Diplomacia.dk

KA ARDHUR KOHA TË SHPËRBËHET “ROMA E TRETË” !

Shkruan Prof.Dr. Abdulla Mehmeti
P a m f l e t

Përmes miteve të rrejshme, ideologjia serbomadhe, përmes propagandës politike dhe fetare të pushteteve shovinistë të derisotëm, në vend dhe në botën e jashtme, kinse është “Kosova – zemra e Serbisë”, “Kosova – tokë e shenjtë serbe” dhe “Kosova – Serbia e vjetër”, duke e përhapur këtë progandë para opinionit vendës dhe ndërkombëtar, duke falsifikuar faktet historike, për ta mbuluar të vërtetën e madhe, se: “Serbia është Rusi”, “Serbia-tokë e shenjtë e vëllazërisë ortodokse sllavomadhe” dhe “Serbia është Rusia e re në Evropë”, nga viti 1878 e më vonë.
Sipas burimeve historike, Perandorinë Romake e kanë krijuar shqiptarët e lashtë, Perandorinë e Romës Lindore, gjithashtu e kanë krijuar shqiptarët, Perandorinë Osmane e kanë krijuar shqiptarët, edhe Perandorinë e Rusisë (me pretendim për krijimin e Romës së Tretë), për qëllime hakmarrëse ndaj popujve barbarë, e kanë krijuar shqiptarët, me ndihmën e Vatikanit.
Historia na mëson se, ata që i kanë themeluar këto perandori, të njëjtat edhe i kanë shkatërruar, kur ato janë pushtuar përbrenda nga të tjerët, popujt barbarë, duke e devijuar konceptin dhe qëllimet e krijimit të tyre.
Ka ardhur koha për krijimin ndoshta të ROMËS SË KATËRT, një fuqie të re politike, ushtarake dhe strategjike në Evropë, me Rendin e ri botëror që po krijohet, për ruajtjen e vlerave të qytetërimit perëndimor, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe të kufijve etnikë të popujve të shtypur deri më sot, në Evropë dhe më gjerë.
Në thelbin e këtij KONCEPTI janë historie dhe traditat liridashëse të shqiptarëve, në mbrojtje të Evropës dhe qytetërimit Perëndimor, si vlera të mëdha të ruajtura deri në ditët e sotme, nga e kaluara e lashtë, qytetërimi Pellazg-Ilir i Evropës.
Kush e njeh mirë historinë, sipas burimeve, jo sipas propagandës sllavomadhe e grekomadhe, e ka shumë lehtë për ta kuptuar, se ka ardhur koha të shkatërrohet Perandoria Rusomadhe – ROMA E TRETË.
(6. XI. 2022)
* * *
Rilexim
TRE PERSONALITETE TË BOTËS SHQIPTARE (ARBËRORE), PRINCIPATËN E VOGËL TË MOSKOVIT E SHNDËRRUAN NË PERANDORI TË MADHE TË RUSISË, NGA GJYSMA E DYTË E SHEK. XV DHE GJYSMA E PARË E SHEK. XVI
1. Zoje Paleologu (1448 – 1503), princesha arbërore e martuar (përmes Vatikanit) me princin e Madh të Moskovit, Gjon Vasilin (Ivan III Vasilyevich, 1440-1505);
2. Vasili III (1479 – 1533) , djali i Zojës, princi i madh i Moskovit;
3. Mihal Artioti, i njohur me mbiemrin Trivoli (1475 – 1556), ndër rusët dhe evropianët i njohur me emrin fetar Maksim Greku dhe si Maksim Ilini (iliri), filozofi dhe teologu me prejardhje shqiptare (arëbërore), dijetari më i madh i kohës në Evropë dhe Rusi, që përhapi dijen shkencore dhe fetare (përktheu liturgjinë në gjuhën sllave), përhapi frymën e Humanizmit dhe Rilindjes (Renesancës) evropiane ndër popujt e prapambetur të Rusisë (atëkohë Moskovi), hapi shkollat e para moderne, i njohu ata me zbulimet e reja në botën evropiane dhe arbërore, si zbuli i Amerikës etj., si dhe këshilloi princat rusë (me nënë e gjyshe shqiptare) si ta zgjerojnë shtetin, duke e shndërruar në Perandori nga më të fuqishmet në shekujt e ardhshëm, me pretendime të bëhet ROMA E TRETË, që ia panë sherrin vetë krijuesit e saj dhe të gjithë shqiptarët më vonë. (Zoja u helmua, ndërsa Mihal Artioti i kaloi afër 30 vitet e fundit të jetës së tij me persekutime, në izolim dhe internim). Pas gati pesë shkujve (500 vjet) u shpall shenjtor i ortodoksisë ruse nga Kisha Ortodokse e Moskës (më 1988).
4. Edhe Cari i Rusisë, Ivani i Tmerrshëm* ka qenë nipi nga i ati i princeshës arbërore, Zoje Paleologu, por edhe me nënë jo ruse, me prejardhje nga vendet ballkanike.
Gjatë ditëve në vazhdim do të shkruajmë më hollësisht për këto personalitete, me të dhënat që janë thënë deri më sot nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj, si dhe ato që nuk janë thënë, janë fshehur e falsifikuar nga propaganda politike dhe fetare deri më sot.
* Mbretërimi i Ivanit të Tmerrshëm është mishërimi i Rusisë në shekullin e 16-të. Kjo është koha kur një shtet i centralizuar formohet nga territoret e pushtuara. Ivan i Tmerrshëm personalisht pati një dorë në formimin e një forme të re të sundimit autokratik në Rusinë e Moskës. Shumë historianë të historiografisë para sovjetike dhe moderne e argumentojnë se sa e dobishme ishte veprimtaria e Ivanit të Tmerrshëm për Rusinë. Çfarë ishte më shumë, pozitive apo negative, dhe cili është roli i Ivanit IV në zhvillimin e Rusisë. Dikush e konsideron atë një shenjt, dikush thotë se Ivan i Tmerrshëm bëri katastrofën për Rusinë e Moskës.
** Për figurën, veprimtarinë dhe përkatësisnë arbërore (shqiptare) të Mihal Artiotit (Trivolit), afër pesë shekuj i harruar dhe i panjohur për shqiptarët, për herë të parë kanë shkruar studiuesit pas 387 vjetësh nga vdekja e tij, së pari studiuesit rusë, më 1943, më vonë autorët shqiptarë, studiuesi Mikel Prenushi, në vitin 1981 dhe më vonë Kolec Traboini (shkrimtar dhe skenarist nga Shkodra), në vitin 2004, pas 448 vjet nga vdekja e dijetarit të famshëm arbëror (Shih: gazeten ILLYRIA, New York, nr. 1334, 16 -19 prill 2004 dhe gazeta “Koha jonë”, nr. 120, 3 maj 2004, f. 21)
(12 qershor 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 13/12/2022

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk