Jemi kundër falsifikimit të historisë së çlirimit!

25
Jun
2026
Shkruajnë: Xhemil Zeqiri -Fadil Shyti

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kërkojmë përgjegjësi, dëshmi, argumente me dinjitet kombëtar shqiptar.
Hyrje:
Çlirimi i Republikës së Kosovës është themeli ynë moral dhe politik. Të riaktivizosh sulmet ndaj çlirimtarëve, të relativizosh rolin kolosal të kësaj LÇ-re të UÇK-së Heroike, ta shtrembërosh ose ta përdhosësh gjakun dhe sakrificat e mëdha të dëshmorëve të Komandantëve zulmëmëdhenj dhe të ushtarëve heroikë të saj, është sulm ndaj vetë shtetit.
Prej vitesh shohim sesi disa elementë reaksionarë të vetëshpallur “Veteranë” pra, janë mijëra Veteranë të rrejshëm, që nuk kanë kontribuar në luftë; por më keq; me të gjitha format dhe mjetet e kanë sabotuar dhe i penguar përpjekjet për çlirim.
Kjo s’është thjesht padrejtësi historike, që i tejkalon caqet simbolike—është plagë që pandalshëm po i pengon për të ecur atdheu përpara, po i helmon institucionet, ekonominë dhe kujtesën e së vërtetës kolektive.
Dëshmia dhe nderi?!
Kolonel, Dilaver Goxhaj dhe i biri, togeri Dritan Goxhaj, ishin në vijat e para të fronteve, në radhët e UÇK-s.
Këtë e dijnë edhe “Gurët e malit”. Dhe, “për çudi”, këtë nuk po e dinë as sot e sot, disa ushtarakë që tanimë kanë kaluar në politikat “demokratike” opozitare në Prishtinë dhe në Shkup, ndërsa, disa politikanë kundërshtarë të mjerë politikë nga taborët e partive simotra PDSH-PSSH, të cilët u bien daulleve herë sipas qejfeve të Saliut, herë sipas qejfeve të Ramës, as këta shkretanët nuk po e dinë këtë të vërtetë si në dritën e diellit as në Tiranë?!!!
Apo, më qartë!
E dinë fort mirë këtë të vërtetë, por për interesa të tyre personale, partiake e të tjera, hiqen kinse e dinë të kundërtën?!!!
-Nderimi i tyre ndaj çlirimtarëve, s’ duhet të jetë çështje pëlqimesh (preferencash), por fakt i pamohuar nderi, për të gjithë ata që mbajtën barrën e rëndë, realiste të luftës.
Pikërisht për respekt ndaj këtyre njerëzve, çdo manipulim me statusin e veteranit është shkelje e nderit publik dhe duhet të trajtohet si çështje e rendit dhe e etikës shtetërore.
Problemi: falsifikimi dhe kapja institucionale?!
Mashtrimi i tituĺlit “Veteranë”, dhe përfshirja e personave pa kontribut real në LÇ-re e minojnë besimin te shteti dhe te drejtësia kalimtare.
Pas marrjes së pushtetit, u shënjestruan shtyllat kryesore të shtetit: ushtria, ekonomia, bujqësia, u godit vetë funksionimi i shtetit.
Që kur e kur, mbi të gjitha, është trishtuese dhe e padurueshme që falsifikohet historia, po shkelet gjuha, flamuri dhe identiteti trashëgimia, që na identifikon si komb, u prekën edhe kufijtë e atdheut. Nuk luftuan shqiptarët të mbetur jashtë kufijve të shtetit amë, në tri LÇ-re, që t’u preken vlerat më sublime të kombit.
Falsifikimi i historisë nuk është thjesht debat kuturu interpretimesh, sipas “fontanave” të dëshirave të këtij historiani, apo të asaj historianeje, apo analisti, analisteje, por sipas “dikujt” është mjet për t’u legalizuar karrierat e të pamerituara dhe për të rishpërndarë padrejtësisht burime publike.
Rastet e “Veteranëve të rrejshëm” dhe dëmi publik?!
Kur persona që akuzohen për bashkëpunim me armikun — si rasti i njohur nga opinioni publik, Fatmir Sheholli, njëfar Loi cili u raportua i burgosur, si spiun i Serbisë, pastaj, një ish-udbash me damkë, i quajturi, Mehmet Loci,
— edhe ai gjakprishur, pretendohet që të figurojë në lista si “Veteranë”, ndërsa nga më të merituarit, të shtyhen në periferi, madje, t’u mohohet dhe pjesëmarrja në LÇ-re të UÇK-UÇPMB-së, siç është rasti; Dilaver Goxhaj, zv. i Komandantit, Bislim Zyrapi i mohohet libreza e statusit të Veteranit, ndërsa, Dritan Goxhajt, djaloshit të Dilaverit, me shpifje dhe gënjeshtra pa mbulesë dhe krejt të papërgjegjësi, i mohohet dhe pjesëmarrja në frontet e kësaj lufte.
Për më keq e më zi; ata po sulmohen, kinse të sfidohen; me falsifikime dokumentesh të nxjerra nga labirinthet e bodrumeve të minjve pacova, të cilët luftën e panë vetëm në RTVSH, nga “Rogneri”, apo nga vendet perëndimore.
Duke bërë këto paudhësi dyshimesh të kota, bartësit e këtyre prapësive të “teorive konspirative” me apo pa dijeninë e tyre, historinë e vërtetë, po e dëmtojnë shumëfish: po poshtrohet sakrifica e vërtetë dhe po zyrtarizohet “legjitimohet” trishtim mashtrimi.
Jo! Këto raste nuk janë anomali të izoluara as të rastësishme; ato çdo ditë po sinjalizojnë dështim sistematik në verifikim, kapje politike të komisioneve dhe mungesë argumentesh provuese.
Pse po sulmohen dhe po dëmtohen faktorët çlirimtarë sot, (jo vetëm dje), janë faktet:
Po ndodh një dëm moral: luftëtarët dhe familjet e tyre, po ndihen thellësisht të tradhtuara; brezat e rinj po marrin sinjale të këqija se, gënjeshtrat po shpërblehen.
Dëm institucional shtetëror: kur statuset ndahen pa merita, drejtësia dhe administrata krejtësisht e humbin autoritetin.
Dëm ekonomik: skemat e përfitimeve pa verifikime, krijojnë barrë fiskale dhe shtrembërojnë përparësitë e zhvillimit (ushtri funksionale, arsim profesional, bujqësi konkurruese etj…).
Dëm strategjik: kur historia falsifikohet (manipulohet), politika e sotme e humbë busullën dhe rrezikon të bjerë pre e interesave të huaja.
Thirrje për përgjegjësi dhe verifikim!
Kontroll i plotë, i pavarur dhe i matshëm i listave të veteranëve, me standarde të qarta, të faktuara:
dokumentacion luftarak, kronologji operative, dëshmi të verifikuara nga hierarkitë përkatëse.
De-politizim i komisioneve: përfshirje e historianëve ushtarakë, juristëve, arkivistëve dhe përfaqësuesve të Shoqatave reale të luftëtarëve.
Sanksione të qarta dhe të zbatueshme: heqje e statusit dhe e përfitimeve, kthim fondesh, ndjekje penale kur ka elementë vepre.
Rregull bazë: asnjë titull pa fakt (provë), asnjë heqje nderi për meritoret pa proces të drejtë.
Arsimi dhe kujtesa: pastrim i karikulave nga mitomania; gjuha, flamuri kombëtar dhe kufijtë dhe historia të mbrohen edhe me punime shkencore akademike, jo me propagandë mashtruese.
Emrat dhe e vërteta publike
Dilaver Goxhaj dhe Dritan Goxhaj janë gjallë dhe përfaqësojnë dy breza që mund e duhet të dëshmojnë: 1.
Le t’i dëgjojmë të parët ata që ishin në terren, Komandantët realë, mjekët e fushës, logjistika, njësitë që mbajtën linjat e furnizimit dhe informacionit.
2.
Pas tri dekadash, çfarë mund të falsifikohet më?!!!
3.
Dokumentet ekzistojnë, dëshmitarët shumica jetojnë, kufijtë e së vërtetës janë të verifikueshëm.
4.
Kush guxon të rishkruajë historinë sot, le ta bëjë këtë para provës, jo para mikrofonit me zhurma koti!
Përfundim:
Mbrojtja e të vërtetës së Çlirimit të atdheut nuk është mallëngjim (nostalgji); është mbrojtja e shtetit.
Ndërsa, nderojmë ata që luftuan realisht, duhet të pastrojmë çdo titull të pamerituar, të mbrojmë Gjuhën, Flamurin, Identitetin Kufijtë dhe historinë tonë, që të rikthejmë besimin se, shteti nuk është strehë e mashtrimit, e hajnisë, e tradhtisë, por shtëpia e dinjitetit shqiptar dhe njerëzor.
Version i shkurtuar për publikim në rrjete:
Çlirimi është themeli ynë. Falsifikimi i historisë dhe i statusit të veteranit e çanë, e krisë shtetin.
Nder për vijën e parë — si Dilaver e Dritan Goxhaj! Mashtrimet turpërojnë sakrificën!
Skandali i “Veteranëve të rrejshëm” — p.sh. rasti i raportuar i Fatmir Shehollit, si spiun — kërkon auditim të pavarur dhe sanksione, poashtu, edhe ish-udbashi, Mehmet Loci e myteberë të tjerë.
Rregulli: asnjë titull pa provë, asnjë heqje nderi pa proces të drejtë. E vërteta të verifikohet; dinjiteti mbrohet.
25. 06. 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/06/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk