Rastesisht e degjova RUDINA XHUNGEN ne DRITARE-TV.
Foli e indinjuar per arrestimin e luftetarve te lirise se Kosoves e nder to edhe te DRITON GOXHAJT.
E nder te tjera e prekur na tha se kishte folur ne DRITAREN E SAJ shpesh here per Kosoven dhe luftetaret e saj te UÇK.
Kishte folur per DILAVERIN e me pas edhe per DRITONIN te cilet vajten vullnetarisht ne luften e Kosoves per liri.
Nje gazetare e mirenjohur nje shqiptare e mire e patriote “eshte vene ne dileme”per aq sa ka bere per Kosoven.
Dhe kjo nuk eshte e thjeshtë…!
Per shkaqe pune kam ndjekur nga afer zhvillimet ne KOSOVE.
Kam ndjekur nga afer te gjitha veprimtarite qe zhvillohen atje,gjithmone me syrin qe jemi nje komb,kemi nje gjuhe e kemi nje flamur.
Jam habitur kur deputetet e Kosoves e votuan gjykaten nderkombetare te drejtesise.
Aq me shume jam shqetsuar kur e njejta Gjykate arrestoi e me vone burgosi lideret e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.
Kanë kaluar vite e sot,akuzat me te cilat keta luftetare jane denuar kane rene.
Ka rene shtepia e verdhe me gjithe absurdin e organeve,diku ne malesite e Shqiperise,
Kane rene thuajse te tera ndonese luftetaret mbahen ende ne burgun e gjykates nderkombetare te drejtesise,
Kane mbetur vetem akuzat e Serbise me te cilat po vazhdojne te denohen edhe sot luftetaret e pafajshëm te shqiptarisë.
Me keto dosje po burgosen edhe brenda Republikes se Shqiperise,luftetare te tjere te cilet vullnetarisht luftuan per lirine e Kosoves.
Mesa duket,Shqiperia i ka kryer te gjitha punet e tjera e tash i erdhi radha DRITON GOXHAJT,pjesemarres ne luften e shqiptarve,ne Kosove e ne Maqedoni.
Dritonin nuk e njoh nga afer por komandantin,Dilaver Goxhaj dhe lavdine e tij i njoh prej shume viteve me pare.
Njerez te ketij soji nuk duhen prekur,pa llogaritur ate tjetren qe kjo kategori njerezish nuk jane konsideruar dhe as ndihmuar nga shteti shqiptare gjate gjithe ketyre viteve te pas luftes ne KOSOVE.
Perveç vuajtjeve te asaj kohe,familja Goxhaj hoqi edhe vuajtje te tjera,ne perballje me çperfilljen,varferine e papunesine.
E degjoja fjalen e Rudines dhe pikellimi me zuri gjitheandej.
Duke prezantuar Dilaverin dhe te tjere afer tij,te birin,Dritonin me shoke,ti Rudina veç mire ke bere.E ke mbuluar sado pak turpin qe na ka zene e nderkohe e ke ndritur kontributin tone apo me sakte te shqiptarve te kendej Drinit.
Me sa kam lexuar deri tani,si dhe me sa kam degjuar eksperte te fushes nuk eshte provuar fajesia e DRITON GOXHAJT.
Po denohen luftetaret e lirise me dosjet e sherbimeve inteligjente te Serbise,keshtu po degjojme gjitheandej.
Uroj qe Dritoni te lirohet menjehere,uroj që shteti shqiptar te zgjohet e te marre ne mbrojtje qytetaret e vet,te marre ne mbrojtje edhe te tjere qe jetojne ne Maqedoni,Kosove e Luginen e Presheves.
Kete ja kerkon,thjesht e thene,dokumenti themelor i shtetit,KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE…!
Tiranë,8 gusht 2023.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!