Diplomacia.dk

JO, ASOCIACIONIT NË BAZA NJË ETNIKE!

Shkruan: Fadil Shyti

-Nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia!
-Nuk guxojmë të lejojmë dhe të përsëriten gabimet e LPAN-it, të pranohet “Zajednica”, sipas marre-veshjeve të viteve, 2013 dhe 2015 të klikës: Hashimi-Isa me Serbinë Fashiste!…
-Asociacione të ndryshme, ka kudo nëpër botë. Këto ditë lexova këto ditë në portalin, “Europa e lirë”, këto mënyra të qeverisjes në komuna, brenda shteteve sovrane ishin dymbëdhjetë llojesh. -Këto, ishin të ndryshme, të përshtatura për qeverisje kudo në vendet kapitaliste, euro-atlantike dhe në vendet skandinavike!
-Nuk kam lexuar, as dëgjuar, që gjetiu në Ilirik (Ballkan), në Europë, në Skandinavi, në Amerikë, apo gjetkë, paska asosiacion një etnik?!
-Po, ju lexues të nderuar-a, keni lexuar apo keni dëgjuar?!
-Pse ta bosnjëzojmë Kosovën?!!!
Pse ta shpërblejmë Serbinë Fashiste, që të ketë dorën e zezë në Kosovë, me një mini-Republikë Serbe në Kosovë?!
Është në nderin e tyre që, shqetësimet tona, t’i kuptojnë drejt dhe faktorët ndërkombëtarë, në veçanti Amerika dhe Euriopa, që vetes ia kanë shtruar detyrë të kurorëzojnë pëpjekjet e tyre për një marrëveshje përfundimtare të qëndrueshme për paqen në rajon, midis Kosovës dhe Serbisë.
Historia e vjetër dhe e re, çdoherë ka dëshmuar se, nuk ka paqe të sigurtë me ca zgjidhje të përkohshme, jo të drejta dhe të gabuara…
-Mendoj:
Është koha e fundit që, ne shqiptarët t’i lëmë mosmarrëveshjet, mëritë personale, grupore, partiake politike, ideologjike, midis nesh, t’i lëmë lakmitë, -ato, që s’na takojnë, as nuk na bëjnë nderë, t’i lëmë orekset e makutërive për pasuri, t’i kthejmë ato kurdoherë në përpjekje të fuqishme për shtet me sovranitet, jo vetëm pushtet pa këtë sovranitet.
Prandaj:
1. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, qeveria “Kurti 2”.
2. Opozita në Prishtinë.
3. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Qeveria “Rama 3”.
4. Opozita në Tiranë.
5. Akademia e Shkencave në Prishtinë, Tiranë, Shkup.
6. Veteranët e UÇK-së.
7. Veteranët e LANÇ-re.
8. Shoqëritë Civile jo qeveritare, kudo në Shqipërinë tonë, në jug-veri, në lindje-perëndim.
9. Këshilli për liritë dhe të drejtat e njeriut, në Prishtinë.
10. Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë.
11. Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.
12. Intelektualët e pavarur përparimtarë, analistët politikë në çdo të atdheut, në rtv dhe në shtyp të ngrejnë zërin fuqishëm kundër padrejtësive ekonomike, politike, diplomatike, kulturore dhe shkencore ndaj Kosovës dhe Viseve të tjera shqiptare.
13. Shoqatat Kulturore dhe Shkencore atdhetare në mërgim dhe Ambasadat tona shqiptare, kudo nëpër botë.
14. Sindikatat e pavarura të klasës punëtore, të sektorit shtetëror dhe privat në Kosovë.
15. Sindikatat e pavarura të klasës punëtore, të sektorit shtetëror dhe privat në Shqiprinë e andej Drinit.
-Pra, të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, në Kosovën Lindore, në Malësi të Madhe dhe kudo që jemi jashtë atdheut, në jug-veri, lindje dhe në perëndim…,-duhet të jemi të një-zëshëm, të flasim dhe të shkruajmë të vëretetën dhe vetëm të vëretën e hidhur për prapakthimet historike që po na sillen si hienat vërdallë,-të ngritemi në protesta, të veprojmë BASHKË, si një trup, në UNITET të plotë kombëtar atdhetar, që t’i themi, JO,-të madhe Serbisë Fashiste dhe miqve të saj reaksionarë, të hapur e të maskuar që ngrejnë kokat në qarqet ndërkombëtare!
Bashkë, t’i dalim përpara këtij rreziku të madh, që po i kanoset Kosovës dhe kombit shqiptar, në çdo cep të Shqipërisë sonë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
15 janar, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 16/01/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk