IRANIT DO I VINTE TURP TË GODASË NJË VEND QË S’KA AS USHTRI E AS ARMË

17
Mar
2026
Shkruan: Ylli Meçe
Situata e krijuar konfliktuale midis USA-s dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër, ka tërhequr vëmendjen e gjithë opinionit ndërkombëtar, luftë e cila është shoqëruar dhe me luhatje drastike të ekonomisë dhe tregut financiar ka pështjelluar thuajse gjithë globin duke nxjerrë në pah jo vetëm kontradiktat e thella e të ashpra ndër imperialiste, por dhe grykësinë dhe oreksin e tyre për zgjerim territoresh, ose të paktën diktimin e politikave ekonomike ndaj vendeve të cilat kanë burime të mëdha energjetike, sikurse po ndodh aktualisht midis USA e Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër e cila në këtë konfrontim luftarak ka angazhuar dhe satelitët e tyre.
-Pikë së pari, në situata e krijuar është paksa dhe për të qeshur, pse jo dhe paradoksale, sepse “Trampi” dhe pse e kërkonte të vetshpallej “Njeriu nobel i paqes” duke qenë se nuk ia dhanë këtë dekoratë të artë, nga inati ka kohë që ka ndezur luftën. -Kuptohet ngjyra e humorit dhe ironia, por e vërteta është se Presidentët në Amerikë nuk vijnë rastësisht në zyrën e tyre ovale. Ata janë të shprehin interesat e imperializmit amerikan në përgjithësi, por dhe të atyre degëve dhe korporatave luftënxitëse në veçanti. Amerikanët, fill mbas luftës së dytë botërore e kanë deklaruar vet aty nga viti 1946…”Për rolin e veçantë që tashmë historia i ka ngarkuar Amerikës për të udhëhequr globin.” Pra, mbi bazën e kësaj, ngrihet e gjithë taktika strategjike dhe mentaliteti i këtij imperializmi që është njëkohësisht dhe një superfuqi botërore.
-Ata, këtë gjë e demonstruan menjëherë mbas luftës së dytë botërore, madje në gusht të vitit 1945 duke hedhur për herë të parë bombën atomike mbi Nagasaki e Hiroshima të Japonisë, pa folur këtu për bazat e tyre ushtarako detare ajrore e ato të këmbësore që kanë instaluar në gjithë globin. Qëllimi ishte i qartë: Sundimtarë tash e tutje jemi ne amerikanet. Kjo do të thotë, se për të arritur qëllimet e tyre, amerikanet nuk kanë asnjë mik në botë…por kanë vetëm interesa globale dhe s’mund të kuptohet që një superfuqi imperialiste, p.sh sikurse janë dhe sot USA, Kina, Rusia, BE…pse jo dhe tani se fundmi India, të jenë të interesuar për paqen. Kurrën e kurrës, jo !
Ata, nocionin ”Paqe” e përdorin thjeshtë për të justifikuar ndërhyrjet e tyre, pra luftën , që do të thotë shkojmë dhe ndezim luftën… për të vendosur paqen! Paradoksale!…
Imperializmi kurrën e kurrës, nuk del dot nga natyra e tij agresive e luftënxitëse dhe periudha që mbas luftës së dytë tregoi se lufta tashmë qëndronte përsëri e ndezur, por me ndryshimin se ajo zhvillohej në vatra dhe rajone të ndryshme të globit, sigurisht jo me përmasat e dy luftërave të para.
Mbas luftës së dytë, vërtetë filloi çthurja e sistemit të vjetër kolonial, por ky sistem u zëvendësua me “neoklonializëm” ekonomik duke i patur vendet e varfra përsëri nën shtypje ekonomike. Në rastin konkret, në Lindjen e Mesme dhe në vendet për-rreth Gjirit persik, Amerika; Izraelin e ka zgjedhur enkas për ta patur si “zjarrvënësin” e këtij rajoni, pse jo dhe të botës arabe, për t’i futur ata në luftë e ndërsyer kundër njeri- tjetrit dhe në të pastajmen të ndërhyjë gjoja si “shpëtimtarë të popujve arabë”. Shkurt, Izraeli, është e ngelet “Bombë e futur nën rërë”, për gjithë vendet e rajonit.
-Sa për “Bordin e Paqes”, kjo nismë shërbeu për t’i dhënë gjasmë karakter ndërkombëtar të ashtuquajturës, “dëshira amerikane për paqe”, e, që në fakt ish një dredhi e Trampit. Nëse e vërejmë me kujdes; shohim se fill një muaj ose më pak se një muaj nga formimi i këtij “Bordi”, Trampi shpërtheu luftën.
-Këta të “bordit” kuptohet fare lehtë se tashme do dublojnë OKB-ne dhe do miratojnë luftën e Trampit dhe të Izraelit kundër Iranit, madje do miratojnë të gjitha luftërat që do bëjë Amerika, “për të vendosur kudo paqen”…dmth, luftë dhe paqe si te romani i L. Tolstoit.
Rama mbasi u deh nga përgushjet e Melonit, ju kthye “Wiskit amerikan” dhe gjysëm i dehur i shkon nga prapa Trampit, madje dhe do mburrej aq shumë dhe sikur t’i prekte sadopak xhaketën, teksa Berisha tashmë nuk mbahet, sepse kërkon dhe ai që si Trampi t’i rivërë dhe një herë flakën Shqipërisë si në 1997-tën.
Është e habitshme që sot psh; a mund të gjendet ndokush që të mos e mendojë se Amerika e atakoi Iranin duke ndërsyer dhe shtetin kobure të tij në Lindjen e Mesme- Izraelin, vetëm për qëllimet e naftës në rajon e më gjerë?
-Po, a mund të ketë patur probleme të brendshme Irani? Sigurisht, si çdo vend tjetër, por këto janë punë të brendshme të vet Iranit e që mund ti zgjidhë vet ai si shtet dhe jo Amerika.
Përse p.sh Amerika nuk ndërhyri në Shqipërinë vitin 1997-të, teksa Berisha përgjaku popullin? Sepse, s’kish çfarë t’i merrte ngaqë, Berisha dhe lakenjtë e tjerë të majtë e te djathtë e vodhën popullin dhe s’ngeli gjë për Amerikën.
Në këtë luftë me siguri që, Amerika do dalë e humbur, sepse, veprimet e saj agresive së bashku me Izraelin, atje e kanë rritur më shumë shkallën e unitetit në popull dhe forcuar ndjenjën nacionale.
Po kush do fitojë?
Para përgjigjes duhet të themi se harxhet përherë në çdo lloj lufte i paguajnë popujt…qofshin ata që dërgojnë bijtë e tyre nëpër agresione kundër lirisë së popujve të tjerë, qofshin dhe vet ata popuj që mbrojnë lirinë e pavarësinë e tyre.
Sigurisht, që ata popuj që dërgojnë bijtë e tyre në agresione të tilla ndihen dhe duhet të ndihen keq e të turpëruar, teksa ata të tjerët që mbrojnë lirinë dhe pse humbasin bijtë e tyre, duhet te ndihen krenarë.
Lufta aktuale kundër Iranit është një absurditet amerikan, por dhe i justifikueshëm për natyrën e vet agresive e luftënxitëse të tyre. Luftërat agresive janë bashkëudhëtare të pashmangshme të imperializmit. Dhe, ato nuk janë gjë tjetër veçse vazhdim i mëtejshëm i politikave ekonomike me mjete shtrënguese më të forta më të ashpra dhune, pra me luftë të armatosur për të zgjeruar tregjet dhe zonat e tyre të influencës. Amerika nuk e duron dot faktin që Irani dhe zona aty për rreth të kenë nën kontroll dhe të shpërndajë gati 1/3 e sasisë globale të naftës, ndaj sajon situata të pa qëna, duke e akuzuar Iranin se po shkel të drejtat e njeriut, se i ka dhënë shtetit karakter fetar, se po ushtron dhunë ndaj forcave opozitare, se karakterizohet nga një obskurantizëm i theksuar etj. Supozojmë për një moment se, këto të gjitha Irani i ka. Bukur.. po ç’punë ka Amerika bashkë me Izraelin që ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti
sovran ?!
-Dhe kush, Amerika e cila ka vetëm 200 vjet, që është formuar nga kolonizatorët me mentalitet pushtuesish, pra të mësuar tashmë me robërime dhe gjakderdhje mbi popujt.
Dhe ndaj kujt?
Ndaj një vendi si Persia e lashtë, që ka një histori mbi 5000 vjeçare.
-Dhe, kush flet për shkeljen e të drejtave të njeriut?
-Flet Amerika, që nuk lejonte popullatën me ngjyrë të futej në ambiente publike, ku kish të bardhë.
-Flet Amerika, që shkruante me gërma kapitale nëpër autobusët e tramvajet lokale turistike: “Ndalohet futja e qenve dhe e zezakve”!
-Flet Amerika, që vrau Martin Luter Kingun, ajo që ekzekutoi Sakon dhe Vanzetin; thjeshtë për bindje, ajo që rrëmbeu Maduron bashkë me bashkëshorten dhe që deklaron se mbas Iranit do sulmojë Kubën etj.
-Amerikës, i ngeci sharra në gozhdë me Iranin dhe pse sajuan kaq e kaq gjëra.
Ata, kur sulmuan Irakun në maj të vitit 2003, ish sek. i shtetit të USA-s, K. Pauwell doli në OKB me një “Epruvetë ” plot me helme” nga ato të Sadamit, por që bllofoi , bllofoi, sepse nuk rezultoi në Irak asnjë fabrikë helmesh dhe për këtë gjë Pawell dha dorëheqjen.
-E dha vërtetë, ama Irakun e pushtuan. Por, Irani nuk është Irak.
Kur një President si Trampi, sulmon vendin e tij ( besoj se lexuesve u kujtohen sekuencat e zgjedhjeve parlamentare para 4-5 vjetësh ku ai sulmoi ndërtesën në Washington në janar të vitit 2021 gjasmë se i kishin vjedhur votat- sikur të kish bërë kurs për sulme elektorale në Shqipëri)…pra për rrjedhojë, ç’mund të presësh nga ai që të jetë paqësor me vendet e tjera? Jo ! Trampi është përfaqësuesi më në zë i qarqeve reaksionare e luftënxitës të Amerikës. Ai deklaroi se për 2 javë mbasi mbarojë punë me Iranin dhe në të pastajmen do i vërsulet Kubës. Mass mediat ”Pro-amerikane” dhe disa ekrane bythë përdredhur servile të Amerikës, duke filluar që nga vendi ynë, flasin për të ashtuquajturat, “Suksese amerikane”.
-Jo, aspak nuk kanë patur sukses, sepse nëse e sulmon një vend me raketa, s’do të thotë se e ke pushtuar.
Një vend quhet i pushtuar, madje, as kur shkel këmba e ushtarit atje, por kur agresorët pushtojnë tërë vendin dhe vendosin qeveritë kukulla që t’u shërbejnë atyre.
USA, së bashku me Izraelin kanë hedhur raketa dhe mbi shkolla e qendra sociale, pra kanë kryer krime e masakra, por ama edhe Irani ia ka kthyer reston duke atakuar te gjitha qendrat e logjistikes ushtarake të tyre, në të gjitha bazat ushtarake të atyre vendeve, ku ata janë dislokuar që masmedia dhe shtypi perëndimor apo dhe lakenjtë që i shkojnë mbas qerres amerikane kanë vendosur censurë të plotë madje dhe dizinformim. Psh: ata nuk e deklarojnë se janë sulmuar të gjitha bazat ushtarake;-detare ajrore
të USA-s, në rajon e deri në Izrael, madje i janë vrarë dhe mbi 400 ushtarë e personel i tyre. Sado të sulmojë Amerika ajo e ka të humbur betejën me Iranin! Kështu, u ndodhi me 1979 kur ia mbathën nga Teherani së bashku me shahun Rezah Pahalavin dhe iranianët vendosën regjimin demokratik te Gardës Revolucionare iraniane.
E pa diskutueshme që do humbasin, madje kanë filluar humbjet, ata do tërhiqen me turp do deklarojnë se i “dhamë një mësim të mirë Iranit”, se, “objektivat tona i arritëm” se, “misionin bashkë me Izraelin e realizuam me sukses”..etj..etj. Amerikanët kanë filluar të vetëlavdërohen pa fituar asnjë betejë.
 Irani e ka mbyllë ngushticën e Homuzit për Amerikën, Izraelin dhe shtetet aleate të tyre dhe kjo ka vënë në vështirësi dhe vet Amerikën.
Në planin ndërkombëtar, bota përparimtare është e gjitha pro- Iranit, madje dhe vet Evropa e lëkundur ka filluar të reagojë. Është për t’u theksuar se, një qëndrim atdhetar ka mbajtur Kryeministri spanjoll P. Sançez, i cili u tregua një burrë shteti dinjitoz i cili nuk lejoi që nga vendi i tij, amerikanët të përdornin bazat ushtarake për të goditur Iranin.
Ky është qëndrim atdhetar, por dhe një akt i madh internacional. Kështu që, si përfundim e them se USA bashkë me Izraelin madje dhe me ata të “ Bordit të paqes” do dështojnë me turp dhe kanë për t’u tërhequr nga Irani.
Po Shqipëria ?
Shqipëria që mbas viteve 90-të, shkon mbas çdo padroni, mjafton që t’i hedhin ndonjë kockë, sepse këta që kemi ne; …njëri e ka mendjen t’i heqi Amerika “non gratën”, e të livadhisë si t’i dojë kokrra e qejfit….,-teksa, tjetri ruhet se mos ja japin nga kusarllëqet e tij dhe ekipit që e shoqëron.
Ne, vërtetë jemi një shtet i menderosur…,-ama, sa krenarë aq dhe ” të fituar”.
Të fituar, sepse Irani nuk do na godasë.
Nuk na godet, sepse dhe vet Iranit do t’ i vinte turp të godasë një popull që s’ka as ushtri, as armë…
Botuar  “RadioKosova e Lirë” dt. 13. 3. 2026
Shënim: – Këtë artikull nuk e mori përsipër asnjë organ i shtypit shqiptar.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/03/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk