Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
“Zoti” Isa Asani! Ju shkruani:
“Luan Q. Baci, me shkrimet dhe propagandën tënde, je bërë zë i përçarjes dhe i shkatërrimit të kombit shqiptar.
Qëndrimet e tua nuk i shërbejnë interesit të shqiptarëve, por duken si pjesë e një agjende të huaj.
Ti mund të jesh shumëçka, por shqiptar me zemër e ndërgjegje – jo!
Për kë punon? Kujt i shërben me këtë gjuhë dhe këta veprime? ”
Pergjigje po ua jap ju “zoti” Isa Asani, per cdo brockull, duke te cituar ne rreshta perseri
Fillone “me shpaten” tuaj duke thene: “Luan Q. Baci, me. shkrimet dhe propagandën tënde, je bërë zë i përçarjes dhe i shkatërrimit të kombit shqiptar!”
Cili nga shkrimet e mia ben propagande shkaterruese dhe percarje?! A mundesh te me biesh te cituar dicka nga une qe mbeshtet kete akuze tenden plotesisht pa vend!
Ju thoni se:”Qëndrimet e tua nuk i shërbejnë interesit të shqiptarëve, por duken si pjesë e një agjende të huaj.”
Cili nga qendrimet e mia e ploteson kete bindje tuajen?
Perseri vazhdoni:”Ti mund të jesh shumëçka, por shqiptar me zemër e ndërgjegje – jo!”
Sa per shqipetar, te jesh i sigurte se jam ndoshta shume me teper se sa ti, e ne te gjithe veprimetarine time ja kushtoj jo percarjes sic pretendoni ju zotni, por vetem ne sherbim te atedheut e te popullit tim. Punen nuk ma paguan askush ketu dhe askund. Ate “ma paguan” vetem qenia ime shqipetar, pergjegjesia ime morale qytetare dhe atedhetare. Une mundohem te jap perdite, kur mundem nje kontribut sado te vogel e modest, ne sherbim te atedheut e njerezeve qe flasin e mendojne shqip. Perpiqem te ndricoj me sa mundem edhe ate ekstremiste si rasti juaj, qe akuzoni pa baza, ndaj dhe ne sherbim te qellimit tim, qe te heq ata si puna jote, qe ndoshta edhe gabimisht qendrojne ne anen e kundershqipetarizmes, ne anen e barrikades se tyre, qofte edhe aksidentalisht, ndaj dhe ju nuk do t’u bej bllok, por do t’ju le te shikoni se jeni gabim ne vleresimin tuaj ndaj meje. Jane kam mbi 2,500 ndjekes ne kete faqe times te komunikimit social, e kam shume vite me rradhe qe shkruaj mendimin tim, por askush nuk ka bere nje vleresim te tille, negativ, jashte realitetit, provokes pa asnje baze si ju. Mua mund te me kundervihen me kete gjuhe, ata qe vertete paguhen kunder shqipetarizmes. Gjithe jeten time kam punuar e jam ushqyer vetem me pune te ndereshme si ne Shqiperi, ashtu dhe ne emigracion. Rrjedh nga nje familje atedhetare, qe ka dhene prova per atedhe e popull. Nuk ka pasur e as kam per te pasur ndonjehere qe njeres tw familjes e te visit tim dhe une vete te shiten apo blihen. Jam ne nje linje, nga e njejta krahine, nga i njejti gjak si i Cerciz Topullit, qe tha shprehjen legjende e flamur, “Tere jeten time as jam shitur e as jam blere!” Dhe ky eshte edhe lejtmotivi im “zoteri”. Provokimet dhe akuzat, cilat do qe te jene, nuk me trembin e as do te me ndalin ne sherbim te atij atedheu dhe populli qe i perkas. Besoj se pergjigjen per keto brockulla te tuat, do ta marresh edhe nga miqte e mi qe me ndjekin rregullisht, e qe e njohin veprimetarine time me syun real te se vertetes, jo me syzet e tua, qe ha barin e thate per te njome.
Ju zoti Isa gaboni rende edhe kur thoni: “Për kë punon? Kujt i shërben me këtë gjuhë dhe këta veprime?”
Besoj se per kete pyetje tenden, e more pergjigjen me larte. Te njejten pyetje e kam une drejt jush. Ne se ju, nuk punoni per dike, jam i sigurte se shpejt ose vone do me kerkosh ndjese per nje vleresim jo vetem te gabuar ndaj meje, por edhe per nje sulm qe nuk ju ben mire as ju vete.
Dite te mbare e mendje te kthjellet te uroj!
12 Korrik 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
