Janjiç, për Tanjug!

06
Jun
2023

Dushan Janjiç, për Tanjug:
“Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë nëpunës dhe zedhënës besnik i Beogradit. Unë herë pas here i japi intervistë Haxhiut me qëllim që këta të Beogradiit (Qeveria) të më lexojnë”.
Nga gazetarët kosovarë që më së shumti respektohet, sidomos nga mediet (telallët) e z Vuçiç, si TV Pink, TV Happy apo RTS ose këto të shkruarat si Informer, B92 etj, pa dyshim është z. Baton Haxhiu.
Kohën e fundit ka filluar edhe z. Berat Buzhala të përmendet, siç ishte rasti tashti rishtazi, me z. Vuçiç. Por z Buzhala akoma është larg krahasuar me z Haxhiu.
Z. Buzhala për ta arritur z. Haxhiu, i nevojitet më shumë entuziazëm e mund sepse i mungon aktiviteti i viteve 80’ta (pa i përmendur 90’at) për ta fituar këtë besim në Serbi që e ka z. Haxhiu.
Atë kohë, z Haxhiu i ardhur nga Drenasi i sotëm (apo Gllogovci i atëhershëm) në Prishtinë, për t’iu imponu snobave jugosllavë (qoftë atyre shqiptarë apo serbë të kohës) të Kryeqendrës nuk linte aktivitet, tubim e mbledhje të rinisë komuniste (LRSJ) pa marrë pjesë.
Dhe jo vetëm atyre që organizoheshin enkas nga LRSJ.
Ishte gjithandej.
Herë si gazetar e herë si aktivist i LRSJ’ës, pa marrë parasysh që edhe snobat (edhe ata shqiptaro-jugosllavët) e kohës e përbuznin sepse serbishtja e tij nuk ishte e nivelit, por z. Haxhiu siç është edhe tashti – insistonte në serbokroatishte. Dikush ma tha se tashti anglishtën e ka zëvendsuar me serbokrotishtën.
Entuziazmi i pashoq i z. Haxhiu ishte arma e tij me të cilën i mposhti të gjitha pengesat.
Pra, për këtë besim të fituar nga Beogradi, nuk është meritë e eprorit tij, z. Zoran Stijoviç, i cili në vitet 90’ta promovohet në shef udbe për tërë “Kosmetin”, siç thonë disa që e xhelozojnë, sepse sikur mos ta kishte këtë personalitet me këtë entuziazëm z. Haxhiu do të ngelte një “çun nga Pokleku i Drenasit i ramë në Prishtinë”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk