Pata rastin ta njoh përmes babait të tij, Dilaver Goxhajt, ish ushtarakut të Shqipërisë sonë, që në momentet e duhura i qe bashkuar UÇK-së, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në hartimin e dokumenteve, doktrinës së UÇK-së dhe drejtimin e operacionaeve ushtarake në terren.
Kam pas rastin ta intervistoj gjatë Dilaverin dhe të mësoj shumë nga ai, mbi të gjitha për UÇK-në dhe drejtimin e saj.
Dritanit i kam botuar në nr 2 të revistës Gjeopolitika, të cilën e drejtoj në cilësinë e kryeredaktorit, një analizë ushtarake nga më specifiket, që fliste shumë për horizontin e tij në lëmin e artit ushtarak. Po planifikoja t’ia dorëzoja një ekzemplarë të saj me rastin e vizitës së parë në Tiranë.
Është dëm i madhë për ne implikimi i Dritanit në këtë betejë të ashpër politike, ku është futur “drejtësia”, të cilën ia imponoi ushtarëve të UÇK-së së vegjëlisë injoranca e deputetëve dhe drejtuesve politik të Kosovës në vitin 2015, kur qe votuar pro krijimit të Gykatës Speciale.
Për fat të keq edhe Shqipëria politike e pat njohur juridiksionin e Gjykatës Speciale.
Akuza ndaj Dritanit ishte disi e ngjashme me atë të ngritur dhe ekzekutuar edhe ndaj Haradinajt e Gucatit. U ndjeva tepër keq.
Dritan Goxhaj, ky idealistë nga më të veçantët që ka Kombi ynë, familja e tij, tani kanë nevojë për mbështetjen tonë, për fjalën e mirë dhe jo vetëm kaq.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!