(Thekse nga shkrime dhe fjalime të Kadri Zekës,
në 65 Vjetorin e lindjes dhe në 36 Vjetorin e pavdekësisë)
Për bashkimin pa dallim
“Çastet e vështira që po kalon populli ynë dhe rreziqet që po i thuren atij e bëjnë edhe më urgjente nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë. Pra, vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike, mund ta shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqve. T’i bashkojmë grushtet e zemrat tona në këtë luftë të shenjtë. Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë! S’e tradhëtojmë dot gjakun dhe porosinë e patriotëve tanë të shquar që nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut për lirinë e truallit arbëror. Por populli ynë nuk mund ta harrojë e tradhëtojë kurrë as gjakun e mijëra vëllezërve e motrave tona që këto ditë po dershin pa kursim, në përleshje me shovinstët jugosllavë…
Për Pranverën 1981
Bashkatdhetarë të shtrejtë,
Atdheu ynë i përbashkët, Kosova jonë e dashur, po përjeton momente shumë të vështira. Çetnikët serbë u vërsulën me tërbim drejt Kosovës, u dyndën atje dhjetëra e mijëra policë e ushtarë të rinj. Ata shuan me gjak demonstrata paqësore të popullit tonë, e kthyen në kasaphanë të tmerrshhme Kosovën tonë të dashur, shtinë me tanke e mitraloza mbi motrat e vëllezërit tanë të pambrojur, vranë e plagosën bija e bijë nga më të mirët të popullit, burgosen e arrestuan me mijëra të tjerë dhe po ushtrojnë tortura shtazarake mbi ta. Masa të shumta antishqiptare po ndërmarrin në çdo fushë. Shovinistët jugosllavë kanë ndërmmarrë një fushatë të gjerë shpifjesh kundër popullit tonë dhe historisë së tij të lavdishme. Po sulmohen dhe po fyhen heronjtë, simbolet tona kombëtare, kultura e traditat tona, po bëhen përpjekje për të na rrëmyer edhe ato pak të drejta që kishim fituar me gjak pas vitit 1968.
Këtë vit u mbyll para kohe Universiteti i Kosovës. Po kurdisen plane edhe për shkapërderdhjen e tij të plotë. U anuluan të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë në fushën e artit, shkencës, kultrës dhe arsimit. Është vendosur të ndryshohen dhe të sakatohen tekstet shkollore të historisë e të gjuhës e letërsisë shqipe. Shqiptarët rrihen e dënohen vetëm pse mbajnë një distinktiv, a një plis të bardhë. Në të ashtuquajturin proces të diferencimit, janë larguar nga puna shumë profesorë të Universitetit e shumë mësimdhënës të shkollave të mesme dhe atyre fillore, janë hedhur në rrugë qindra punëtorë të ndëermarrjeve, pse kanë marrë pjesë në greva e demonstrata, apo pse nuk i kanë dënuar ato.
Të gjitha këto masa të tipit fashist nuk e ligështojnë as e nënshtrojnë popullin tonë, por, përkundrazi e kanë forcuar atë edhe më shumë. I bashkuar si kurrë më parë, ai po qëndron kryelartë para xhelatëve titistë dhe është i vendosur e këmbëngulës në realizimin e kërkesave të veta të drejta. Në mledhjet që po organizon armiku për të dënuar demonstruesit, populli po e shpreh revoltën e urretjen e papërmbajtur kundër këtyre dënimeve dhe pushtetit antipopullor. Kjo rezistencë e mrekullueshme e ky unitet i paparë i popullit tonë po shprehet jo vetëm në tubimet e kolektivave punonjëse dhe në ato të lagjeve, por ka dalë sheshit edhe në ato organizata që kanë qenë leva të titzmit, duke filluar nga organizata e LK, ku janë përjashtuar qindra anëtarë dhe janë shpërndarë dhjetëra organizata bazë, te organizata e rinisë e te ajo e Lidhjes Socialaiste. Armiku është detyruzar të pranojë me gojën e vet se i kanë dalë telashe serioze edhe në organizatën e oficerëve rezervë dhe në atë të Lidhjes së Luftëtarëve, nga radhët e të cilëve janë përjashtuar dhjetëra anëtarë. Bile, rezistencë bëhet edhe në radhët e policisë kosovare...
Për shkaqet e demonstratave
“Demonstratat e grevat masive që kanë përfshirë mbarë Kosovën, armiku po mundohet t’i paraqesë, në sytë e botës, si vepër të “nacionalistëve e irredentistëve shqiptarë”. Ato në fakt janë vepër e popullit dhe rezultat i drejtëpërdrejtë i politikës antishqiptare që ka ndjekur regjimi për 40 vjet me radhë. Ato janë rezultat i shtypjes dhe shfrytëzimit të egër të masave punojëse, i pozitës koloniale të Kosovës…Ato janë rezultat i ashpërsimit në kulm të të gjitha kontradiktave, i skamjes dhe mjerimit të papërshkrueshëm, në të cilën e kanë katandisur titistët popullin tonë”….
Për qëndresën në Universitet
Të dashur vëllezër, armiqtë tanë të pabesë, pos masakrave që kanë bërë e po bëjnë mbi popullin tonë, kanë ndërmarrë shumë masa tjera fashiste e antishqiptare. Ata mbyllën Universitetin e Kosovës, të cilin e patëm krijuar me aq mindime e sakrifica, dhe pushuan shumicën dërrmuese të pedagogëve të tij, anuluan të gjitha marrëveshjet e mëparshme mes Shqipërisë dhe Kosovës, që kishin të bënin me bashkëpunimin në fushën e kulturës, artit dhe arsimit; po largojnë nga puna shumë punëtorë shqiptarë në ndërmarrje si dhe shumë mësimdhënës të shkollave të mesme e atyre fillore; kanë vendosur t’i ndryshojnë të gjitha tekstet mësimore të gjuhës, historisë etj., dhe kanë në plan të marrin shumë masa tjera reaksionare kundër popullit tonë.
Në këto kushte nuk na ka mbetur rrugë tjetër veç të forcojmë luftën tonë, që t’i përgjigjemi armikut ashtu si e ka zakon shqiptari”…
Për mërgimtarët dhe politiken shoviniste kundër tyre
“Çfarë nuk bëjnë titistët për të mashtruar e përçarë punëtorët tanë”, pyeste Kadriu. “Agjentura e UDB-së jashtë është e përhapur kudo. Ajo vepron kudo, mundohet t’i mashtrojë e gënjejë punëtorët, t’i përçajë ata duke vënë njërin kundër tjetrit, bën lojën e premtimeve të rrejshme, kompromiton me të holla ndonjë element të dobët e mendjelehtë. Disa të tjerë kërcënohen. E çfarë nuk bëjnë udbashët e përfaqësive diplomatike dhe të tjerët që vijnë nga Jugosllavia?!”
…titistët kujdesen që punëtorët tanë të prishen e të degfjenerohen sa më shumë, të humbin çdo ndjenjë kombëtare e progresive. Për këtë qëllim, titistët kanë ngritur si këpurdhat pas shiut, klubet e ashtuquajtura të punëtorëve, ku shfaqen filma pornografikë që i sjellin nga Jugosllavia, organizojnë në këto klube koncerte me hipikë Made in Yugoslavia, shpërndajnë revista, gazeta të degjeneruara, që titizmi i ka me bollëk”…
Për shpërnguljen dhe gjenocidin shovinist
“ Një mjet i rëndësishëm në duartë e armiqëve tanë shovinistë për sllavizimin e tokave shqiptare ka qenë dhe mbetet shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e veta shekullore. Titistët, këta armiq të përbetuar të popullit tonë, si erdhën në fuqi, kurdisën plane të reja për të ngritur në sistem këtë politikë. Atyre nuk u mjaftuan marrëveshjet e kontraktuara të Jugosllavisë Monarkiste me Turqinë për dëbimin e shqiptarëve dhe vendosjen e tyre në shkretëtirat e Anadollit, por arritën marëveshje të reja me reaksionin turk, për dërgimin në Turqi të kontigjenteve të reja të shqiptarëve…
“Një nga qëllimet kryesore të serbomëdhenjve( të cilët mërgimtarët dhe populli ynë i ka kuptuar me kohë)”, ”është që përmes masave represive e presioneve të detyrojë njerëzit tanë (sidomos rininë) të marrin rrugën e botës për të mos u kthyer më kurrë në Kosovë. Situata kritike që po kalon Kosova, nuk është e para në historinë e popullit tonë. Gjyshërit dhe baballarët tanë u lidhën fort me njeri-tjetrin dhe të bashkuar qëndruan të papërkulur, në tokat shqiptare, të trashëguara e të lara me gjak nga të parët tanë. Ata me trimëri të rrallë i bënë ballë egërsisë anadollake, u bënë ballë masakrave e brutalitetit të kralëve serbë e terrorit të fashizmit italian e gjerman. Më vonë, po me të njëjten qëndresë përballuan gjenocidin titist dhe krimet e UDB-së së Rankoviqit. Shembulli i tyre duhet të jetë një frymëzim i madh për çdo shqiptar. Prandaj, sot për çdo shqiptar të ndershëm e patriot, viet si detyrë e dorës së parë që të ngulitet fort në vendin e vet dhe pavarësisht nga sakrificat mos të largohet e t’ia kthejë shpinën Kosovës. Në këtë mënyrë do të shkatërrojmë një plan të rrezikshëm e djallëzor të armiqve…”.
Për mosbraktisjen e Kosovës
“Sot, më shumë kurrë Kosova jonë e dashur ka nevojë për bijtë e vet. Në këto situata të braktisësh atdheun (qoftë edhe me pretekstin se do të ndihmosh luftën nga jashtë) është barazi me atë që quhet sabotim i luftës”.
Të ikësh sot nga Kosova është njësoj sikur t’i çosh duartë nga istikami kur armiku kërkon dorëzimin tënd…”
Për Shqipërinë dhe RTSH-në
Shovinistët duan ta ndajnë e izolojnë krejtësisht popullin tonë nga bota që e rrethon dhe sidomos nga Shqipëria… dhe kështu të mbyllur brenda kafazit të tyre shovinist ta përpunojnë atë, ta shthurin e degjenerojnë plotësisht…
“RTSH, për një kohë të shkurtër, hyri në shumicën e shtëpive kosovare, u bë i dashur për njerëzit e të gjitha profesioneve dhe moshave. Edhe ato familje që nuk kishin kushte për të siguruar disi mundësinë që të shohin Televizionin shqiptar, siguruan dritaren, nga e cila shikonin botën e madhe të lirisë…Ato (emisionet e RTSH) u bënë shkollë e edukimit patriotik…
Krerët shovinistë e tradhtarë, kur panë se kjo ( propaganda, fushatë e paparë shpifjesh e trillimesh kundër Shqipërisë) nuk mjafton dhe se kështu po i nxirrnin sytë vetevetes, ata u detyruan që në këto momenete të vështira krize që po kalojnë, të harxhojnë miliarda për të blerë instalimet me të cilat do t’i pengojnë emisionet e RTSH.
Në kanalin e e valëve të Televizinit shqiptar, shovinistët vendosën perden e zezë, në mënyrë që njerëzit të mos mund të shihnin diellin e lirisë, kurse në vend të tingujve gazmorë të qiftelisë e gërnetës, që i penguan ata, lëshuan një zhurmë të bezdisshme, që të ngjanë në kuisjen e një bishe që po jep shpirt.
Po shovvinistët serbomëdhenj, edhe në këtë rast, i kanë bërë gabim llogaritjet e tyre. Populli shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi nuk do të bëhet kurrë siç duan ata. Ai e ka kuptuar të vërtetën, e ka gjetur rrugën e lirisë dhe përparimit. Asnjë perde nuk mund ta pengojë rrezatimin e diellit të lirisë, asnjë zhurmë e kuisje prej bishe nuk mund ta pengojë zërin e Atdheut. Populli ynë thotë: Dielli me shoshë nuk mund të mbulohet”…
“Ne i sigurojmë motrat dhe vëllezërit tanë në Shqipëri”, shkruante ai, “se kur të jetë nevoja kurrë nuk do ta kursejmë as djersën e as gjakun për mëmën tonë të dashur Shqipërinë dhe këtë ne e konsiderojmë si detyrën dhe nderin tonë më të lartë”…
Për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës
“Ashtu si bisha që ndan prenë në një skutë, për ta shqyer me kthetrat e veta të përgjakshme, ashtu edhe milicia serbe e Beogradit e izoloi Kosovën nga bota, ndoqi së andejmi gazetarët e qytetarët e huaj, në mënyrë që në kasaphanen fashiste jugosllave të fillonte therrja e shqiptarëve pa asnjë dëshmitar dhe kur ta kërkojë bota të jep ato të dhëna që ua do interesi…”.
“Me luftën e popullit tonë është solidarizuar edhe opinioni përparimtar, ndërkombëtar i cili dënon në mënyrën më të rreptë masakrat e krimet çnjerëzore të regjimit titist në Kosovë, shkruante Kadriu. Me demonstratat që u zhvilluan jashtë u bashkuan edhe shumë antifashistë e miq të popullit tonë dhe shprehën indinjatën e tyre të thellë për ngjarjet tragjike që po përjeton populli ynë. Ngjarjet e hidhura të Kosovës kanë zënë një vend të mirë në shtypin përparimtar botëror dhe mjetet e tjera të informimit”…
Për dhunën dhe qëndresën
Populli ynë martir, ashtu si ndaj gjithë armiqëve tjerë, nuk e ndali kurrë luftën as kundër pushtuesve titistë. Kjo luftë tani ka hyrë në një fazë të re. I gjithë populli ynë liridashës, rinia, punëtorët, fshatarët, janë ngritur si një trup i vetëm dhe kanë shpërthyer në greva e demonstrata, duke ngritur lart zërin e protestës kundër shtypjes e shfrytëzimit, kundër padrejtësive të shumta që i janë bërë dhe po i bëhen atij nga regjimi fashist i Titos.
Armiku, i tmerruar nga forca e popullit dhe uniteti i tij, u lëshua në Kosovë me të gjitha mjetet që kishte në dorë. Policia e ushtria serbe, në bahkëpunim edhe me veglat e tyre shqiptare në Kosovë, po bëjnë masakra çnjerëzore mbi popullin dhe rininë tonë. Ata vranë me qindra demonstrues, plagosen me mijëra të tjerë dhe kanë shpërthyer një fushatë të paparë burgosjesh e arrestimesh. Sot është vështirë të gjendet një kosovar, i cili të mos ketë dikë të vrarë, të plagosur a të arrestuar nga familja e farefisi.
Kjo ka shkaktuar një zemërim të madh te populli ynë, i cili është më i vendosur se kurrë më parë në luftën e drejtë të tij dhe ka arritur suksese të mëdha në konsolidimin e në forcimin e kësaj lufte.
“Të dashur vëllezër, kurrë më Kosovën tuaj të dashur nuk do ta gjeni siç e keni lënë, herën e fundit. Atje do të ju presin varre të reja, Ju pret vringëllima e armëve të rënda të policisë fashiste serbe. Do t’i gjeni burgjet plotë me të rinj, me lulen më të bukur të Kosovës që rënkon nën kërbaçin fashist. Në çdo hap do të ndesheni me patrulla policësh dhe ushtarësh me bajoneta të kthyera drejt gjokseve shqiptare. Do të dëgjoni krismën e çizmës së xhandarit fashist mbi tokën tuaj të dashur atërore, mbi kaldrëmet e fëmijërisë suaj, në oborret e kopshteve tuaja ku keni lindur e jeni rritur.
Sot e gjithë Kosova jonë e shtrenjtë është në rrethim. Është shndërruar në llogore lufte. Me tankun dhe bajonetën e ushtarit pushtues, armiku po mundohet ta mbysë në gjak popullin tonë heroik, rininë tonë revolucionare”.
Pas sulmeve të egra të policisë e të ushtrisë jugosllave mbi Kosovën, udhëheqësit serbë e ata jugosllavë menduan se do ta gjunjëzojnë popullin tonë. Por në fakt po ndodh e kundërta. Demonstratat e grevat po vazhdojnë edhe më me furi. Dora e fuqishme e popullit po godet pa mëshirë policët pushtues, që kanë ardhur nga gjithë Jugosllavia. Ngjarjet në Prekaz të Drenicës ishin një mësim i mirë për armiqtë dhe tradhëtarët e shitur. Këto ditë në Prekaz u ringjall Ahmet Delia dhe u tregoi udbashëve se kur t’ia rrethosh shqiptarit shtëpinë, ai e ka zakon të të presë me pushkë…
Për karakterin gjithëpopullor të Lëvizjes
“Këto ditë prilli u përsërit epopeja e Mic Sokolit, Selam Musait e Vojo Kushit”. “Motrat e vëllezërit tanë u hodhën mbi tanke e bajoneta. Disfatën e vet të rëndë s’po mund ta fsheh armiku. Dhe s’ka si të fshehë tanket e kamionët ushatarakë të djegur, as policët e vrarë e të plagosur dhe as goditjet që iu bënë patrullave kudo nga populli ynë liridashës. Populli ynë i revoltuar goditi me armë pushtuesit e tradhtarët, çarmatosi reparte të tëra policësh dhe ndërmorri hapa të guximshëm drejt marrjes së pushtetit. Demonstratat ishin vetëm një pjesë e luftës së popullit tonë. Ka javë të tëra që nxënësit dhe studentët bojkotojnë mësimin. Poashtu janë mbyllur shumë ndërmarrje, meqë punëtorët janë hedhur masovikisht në greva. Ndërkaq fshtarët, pos demonstratave që bëjnë, godasin pa pushim forcat policore që patrullojnë nëpër fshatara. Shumë njerëz kanë dalur malit dhe qysh tani disa zona janë bërë të pakalueshme për armikun. Me një fjalë, gjithë aparati shtetëror në Kosovë është në një krizë të madhe, gadi i paralizuar. Ndihen gjallë vetëm forcat policore e ushtarake, që po mundohen ta shuajnë kryengritjen dhe në anën tjetër forcat tona revolucionare që s’u trembet syri para gjithë çelikut që ka derdhur armiku në tokën tonë”.
“Për popullin tonë është bërë e qartë se demonstratat ishin zëri i të drejtave dhe lirive të shkelura, kurse demonstruesit – bijtë e vërtetë të popullit që vendosën të thyejnë prangat e robërisë e të mjerimit. Kështu rinia, punëtorët, fshatarët dhe inteligjencia popullore, tashmë janë bërë mur i pakapërcyeshëm për pushtuesin dhe po e vrasin atë me heshtje shkëmbi, pikërisht kur ky klith i lebetitur: “dëno demonstratat”! Profesorët e Universitetit janë bërë bllok dhe amiku s’ua nxjerr dot asnjë fjalë, minatorët, punëtorët në fabrika e ndërmarrje gjithashtu. Madje armiku i tërbuar po detyrohet të shpërndajë organizata të tëra të LK në fshatra, ndërmarrje e institucione të ndryshme, që po tregohen të pabindura. Kaq thellë ka depërtuar ndjenja e lirisë dhe kaq shumë është brumosur bashkimi i popullit”…
Per rolin e mergates
“Vëllezër punëtorë në mërgim, sot kur gjithë populli ynë heroik është ngritur në këmbë si një trup i vetëm dhe po kërkon të drejtat e veta të ligjshme edhe juve si bijë besnikë të këtij populli ju dalin përpara detyra të shumta e të rëndësishme… Jemi të sigurtë se ndonëse larg atdheut edhe ju do të qëndroni të patundur në kërkesat e drejta të popullit tonë dhe të ngreni lart e më lart zërin kundër shtypësve gjakatarë titistë e t’i tregoni botës dhe armikut se edhe ju jeni bijë besnik të kësaj toke e të këtij populli…“Ngjarjet tragjike që po përjeton Kosova i ka bërë të ndërgjegjshëm punëtorët kosovarë në mërgim që edhe ata si pjesë e panadarë e popullit shqiptar, në këto momente të vështira që po kalon Atdheu duhet të ngrejnë flamurin e luftës . Shtypja dhe shfrytëzimi, si dhe malli për Atdheun dhe popullin që i ka lindur kanë grumbulluar një zemërim të papërshkshkruar në zemrat e tyre. Kjo urrejtje ndaj shfrytëzuesëve dhe shtypësve katarë titistë po shprehet më së miri këto ditë me një hov të papërmbajtur në demontsrata, mitingje e protesta të shumta që po organizojnë ata në botën e jashtme”.
Sa gëzim e krenari ndjejmë kur dëgjojmë për protestat e demonstratat të fuqishme dhe për përpjejet tuaja prej patriotësh zemërzjarrtë. Ju ngritët zërin e grushtin tuaj të fuqishëm kundër padrejtësive që po i bëhen popullit tonë të shumëvujatur. Ju mbrojtët vëllezëri e motrat tuaja në Kosovë. Ju u ngritët ashtu si i gjithë populli ynë në mbrojtje të nderit, të motrave, nënave e vatrave tona të shtrenjta, që u përpoqën ta marrin nëpër këmbë çetnikët e Rankoviqit e të Drazha Markoviqit”…
Për ruajtjen e te drejtave të fituara
“Populli ynë, sot kërkon që të mos cënohen ato pak të drejta të fituara me gjak në demonstratat e viti 1968. Kërkon që Kosovës t’i njihet patjetër statusi i republikës …”
Për diferencimin
“Armiku nuk u ngop duke vrarë me qindra studentë e nxënës, gra, pleq e fëmijë”. “Nuk u ngop as duke plagosur me mijëra të tjerë. Ai ka për qëllim të bëjë zap gjithë popullin dhe për këtë qëllim i ka hyrë një aksioni të ethshëm largimesh masive nga puna dhe burgosjesh të papara deri më tani. Po deshe të ruash vendin e punës, po deshe të të mos diferencojnë nga fshati, po deshe të të mos burgosin ke vetëm një mundësi: të tregosh vëllaun dhe shokun që ka marrë pjesë në demonstrata, apo që përkrah demonstratat. Kjo do të thotë se nga e liga mund të shpëtosh vetëm duke bërë paudhësi që janë në kundërshtim me gjithë qenien tënde, duke humbur nderin shqiptar dhe duke shkelur vetë ato kërkesa të demonstruesëve, që janë njëherit edhe tuajat dhe pa realizimin e të cilave nuk do të shohish kurrë dritë”.
Dyseldorf 111”
“Poashtu në rrugën e drejtë me popullin janë vënë edhe ato pjesë të luhatshme të popullsisë, që dikur ishin të gënjyera e të trullosura e të cilët armiku i ka pasë llogaritur për taborrin e vet”, “Vetëm një grusht të mjerësh tradhëtarë kanë mbetur deri në çastet e fundit me pushtuesit fashistë jugosllavë…”
Jehonë kohe me rrezatim aktual e përspektiv (3)
(Thekse nga shkrime dhe fjalime të Kadri Zekës,
në 35 vjetorin e Pranverës ’81 dhe 34 Vjetorin e rënies)
Per luften speciale
“Për të justifikuar masat e tyre më tepër se fashiste, serbomëdhenjtë kanë arritur deri atje, sa të na akuzojnë edhe për presione që gjoja paskemi bërë dhe po bëjmë, ndaj popullësisë sllave në Kosovë, me qëllim që ajo të shpërngulet…Pretendimet e tyre se shqiptarët bëjnë presione kundër serbëve e malazezëve, që këta të ikin nga Kosova, jo vetm që janë absurde por kanë për qëllim të mbulojnë vprimet dhe masat e tyre të shumta që kanë për qëllim jo vetëm shpërnguljen e shqiptarëve, por edhe shkombëtarizimin dhe asimilimin e tyre.
Populli ynë nuk është shoven dhe kurrë s’ka qenë i tillë. Ai kërkon dhe lufton për realizimin e të drejtave të veta, por jo në dëm të të tjerëve”…
“Duke hetuar shembjen e truallit nën këmbë, shovinistët serbomëdhenj kanë bërë përpjekje të ethshme për ta pushtuar kalanë për së brendi, për ta thyer unitetin e shqiptarëve duke aktivizuar në mënyrë të paparë rrjetin e spiujve dhe agjentëve, me përpjekje për një zgjerim të mëtutjeshëm të tij me njerëz frikacakë, të pavetëdijshëm e të mashtruar…”
Per shovinizmin serbomadh
“Popujt jugosllavë duhet të jenë të vetëdijshëm se populli shqiptar, si gjatë historisë së tij, edhe sot, nuk ka luftuar dhe nuk lufton që të dëmtojë dhe aq më pak të rëbërojë ndokend. Ne kemi luftuar e do të luftojmë kundër regjimit fashist jugosllav për t’i këputur prangat, me të cilat na i kanë lidhur duartë”.
Me të njëjten gjuhë të qartë, të guximshme, të vendosur dhe pa ekuivoke, Kadriu dhe shokët e tij u drejtoheshin edhe autoriteteve zyrtare jugosllave:
Peticion Kryesisë së Jugosllavisë; Kryesisë së LKJ; Kuvendit të Jugosllavisë
“Ne punëtorët kosovarë të punësuar përkohësihst në Bruksel të Belgjikës, të tubuar bashkë me vëllezërit tanë që me dhunë I dëboi UDB –a juaj në Turqi, e që tani jetojnë këtu, jemi mbledhur para ambasadës suaj në Bruksel që të protestojmë në mënyrën më të rreptë, për politikën antishqiptare dhe masat e terrorit e të dhunës që kanë ndërmarrë shovinistët jugosllavë, sidomos ata serbë, kundër popullit shqiptar në Jugosllavi.
… Regjimi juaj që nga fillimi ka ndjekur një politikë dhune e shkombëtarizimi, në Kosovë, ndaj popullit tonë, e ka lënë atë në prapambetje të theksuar, duke e mbërthyer në një skamje e mjerim të pashembulltë.
… Veprimet tuaja të pashembullta që janë më të egra se ato të kralëve serbë, na detyruan të bashkohemi si kurrë më parë për t’i rezistuar terrorit tuaj gjakatar dhe të jeni të sigurte se me masa të tilla nuk do të arrini gjë.
Ne nuk duam luftë, por duam të jetojmë në rehati dhe miqësi me popujt jugosllavë. Por që të arrihet kjo, duhet t’i njihni popullit tonë të gjitha të drejtat …
Për Serbinë si dorë e zgjatur e pansllavizmit
Kohët e fundit flitet gjithnjë e më shpesh për afrimin e Beogradit me Moskën e cila Serbinë, historikisht e ka quajtur motër të vogël të sllavizmit në Ballkan. Ka gjasa që udhëheqja serbeështë trimëruar edhe nga jasht që të mos e ndal turiin e tërbuar deri te një luftë e re në mes shqiptarëve e serbëve, e cila pastaj mind të zgjerohet fare leht në rajone më të gjera ballkanike e mbase edhe evropiane…
Për kombinimin e metodave politike dhe strategjisë luftarake
“Për popullin tonë është bërë e qartë se demonstratat ishin zëri i të drejtave dhe lirive të shkelura, kurse demonstruesit – bijtë e vërtetë të popullit që vendosën të thyejnë prangat e robërisë e të mjerimit. Kështu rinia, punëtorët, fshatarët dhe inteligjencia popullore, tashmë janë bërë mur i pakapërcyeshëm për pushtuesin dhe po e vrasin atë me heshtje shkëmbi, piërisht kur ky klith i lebetitur: “dëno demonstratat!” Profesorët e Universitetit janë bërë bllok dhe amiku s’ua nxjerr dot asnjë fjalë, minatorët, punëtorët në fabrika e ndërmarrje gjithashtu. Madje armiku i tërbuar po detyrohet të shpërndajë organizata të tëra të LK-së në fshatra, ndërmarrje e institucione të ndryshme, që po tregohen të pabindura. Kaq thellë ka depërtuar ndjenja e lirisë dhe kaq shumë është brumosur bashkimi I popullit”.
“Në qoftë se ka popull që cilësinë e parë e ka durimin dhe mirëkuptimin, atëherë ky është domosdo populli shqiptar në Kosovë dhe në viset tjera.. . Studentët, rinia dhe populli i Kosovës, duke u nisur për në demonstrata nuk u nisën në luftë, por gjaku nuk bëhet ujë dhe gjaku u dredh. Këtë gjakderdhje e shkaktoi qeveria shoviniste e beogradit…”
“Historikisht dihet se populli shqiptar kurrë nuk e ka bërë as hapin më të vogël në atë drejtim që cënon të drejtat dhe paqen e popujve tjerë… Ai është ndeshur me forca të errëta të mëdha e të vogla… që s’i kanë lënë shteg tjetër përveç luftës ose nënshtrimit. Gjithmonë luftën populli tonë ia kanë imponuar të tjerët, por ai gjithmonë e ka zgjedhur luftën dhe jo kurrë nënshtrimin, pa marë parasysh forcat e kundërshtarit”.
Në mënyrë të ngjashme tejet largpamëse shprehej edhe Jusuf Gërvalla. Në letrën që ai i shkruante udhëheqjes së Shqipërisë ai theksonte: ”Larg ndjenjës revinshiste e shoviniste, te ne është ndezur shkëndija e luftës së pshangshme nacional-çlirimtare, konturet e së cilës po duken në horizont…”
Për domosdonë e luftës dhe bashkimit luftarak
“Përvoja e gjatë historike e luftarake e kanë mësuar popullin tonë se të drejtat e liritë nuk t’i fal kush, por ato fitohen vetëm në rrugën revolucionare”, përkujtonte Kadriu. “Prandaj dolën të bashkuar rrugëve, punëtorët, studentët e fshatarët, gjithë populli ynë trim e patriot për të kërkuar të drejtat e liritë që nuk t’i falë kush, por ato fitohen në rrugën revolucionare. Prandaj dolën të bashkuar rrugëve, punëtorët, studentët e fshatarët, gjithë populli ynë trim patriot për të kërkuar të drejtat e veta, duke qenë të ndërgjegjshëm edhe për sakrificat që duhet bërë. Populli ynë nuk doli me pahir në demonstarat. Ai e dinte se titistët nuk do t’i duartrokisnin kërkesat e tij të ligjshme, kurse policia e ushtria fashiste jugosllave, nuk do t’i priste me lule demonstruesit tanë”.
Historia dhe luftërat e pandërprera e kanë mësuar popullin tonë se lirinë dhe të drejtat nuk t’i falë armiku, por ato fitohen me gjak e sakrifica. Prandaj populli ynë, pas shumë kërkesave në rrugë të zakonshme, të cilave armiku ka refuzuar vazhdimisht t’u përgjigjet, u detyrua t’i realizojë aspiratat e veta të drejta në rrugë revolucionare.
Në rrethana të tilla kaq të ndërlikuara, për realizimin e të drejtave tona, na imponohet lufta. Kur kërkesës sonë për bukë të tjerët i përgjigjen me plumb e bajoneta, ne kemi një armë të vetme: unitetin e pashembulltë të popullit tonë; kjo njëherit është arma më e fuqishme që mund të ketë në popull”.
“Shumë armiq janë munduar ta robërojnë e ta zhdukin popullin tonë. Por, të gjithë janë mbuluar vetëm me turp, kurse populli ynë ka mbetur gjithnjë i lavdishëm e heroik në luftën e tij për liri. Prandaj, sot, populli ynë është më i vendosur e më i bashkuar se kurrë në luftën e tij të drejtë dhe e ka bindjen e plotë se edhe ky rrebesh shovinist do të kalojë si edhe shumë furtuna titiste që u egërsuan në Kosovë. Demonstrata më të reja që shpërthyen këto ditë në Gjakovë e në Prishtinë, i treguan qartë armikut se populli ynë nuk e ka ndërmend të gjunjëzohet as para dënimeve fashiste që po u bëhen njërëzve tanë në gjykimet titiste, në proceset e shumta të kurdisura nga udbashët e Herleviqit.
U pa qartë se grushtat e zemrat e bashkuara të popullit nuk mund t’i thyenin as tanket, as bajonetat e ushtrisë pushtuese”.
Përpjekjet e shovinistëve serbë dhe të këlyshëve të tyre në Kosovë janë përpjekje të një bote të perënduar dhe përpëlitje të një të sëmuri rëndë që është shtrirë në shtratin e vdekjes, por, para se të ngordhë egërsohet si një bishë me fuqi të shumëfishuar. Fuqia e titizmit jugosllav, siç po duhet, tashme pa dyshim, është fryma e fundit e të dëshpëruarit, të cilit hë tash, hë tevona, do t’i shkasë këmba dhe do të bjerë në hunerën që u ka hapur të tjerëve.”
“Kush nuk derdh një pikë gjak për tokën e vet, kush nuk jep asnjë qindarke, ai s’ka të drejtë as të varroset në të”…
Për papërspektivën e Jugosllavisë
. “Politika luftënxitëse serbomadhe”, sipas Kadriut, “ishte pasojë e krizës dhe papërspektivës së shtetit jugosllav. Sot është bërë e qartë për të gjithë botën se situata në Kosovë nuk ka për t’u normalizar, por ajo do të ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Përgjegjësinë për këtë e mban qeveria shoviniste e Beogradit”… “Jugosllavia po përjeton çastete e ariut të plagosur”..,
Në shkrimet dhe fjalimet e asokohshme të Kadri Zekës edhe plasohet ideja e një lëvizjeje të fuqishme kundër hasmërive dhe gjakmarrjes, që vite më vonë edhe shndërrohet në Lëvizje gjithëpopullore…
Per pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive
“Para pak ditësh në Kosovë, ndodhi një fenomen I çudtshëm… Ashtu si në kohë të moçme, shumë shqiptarë që kishin gjaqe e hasmëri mes veti, i shkuan në shtëpi njëri-tjetrit, u falën gjaqet, duke u përqafuar me mall ndërmjet veti dhe ashtu të kapur dorë për dore dolën në demonstrata dhe sot ashtu krah për krah luftojnë së bashku dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Ata i bashkuan idealet e larta të popullit e të atdheut, i bashkoi lufta për të mbrojtur nderin e nënave dhe motrave shqiptare, për të mbrojtur fëmijët nga bishat e egërsuara titiste”…
Amaneti i dëshmorëve nga goja e dëshmorit :
“Amaneti dhe porosia e gjithë atyre heronjëve që dhanë jetën në lulen e rinisë për të drejat dhe liritë e popullit, amaneti i atyre që janë duke lënguar nga plagët e rënda dhe atyre mijëra trimave që po dergjen nëpër burgjet fashiste jugosllave, si për të gjithë popullin, ashtu edhe për ju, ka qenë dhe mbetet:
-Të luftoni parshtur e me të gjitha forcat derisa të realizohen të gjitha të drejtat e popullit tonë;
-të kundërshtoni me forcë dhunën dhe terroin e pashoq që po ushtron
regjimi mbi populllin e rininë tonë;
-të forconi pareshtur unitetin luftarak të ardhëve tuaja;
-të përkrahni e të ndihmoni me të gjitha mundësitë bashkatdhetarët që keni në Kosovë;
-të zbuloni dhe të demaskoni pa mëshirë ata elementë të shitur që bëjnë punën e armikut, që mbjellin panik e konfuzion në rradhët tuaja, që bëjnë punën e agjentëve të fëlliqur, duke ju denoncuar juve te armiku;
-të kërkoni me këmbëngulje që të ju sigurohet puna në vendlindje;…
-të sabotoni të ashtuquajturat “klube jugosllave të punëtorëve”, që janë shndërruar në çerdhe të rrezikshme antishqiptare e në vend të tyre të formoni klube e shoqëri tuaja të pavarura kulturore, artistike e sportive;
-të mos mashtroheni nga demagogjia e premtimet boshe të armikut, të mos u besoni shpifjeve dhe trillimeve boshe të tij;
mos lejoni të humbni gjuhën, kulturën e traditat tona të mira…
Për bashkimin pa dallim
“Çastet e vështira që po kalon populli ynë dhe rreziqet që po i thuren atij e bëjnë edhe më urgjente nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë. Pra, vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike, mund ta shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqve. T’i bashkojmë grushtet e zemrat tona në këtë luftë të shenjtë. Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë! S’e tradhëtojmë dot gjakun dhe porosinë e patriotëve tanë të shquar që nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut për lirinë e truallit arbëror. Por populli ynë nuk mund ta harrojë e tradhëtojë kurrë as gjakun e mijëra vëllezërve e motrave tona që këto ditë po dershin pa kursim, në përleshje me shovinstët jugosllavë…”
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!