend që të vinte vetullat, ka nxjerrë sytë.
I uroj Ibrahimit të jetë edhe më produktiv në botime të tilla “intelektuale” e “atdhetare”.
Kopenhagë, më 11. 11.2022

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/08/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk