Jo vetem bardh e zi..

01
Aug
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Asnje komb i qyteteruar, nuk mundet kyrresesi te pranoje te revizionohen te vertetat, te cilesdo ideologji apo figure historike, nacionale a nderkombetare qofshin ato. Shikimi kritik nuk duhet te barazohet me likujdimin e historise. Nje histori e likujduar, nen pretendimin se beri apo ben dem, perseritet ne kohe, me dhimbje, e ndoshta me shkaterrim. Brezave te rinj i duhet percjelle e verteta e paritushuar, e mire apo e keqe, dhe analizat duhet te behen shkencore, jo nga kalemxhinje te paguar nga grupime ekonomike apo politike, qe kane interesa te grupit apo individit. Te punosh ne sherbim te ketij trendi, done te thote te ndertosh e te kurdisesh nje bombe te madhe te marredhenieve shoqerore, qe con ne shkaterrimin total te shoqerise. E mira dhe negativja, e po ashtu ajo midis tyre, duhet te jene te mundure te mesohen e te dihen nga sa me shume njeres, edhe ne programet shkollore. Nuk mund te ndertohet e te mbrohet e ardhmja me manipulimin e se shkuares, e cila duhet vleresuar ne menyre dialektike per rrethanat dhe kohen kur eshte vepruar e jetuar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Banda kriminelesh politike, ideologjike, apo edhe ato te krimit te organizuar ekonomik, e krimit ordiner, nacional apo nderkombetar, nuk jane te interesuara per te vertetat, por per fshehjet e tyre, e manipulimin e historise, gje qe con ne ekstremizem te djathte, duke rrezikuar keshtu paqen nderkombetare e perseritur historine, duke nxjerre ne skene fashizmin.

Eshte domosdoshmeri jetike, sidomos per vende te vogla e te zhytura ne varferi, nga politika ekonomike imperiale, qe te vertetat te dihen, te mira e te keqia, qe te keqiat te paramdalohen ne riperseritje, dhe te mirat te cohen me tej.

Miku yne virtual, Florim Dervishi, duke marre shkak nga nje leter e nje komunisti Belg, ne sherbim te ruajtjes se te vertetave historike, kunder revizionimit te tyre shkruan tek miku tjeter Pellumb Saraci:

“Pellumb Saraci mendoj bëhet fjalë për qytetin Drap të Francës . Politikani belg bën një përshkrim të gjarjeve në Europë, nuk është e thënë se është belg dhe duhet të shkruaj vetëm për ngjarjet në Belgjikë. Në Prato të Italisë ku unë jetoj prej 30 vjetësh ekziston rruga Karl Marx, Stalingrad , Antonio Gramshi etj. etj. Rruga Karl Marx është një nga arteriet kryesore të qytetit, dhe nuk bëhet fjalë ti ndërrohet emri.

Të lëvizim të gjithë nga një gurë dhe ti kthejmë nderin vendit, dhe jo të votojmë me sy mbyllyr nr5 . Ti tregojmë rinisë se kush ishte Karl Marx, Lenini , Stalini, ENVER HOXHA me shokë.”


30 Korrik 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk