JA ÇKA THONË STUDIUESIT EMINENTË PËR MAQEDONASIT, GREKËT DHE SHQIPTARËT

07
May
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Nuk e themi vetëm ne, por e thonë edhe studiuesit e huaj, si edhe vetë studiuesit, arkeologët dhe historianët më të shquar grekë:
Anastasia N. Karakasidi “Fushat e grurit, kodrat e gjakut”
Studiuesja Dr. Anastasia N. Karakasidou*, në librin e saj ,,Pasazhe nga formimi i kombit në Maqedoninë greke 1870-1990 / Passages to Nationhood in Greek Macedonia 1870 -1990″, botuar në vitin 1997, mes tjarash thekson se, në debatet për Maqedoninë, emrin, historinë dhe të kaluarën e saj, asnjëherë nuk janë përfshirë trashëgimtarët legjitim, shqiptarët autoktonë, por uzurpatorët dhe pushtuesit e saj.
Në këtë libër dhe studime të tjera të saj, kjo autore është marrë shumë me identitetin maqedonas. Ajo i zhvlerëson kategorikisht pretendimet greke, dhe për më tepër ato sllave, për një trashëgimi maqedonase të lashtësisë dhe ua dedikon atë pa mëdyshje shqiptarëve, duke u shprehur se i gjithë konflikti që është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet edhe sot, është i privuar nga shtrati historik i lashtësisë, qofte duke iu referuar autorëve të lashtësisë, qoftë dhe autorëve bashkëkohorë, të cilët në të gjitha format e shprehura të çojnë në të vetmin përfundim se, raca e vetme që mund të pretendojë në mënyrë të përligjur trashëgiminë maqedonase dhe Lekën e Madh, janë vetëm shqiptarët, pasardhësit e asaj popullsie që mbizotëronte Gadishullin Ilirik përgjatë lashtësisë.
Në këtë libër, autorja shkruan edhe për besimet fetare dhe objektet e kultit, që sipas shumë të dhënave historike dhe dokumentare, dëshmohet që pjesa dërmuese e objekteve të kultit, kishave dhe manastireve në Maqedoni, jo vetëm që janë ndërtuar nga shqiptarët vendës, por shërbenin për shqiptarët e atyre viseve.
* Anastasia Karakasidi, u lind më 7 shtator 1956 në Selanik. Rrjedh nga një familje e ardhur nga Kapadokia e Anadollisë në Turqi (Karamanlisi). Është studiuese, historiane, arkeologe dhe antropologe, profesoreshë në Universitetin Kolumbia (Columbia University) në SHBA.
(Materiali është huazuar dhe përpunuar nga disa burime)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk