Diplomacia.dk

INTELEKTUALIZMI FALS I IBRAHIM XHEMAJLIT

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Prej kur mua më ka marrë një intervistë poeti Fadil Shyti në shtator të vitit 2010, Ibrahim xhemajli nxori dukshëm në pah cmirën dhe xhelozinë e tij ndaj meje. Me sa duket, deri atëhere nuk ia kisha vënë re, dhe reagova. Reagimi im ia rriti edhe më shumë nivelin egoist dhe cmirën.

Por, kur unë botova librin “E vërteta bën armiq”, me të cilin kam pas për qëllim ta njihja opinionin shqiptar në Danimarkë e më gjerë mbi veprimtarinë atdhetare të emigracionit shqiptar në Danimarkë, veçanërsiht për veprimtarinë politike të emigracionit të këtushëm prej viseve shqiptare në Maqedoni, të cilët arrijnë mbi dhjetë mijë, duke qenë emigracioni më i organizuar. Dhe kur erdhën Ibrahim Xhemalaj me të tjerë e gjetën të organizuar këtë emigracion, të cilën ai zotëri e ka pranuar edhe vetë me rastin e dhënies së një interviste me gazetarin Demir Rushiti në vitin 2017.

Natyrisht që libri “E vërteta bën armiq”, botuar pas librit “Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare” në vitin 2003, e ka bërë edhe më ziliqar e xheloz Ibrahim Xhemajlin. Duke e ditur se zilia është më e papajtueshme se urrejtja dhe nuk njeh kurrë festë; ndërsa xhelozia e ka ushqyer me dyshime se mos vallë mua m’ harton “dikush tjeter që nuk jeton në Danimarkë”, sikundër shkruajti në datën 6 nëntor në fejsbukun e tij shkruimin fyes qysh në titull kundër meje, të titulluar “Mjerim intelektual..”

Ibrahim Xhemajli, një njeri i etur për t’u deklaruar si intelektual i shquar për çështjen shqiptare, mendon veç ai është I tillë. Dhe për të krijuar në opinin një mendim të tillë për të, këa bërë e bën të pamundurën që si e si të lartësohet. Dhe rruga që ka zgjedhur për t’ia arritur këtij objektivi është përdorimi i fyerjeve ndaj cilitdo shqiptari tjetër në Danimarkë që në një mënyrë apo tjetrën shfaqet me veprimtari intelektuale konkrete. Për kë aktivizon edhe persona të tjerë të karakterit të tij, ku më tipiku është Xhemil Idrizi.

Unë, nëse e kam kritikuar Ibrahim Xhemajlin apo edhe dikë tjetër te libri “E vërteta bën armiq”, i kam përmendur me emra, duke i argumentuar kritikat e bëra me fakte konkrete dhe jo duke fyer apo me shpifje, sikundër ka bërë e bën Ibrahim Xhemajli ndaj meje, duke më shpallur edhe agjent të UDB! Këtë urrejtje , që I buron nga zhelozia ai e ka manifestuar në mënyrën më ekstreme jovetëm në rastin e botimit prej meje të librit “E vërteta bën armiq”, dheakoma më ekstreme në rastin e botimit të librit “Arsyetimi te çon pranë së vertetes”, ku nuk mjaftohet vetëm me fyerje e shpifje kundër meje, si dhe kundër redaktorit apo recezentit të librit, Por kundër çdo personi që e ka lexuar këtë libër! Model të tillë njeriu egoist vështirë të përfytyrohet edhe nga shkrimtarët më fantazistë.

Ibrahim Xhemajlit, në librin “E vërteta bën armiq” nuk i kam thënë asgjë më shumë se reagimi që pata botuar më herët kundër shkrimit shpifës të tij, botuar në faqen e rtvzik.com më datën 7 shtator 2010, ku ekspozon xhelozinë e tij të papërmbajtshme pse më kishte intervistuar mua poeti Fadil Shyti dhe nuk kishte zgjedhur patriotin “intelektual” Irahim Xhemajli!

Kjo bindje e tij se gjoja ai është një intelektual i përsosur, (edhe pse nuk ka asnjë lloj botimi, qoftë edhe shkrim analitik apo opinion të botuar që të renditet si intelektual), kjo nuk i ka sjellë Ibrahimit asgjë tjetër, veçse rrjedhime fatale në opinionin shqiptar në Danimarkë, por edhe më gjerë, pasi rroftë internet dhe lexohet në të gjithë skajet e globit.

Kjo bindje e tij se gjoja ka epërsi mbi çdo emigrant tjetër shqiptar në Danimarkë, s’është gjë tjetër veçse një egoizëm e pa fre. Mirëpo egoizmi dihet që është veçse një dobësi njerëzore. Por, për të qenë sa më I saktë, me këtë egoizëm faktikisht Ibrahim Xhemajli ka bindur një pjesë të emigracionit tonë në Danimarkë, të cilët, sikundër e vumë re edhe në komentet e artikullit të tij “Mjerim intelektual..”.

I tillë është ndikimi verbues i egoizmit të tij sa që faktet që unë kam pasqyruar mbi veprimtarinë time atdhetare, atij i janë dukur dhe i duken se gjoja unë me ato botime kam dashur ta zhvlerësoj Ibrahim Xhemajlin si intelektual, edhe pse nuk është i tillë, ose ta injoroja apo ta bëja të papëlqyeshëm nga emigracioni ynë i këtushëm.

Është e vërtetë që unë nuk kam mbaruar shkollë të lartë (universitet), por kjo nuk më ka penguar mua të studjoj dhe të merrem me punë mendore, intelektuale. Jo çdo person që ka kryer një fakultet mund të quhet intelektual. Intelektual nuk të bën diploma; “Intelektual nuk është ai që merret thjesht me çështjet e profesionit (mësues, gazetar etj), por ai që angazhohet e preokupohet me problemet e kohës së vet”, (sikundër shprehet Edgar Moren), pra, puna e pareshtur mendore. Dhe këtë punë mendore unë nuk e kam bërë për t’u dukur siç po bën Ibrahim Xhemajli, por për të vënë edhe unë një gur në interest ë çështjes kombëtare, e cila është konkrete, e pasqyruar jo vetëm si aktivist i përhershëm por edhe me botimet e mija. Le të na demonstroi Ibrahim Xhemajli një punim a botim të këtij niveli që unë kam botuar, dhe unë do të isha I pari që do ta publikoja se bën pjesë në elitën intelektuale të diasporës shqiptare.

Por, për fat të keq shkrimet e tij në fejsbuk e shumëzojnë me zero intelektualizmin e tij pretendes, sikundër është edhe ky i fundit, i datës 6 nëntor 2022 në fejsbukun e tij. Në vend që të vinte vetullat, ka nxjerrë sytë. I uroj të jetë edhe më produktiv në botime të tilla “intelektuale” e “atdhetare”.

Kopenhagë, më 11. 11.2022

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 10/12/2022

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk