JU LUMTË RINI HEROIKE SHQIPTARE!

12
Jun
2026
Shkruan: Fadil Shyti
Vigjilencë!
Organizatorë të nderçëm atdhetarë dhe të nderçme atdhetare!
Protestat tuaja të drejta gjithë popullore, po i përcjell me vëmendje dhe admirim, në veçanti për vendosmërinë dhe kërkesat tuaja të drejta.
-Për ju të dashur/a, kam një këshillë të sinqertë vëllazërore:
Në radhët e protestuesve mos i lejoni pështjellime, koklavitje, të futen si mish i keq, në trupin e shëndetshëm rinor, nga klikat reaksionare, në veçanti dhe kurrsesi; udhëheqësit e partive vjetra PDSH-PSSH, me anëtarësinë e tyre në qendër dhe në bazë; të Saliut dhe të Ramës!
-Ato, me dinakëri, si ujqërit “të ngjyrosura, këmbët e bardha me miell”; përpiqen dhe do të përpiqen që vetëm përkohësisht të “ndërrojnë lëkurën” me objektivën e caktuar kryesore, që përsëri  me lajka dhe tradhti ta marrin kalanë nga brenda,-pra, të kapin përsëri shtetin me pushtetin.
Mos harroni!
Kjo nuk është protestë për pushtet!
Është protestë madhështore për shtet me dinjitet, me sovranitet; protestë për barazi, liri, drejtësi!
-Bashkë, Shqipëria, po bëhet dhe do të bëhet e bukur,-ashtu siç e deshën, e duan dhe do ta duan në të ardhmen, atdhetaret dhe atdhetarët e dëshmuar/a, në beteja të jetës luftë; që, në çdo etapë të historisë nuk e kanë kursyer djersën dhe gjakun, për Nënën Shqipëri.
-Shqipëria jonë, nuk mund të jetë pafundësisht plaçkë tregu për bejlerët dhe agallarët; oligarkët dhe politikanët e sotëm kriminelë dhe hajdutë të sojit më të keq; Saliu-Rama dhe të shitet si një faculetë duarsh në tregun e botës kapitaliste, për dhëndurët e presidentëve të huaj, për tezet apo dajallarët e tyre!…
Shqipëria, ishte, është shqiptare dhe kurdoherë do të jetë shqiptare; kurdoherë duhet dhe do ta ketë ZOT në tokën dhe në qiellin e saj, vetëm  Shqiptarin.
11. 06. 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/06/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk