Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Sot, gjykatat e Republikës së Kosovës paskan marrë vendim që të akuzuarit për rastin “Drenica” të shpallen të pafajshëm. Sipas aktakuzës, nga qershori i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2015, ata i kishin detyruar dy dëshmitarë t’i ndryshonin dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”.
-Për mua dhe për shumë të tjerë mbetet e paqartë, si është e mundur që, pas gjithë kësaj kohe dhe një akuze që përfshinte një grup kaq mirë të organizuar, Prokuroria të mos ketë arritur ta vërtetojë fajësinë e tyre.
Përse prokurorët humbën kaq shumë kohë duke u marrë me këtë rast?-Vallë, përgjegjësinë e kanë prokurorët apo gjyqtarët?
-Personalisht, nuk i njoh të akuzuarit: Ismet Haxhën, Rrustem Rukollin, Rexhep Xhotën, Fatmir Mjakun, Skënder Tahirin, Bajram Dibranin dhe Sheremet Jasharin; mirëpo, unë besoj që, shumica në Kosovë e njohin Sami Lushtakun, të cilin e konsideroj “Komandant të intrigave”.
Para disa muajsh e shikova një dokumentar të TV Euronews Albania, aty pretendohej se Sami Lushtaku zotëron mbi 300 milionë euro kapital dhe se ka disa firma të përbashkëta me Terroristin Milan Radoiçiqin.
Në dokumentar pretendohej gjithashtu se, ky Sami milioneri disa moderatorëve shqiptarë në Shqiprin-londineze u paska blerë banesa dhe makina luksoze.
Unë e shpërndava atë material dokumentar, por më pastaj materiali ishte fshi. Këto janë pretendime goxha serioze, që duhen verifikuar me prova dhe burime të besueshme.
Është e vështirë të kuptohet, sesi do të zhvillohet situata politike me këta njerëz të gjithëpushtetshëm dhe në kontrollin e Drejtësisë në Kosovë. Megjithatë, një gjë është e qartë për mua: shqiptarët kërkojnë një zgjidhje e ajo ¨shte bashkim kombëtar. Ato që unë i konsideroj pengesa pro-serbe nuk do të mund ta blejnë vullnetin e popullit, ashtu siç po dyshohen qartë se po ndikojnë tek gjyqtarët dhe politikanët e Opozitës, përmes parave dhe presioneve të mëdha…
“Nuk është gjetur asnjë provë që do të vërtetonte fajësinë e të pandehurve”,- kaq u tha në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të martën 28. 07. 2026 . Vlen të theksohet fakti që, Sami Lushtaku nuk qe i pranishëm gjatë shpalljes së aktgjykimit, e kjo tregon shum.
28. 07. 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
