Ka na doli kjo Zan Malit

14
Jul
2025
(Nga: Dedë Dushaj


Ka na doli kjo Zan Malit
Krenari e çdo Shqiptarit
Po n’deron kombin e vetin
Tu me m’brojt idenitetin.
~~~~~~~~~~~~~~~~~
Shoqet tua i numroj n’gishta
Si kur gjall asht Shot Galica
Hije t’ka fjala’e kuvënit
Si me kën Nora’e Kelmënit.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Që dhe sot jeton nder ne
Pashes koken ja pat pre
Per fat t’keq ty shum shqiptar
Të jan ba sot pashallar.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Si rrufe që vjen prej motit
Arabisht poj luten Zotit
Çka po thon shum hoxhallar
Nuk ka gja t’baj me Shqiptar.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Si kur dhimbja pelset gurin
Tuj perdhos gjuhne flamurin
Qysh mas luftes kan fillua
Kombin ton me tjetersua.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Çonju n’kam t’bit e shqiptarit
Me puth n’ball ket Zan të Malit
Publikisht poj thot gjith kuj
Gjaku yn nuk bahet ujë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Nuk lëjon smunjen fetare
M’na i prek n’dienjen Kombetare
Po ja thot çdo besimtarit
Mira vjet kem gjak shqiptarit.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Syri saj i kthiellt si loti
Ket Vigane e bekoft zoti
Po i thot motres e Vllaut
Jem pasardhs t’Adem Jasharit.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Nan Terez’s e Kastriotit
Që i pam dhurat prej zotit
Si kur f’sham dalin prej vorrit
Krenari e çdo Deshmorit.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Sot barot poj jep armikut
Si në luft të Kaçanikut
Jau ke qit shqipfolsve timin
Hallall Nana qët dha gjinin.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk