, 23.11.2025
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Hristjan Mickoski, me kërkesën e të cilit janë bërë përpjekje për heqjen e ligjit, sipas të cilit krahas gjuhës maqedone edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, në të gjitha ato vendbanime që janë të banuara më së pakut 20% shqiptarë; me kërkesën e të cilit janë hequr nga sistemi rrugor i Maqedonisë tabelat e mëdha me emërtime në gjuhën shqipe të vendbanimeve shqiptare; Ministrja e Arsimit e të cilit, Vesna Janjevska, ia ka ndërpre fjalën kryetarit të Tetovës, Bilall Kasamit, thjesht sepse ajo nuk e di gjuhën shqipe, tani pikërisht ky Kryeministër i uron shqiptarët për ditën e themelimit të alfabetit të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit, me 22 nëntor të vitit 1908!
Të bësh gjithë ato veprime kundër gjuhës shqipe të përmendura më lartë dhe, pastaj t’i urosh shqiptarët për ditën e themelimit të alfabetit të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit, kjo nuk është tjetër veçse një ironi dhe një cinizëm pa kufi?!
Vërtetë, askush me shumë se Mickoski nuk e meriton çmimin NOBEl për ironi, cinizëm dhe demagogji?!
Por z. Mickoski nuk mund ta mbuloj veprimtarinë e tij antishqi-ptare me një urim, që s`është tjetër veçse një tallje e tij me të gjithë shqiptarët dhe sidomos me shqiptarët në Maqedoni! Si pas një fjalë popullore shqiptare ai duke ua uruar shqiptarëve ditën e alfabetit, nuk ka bë gjë tjetër veçse është përpjekur që ta mbuloj atë të butën me ujin e nxehtë!
Jo, z. Mickoski, nuk janë shqiptarët aq fëmijë sa që ti pasi që i ke «rrahur» ata mirë e mirë (duke ua shkelur shumë të drejta), tani t`i mashtrosh duke ua futur atyre nga një sheqerkë (urim) në gojë, sa për t`ju thënë: «Shihni sa i mirë që jam?»
Më kujtohet kur dikur pra 60-të vitesh kam qenë nxënës i klasës së tretë i shkollës fillore, kur kishim një mësuese me nerva e cila pasi që gjatë gjithë javës edhe për shkakun më të vogël na i rrahte duart me thupër, në fund të javës (asokohe ditën e shtunë) na jepte nga një sheqerkë, duke na thënë: «Shihni sa e mirë që jam!»
Çuditërisht: Mickoski dhe ajo mësuesja ime i para 60-të viteve, ngjajnë me njëri-tjetrin si të ishin vëlla e motër! Por, derisa ajo mësuesja ime e para 60-të viteve ka rreth 40 vite që ka vdekur, «vëllai» i saj Mickovski jeton për të realizuar të vetmin mision që ka: Shkatërrimin gradual të shqiptarëve të Maqedonisë si të tillë (dmth. si shqiptarë). Mickoski ç`prej se ka ardhur në pushtet në majin e vitit 2024, gjenocidit ndaj shqiptarëve të Maqedonisë s`ka ditë që nuk ia ka bërë me sy!
P.S.: Derisa Mickoski i ironizon dhe i cinizon shqiptarët duke iu uruar atyre ditën e themelimit të alfabetit të gjuhës shqipe, drejtoresha maqedone e shkollës fillore «Zhivko Brajkovski» në lagjen Butel të Shkupit, ka marr vendim që nxënësve shqiptarë t`ua ndaloj përgatitjet për festimin e festës kombëtare shqiptare: 28 Nëntorit!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
