Shkruan: Muhamet Kelmendi
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Asociacioni nuk është temë jetike kundruall gjenocidit serbomadh dhe njohjes reciproke.
Dialogu me shtetin serb pa përfshirjen e çështjeve jetike në dialogim dhe të njohjes reciproke nuk mund të ketë paqe në Ballkan.
Organizimi i çfarëdo asociacioni nuk është çështje e ngutshme, sikurse është çeshtja e të humburëve, të dëmeve të luftës, të përgjegjësisë për krimet ndaj njerëzimit, si vrasjet, diegiet, masakrimet dhe përdhunimet. Natyrisht se, nuk ka perspektivë pa ri-atdhesimin e 1600 martirëve shqiptarë të pagjetur, që janë nëpër varre masive në Serbi.
E gjithë kjo, duhet të përfundon me njohje reciproke.
Është anomali e llojit të veçant kërkesa ultimative për asociaion kundruall temave vitale të jetës. Nuk mund të krahasohet kurrë vepra gjenodiciale me kërkesën për asociacion. Tamam po del, sic thotë populli, ” loja e ujkut me qingjin”.
Në Kosovë janë vrarë, djegur dhe masakruar fizikisht mbi 1300 fëmijë. Në mesin e tyre edhe beba dhe fëmijë të moshës nën një vjeqare.
Me mijëra përdhunime janë bërë. Janë përdhunuar gra dhe vajza, burra dhe pleq. Janë debuar me represalje fizike e plaçkitje mbi 1 milion shqiptarë jashtë Kosovës.
Dhe, për këto vepra gjenocidiale u bënë bombardimet nga NATO/ja, ndaj Serbisë.
Po sot, pse nuk kërkohet përgjegj[ësia?
Në planin gjermano- francez, apo të UE-së dhe te SHBA-ve nuk janë temat e tilla.
Duket që, Serbia mike e Rusise dhe e shtyrë nga Moska, ka gjetur mjetin e presionit, frontin e dytë të luftës në Evropë, atë në Ballkan.
Të frikësuar nga kjo, po bëhen lëshime të mëdha.
Në anën tjeter, ka shtete dhe politikanë të UE-së, që nuk e duan Kosovën e pavarur.
Greqia, mike e shtetit serb ka detyrime të mëdha ndaj shqiptarëve. Është çështja çame dhe ajo e arvanitasëve shqiptarë në Greqi.
Spanja, e ka çështjen e popullit bask. Baskët kërkojnë dhe e kanë realizuar Referendumin për shtet të tyre.
Edhe Rumania, ka minoritet hungarez.
Ndërsa, Sllovakia është mike sllave e serbëve.
Për Çipron dihet ndarja e saj në mes Çipron greke dhe në Çipron turke. Çiproja greke, pretendon ribashkimin me ripushtim të Çipros turke.
Kjo, e përcjellur me qëndrimet e Francës, ka bërë ndryshime të mëdha në politikën në Ballkan.
Ka gjithashtu edhe politikanë pro-serbë. Duhet këtu, të përmendim Mittcotakisin grek, Kryeministrin e Spanjës, Miteranin e Francës ose Borelin dhe Lajçakun e UE-së.
Por, ajo që e ka prekur më së shumti kombin shqiptar, është qëndrimi dhe ndryshimi i politikës së Vashingtonit. Ikja nga temat jetike dhe kërkesa për asociacion është diçka e re, në politikën e SHBA-ve.
Natyrisht se, përgjegjësia për asociscion bie te politikanët e pandërgjegjshëm të Kosovës. Kryesisht, te Thaçi dhe te Mustafa. Marrëveshiet e tyre me shtetin serb për asociacion e kanë vënë Kosovën në pozitë të rëndë në dialogim.
Mirëpo, kjo nuk është çështje që obligon Prishtinën mos të futë temat jetike në dialogim. Dhe, natyrisht se ajo as Vashingtonin, as Berlinin, as Londrën e as Parisin nuk e ndalon në kërkim të temave jetike për paqe të qëndrueshme në Ballkan.
Kurrë nuk mund të barazohet çështja e asociacionit me 1600 njerëz shqiptarë të pagjetur.
Këtu, kërkohet nga Vashingtoni të kërkon nga Serbia përgjegjësi, sikurse po kërkon nga Kosova për të filluar punën për asociacion.
Çka e ndalon?
Mos është punë e rëndë të gjinden të vrarët shqiptarë, të varrosur në Serbi. Shteti serb i din ku i ka groposur. Apo, ndoshta përdhunimet nuk kanë randësi në raportet Kosovë-Serbi.
Po dëmshpërblimi!
Nuk janë këto tema jetike për Kosovën dhe shqiptarët?!
Na qenka vetëm asociacioni!!??
Jo.
14 janar, 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!