Jeta e Marin Memës në rrëzik?! Serbët reagojnë masovikisht pasi bëri dokumentarin e famshëm edhe në gjuhën angleze

10
Dec
2022

Dokumentari i gazetarit shqiptar Marin Mema dhe historianit Florent Hasani, “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë” ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Politikanë, historikerë, gazetarë e opinionistë të ndryshëm në serbi kanë reaguar ashpër duke e quajtur “propagandë” dokumentarin e Marin Memës. Gazetari i njohur në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se dokumentari i tij flet për objektet e kultit që ndodhen në Kosovë e që sot janë uzurpuar nga serbët.

“Dihet se ato objekte e kanë gjenezën e tyre u përkasin shqiptarëve. Këtë e thonë edhe dokumentet e shumta edhe të autorëve të huaj”, tha ai, përcjell Telegrafi. Mema thotë se sllavët kanë arritur të manipulojnë gjërat dhe këto objekte sot para opinionit ndërkombëtarë i konsiderojnë si të tyre.

Autori i emisionit “Gjurmë Shqiptare” thotë se dokumentari në fjalë u dhemb serbëve pasi ai është ndërtuar mbi dëshmitë e historianëve të respektuar dhe dokumenteve të pakontestuara.

“Ne po tregojmë të vërtetën. Këto janë të dhëna të vërteta dhe gjithkush nëse hulumton e sheh të vërtetën. Dokumentet thonë se Patriarkana e Pejës, Manastiri i Deçanit apo Manastiri i Graçanicës kanë rrënjë iliro-arbërore dhe janë ndërtuar 800 vite para se sllavët të pranonin krishterimin”.

Mema thotë se për sllavët është më e vështirë që dokumentari u bë edhe me titra në gjuhën angleze. “Sllavët janë mësuar ta bëjnë historinë ashtu siç duan. Kjo është arsyeja pse ata kanë reaguar aq masivisht”.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk