Ju motra dhe vellezer kosovare!

14
Sep
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ju motra dhe vellezer kosovare, qe mbeshteteni partite tuaja te opozites, per fanatizem partiak, apo thjesht se besoni qe ata kane te drejte, fatkeqesisht jeni te pompuar perdite e per nate, njezete e kater ore ne dite nga nje propagande mediatike e mirepaguar nga oligarke qe “nuk e kane as per pese”, qe nuk duan t’ja dine as edhe sikur t’i dale ne maje te catise flaka Kosoves, e as per pupullin qe te vihet perseri nen thunder e Serbise, por qe merakun e kane vetem tek paraja e tyre, e vendosur me shume me korrupsion, e me krim

Beni nje analize me te kujdeseshme, duke hequr cdo syze partiake, shikojeni realitetin drejte e ne sy, shikojini dhe ata qe bllokojne funksionimin e shtetit drejte e ne sy, e do te dalloni tek keta te fundit tinzarllekun, pabesine ndaj atedheut e popullit.

Mos vraponi dhe mos shkoni symbyllurazi pas partise, por hapni syte per jetet tuaja, respektoni gjakun tuaj te derdhur lume ne breza.

Perpara se t’i versuleni Kurtit dhe qeverise se tij, dergojeni qofte edhe jo fizikisht, por shpirterisht, veten tuaj tek Cakorri, tek tokat e blera per pese euro arin, tek tokat qe ju falen apo ju shiten ne treg te zi Maqedonise se Veriut, tek industria e shkaterruar pas luftes qe Kosova te boshatiset, dergojeni tek Ujmani qe pergatetesh te shitesh, tek Trepca qe punohet e lobohet edhe me taksat tuaja per t’ju dhene Serbise, dergojeni tek zajadjenicat qe paralizojne sigurte edhe e kthejne Kosoven nen Serbi, dergojeni ne Mitrovicen e okupuar me kolone serbe, jo me shume se njeqind vjet me pare, ne Mitrovicen e Ise Buletinit legjendar qe vajti deri ne Londer per ta mbrojtur ate dhe gjithe Shqipetarine, dergojeni veten tek ato familje qe u perzune gjithkund nga trojet tona mijeravjecare, e pasi te vizitoni e te shikoni perseri me syte e mendjes, te zemeres e te shpirtit per sa thashe me siper, vendosni te mbeshtesni Kurtin qe punon per Kosove dhe per popull, ose mbeshtesni Partite Opozitare qe bllokojne shtetin per te bere zot shtepie partine politike serbe, “Lista Serbe”, qe ka te drejta kushtetuese e ligjore, me shume se cdo minoritet ne bote dhe qe nuk e njeh kushtetuten dhe Republiken, e ne anen tjeter “mbeshtetet” tek kushtetuta “se i mohohen te drejtat”.

E drejta e serbeve, edhe pse jane kolone ne troje te shqipetareve, per te jetuar ne barazi me shqipetaret, as eshte cenuar e mohuar deri me sot, dhe as do te cenohen ne te ardhemen. Ata kane qene e do te jene ne barazi te plote me popullin shqipetar.

Zhurmat provokuese te Beogradit zyrtar, e te mbeshtetura jo pak nga Europa, e deri nga politikane te vecante amerikane, e trimerojne Beogradin, e u “japin force” dhe shprese per karrike pushtet opozites, qe per te ulur veten ne ato karrike, shesin edhe nene e babe.

Inteligjenca e lindur popullore shqipetare, me siguri do t’i drejtoje njerezit tane, jo aty ku i drejton mashtrimi, por aty ku i drejton interesi i ekzistences se populit e i atedheut, mireqenia e femijeve tane ne brezat qe vijne. Ne se ndodh e kunderta, ne se propaganda, mashtrimi, shitja e tradhetia zene vendin qe nuk duhet te kene, atehere gjaku i derdhur eshte i humbur, e te renet do te ulerasin nder varre, ndaj cohuni ne mbrojtje te Republikes, edhe kur shikoni se dikush nga ambasadat, perfshire edhe ate te vendit mik e strategjik te shqipetareve, Amerikes, per aresye nga me te ndryshmet, te deklaruara apo te pa deklaruara, flasin apo marrin ndonje vendim jo te kendeshem per ne shqipetaret.

Ne nje fjalim te tij edhe vete presidenti Amerikan Trump, u bente thirrje popujve te mbrojne interesin kombetar, perkunder politikave globaliste, qe humbasin identitetin, por kjo nuk u shkon per shtat grenelleve, amerikane, shqipetare apo grenelleve te cdo lloj kombesie!

Amerika ka shumicen e politikaneve e te popullit qe e don, e mbron lirine, dinjitetin dhe ekzistencen e popujve. Ne Amerike nuk ka vetem Grenella. Shqipetaret nuk duhet te befasohen, nuk duhet te trullosen e te humbasin toruan edhe kur dalin perseri Grenella te tjere. Vija politike dhe strategjike amerikane eshte ne linje me interesin shqipetar, ndaj hidheni ne plehera duartrokitjen e shqipetareve e te serbeve pakurrizoreve, lapanjozeve, tregetareve te atedheut e te shpirtit te tyre pa shpirt. Besoni ne faktet jo ne manipulimet politike. Mos harroni, se ne jemi nje popull, jemi nje komb qe kemi ardhur nga mijeravjecaret, jo neper nje rruge te shtruar me asfalt. Rruga jone e ekzistences kombetare nuk ka qene asnjere vaj, por e ashper, e veshtire, me luftera te shumeta, dhe keshtu do te jete edhe ne te ardhmen, por kombi ka ecur e do te ece perseri, edhe perkunder shkopinjeve e gureve qe na vendosen nen rrota nga armiq te nacionaliteteve te huaja, apo nga tradhetia e atyre qe vetem flasin shqip.

Mbeshteteni jeten motra e vellezer, besoni ne forcat tuaja te pashterreshme, se vetem ajo u garanton te ardhmen, u siguron lirine, nderin e dinjitetin.

Gjithe te mirat!

13 Shtator 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk