Kartagjena duhet shkatërruar!!!

18
Jun
2023


Shkruan: Halil Kuliqi
17 qershor 2023
Shqiptarë!!!

Posa dola nga përvejetori 80 i lindjës së Filozofit dhe mendimtari politik shqiptar Ukshin Hotit, pothuaj se mënjëherë më pyeti një shok i Luftës. Halil, a ke pasë thirrje në përvjetor të Ukshinit? Jo i thash. Nuk më kanë ftuar. Ti u dashtë të ishe i ftuar si përfaqësues popullor dhe si shok i Ukshinit për thënë disa fjalë për te, pasi kë qendruar vazhdimisht më Ukshinin
Megjithatë kaloi ky përvjetor ashtu si kaloi dhe mua më ra ndërmend një bisedë intime e Ukshinit që më tregoi dikur dhe fillova që të shkruaj në Fb.
Ukshin Hoti më tregon.
Në vitin 1976, pasi dhash dorëheqje nga të gjitha funksionët në Qeveri, të cilën dorëheqje nuk ma pranuan, dhe në shënjë të kërkesës sime se do të shkojë për studime në Harvard, në ShBA ranë në takord.
Në atë vit mësimor që shkova në Harvard, nuk kishte asnjë student më origjinë shqiptar.
Studentët e pranishëm, porsa e mësonin se unë isha shqiptar, pyetja e parë që më bënin ishte: Ç’mendim keni për diktatorin Enver Hoxha?
Në atë kohë unë kisha shum mendim negativ për Enver Hoxhën, si rrjedhojë e prapagandës që bënte politika jugosllave kundër tij. Ndoshta Enver Hoxha për mua kiahte qenë politikani më i urryer shqiptar E urreja shum.
Dhe natyrisht që të gjithë përgjigja ime ishte se kishim të bënim thjeshtë më një diktator të pashoq dhe asgjë më shumë.
Mirëpo, pedagogu që unë e kisha udhëheqës diplome, i cili ishte edhe një prej këshilltarëve të PENTAGONIT për çështje të Ballkanit, sa herë që shkoja në zyrën e tij (shkoja çdo ditë të premte), pyetjën e parë që më bënte ishte:
Ç’thotë ai albanski krejzi men? (Ai plaku i çmendur shqiptar)?
Përgjigjëja ime ishte vetëm një buzëqeshje, pasi e dija se sekretarja e tij ishte një amerikano-SERBE, dhe gjithçka që unë mund të shprehja për Enver Hoxhën, e dija se do të mbërrinte para meje në Beograd.
Mirëpo, aty nga fundi i vitit mësimor, në një prej ditëve të javës. kishim për leksion, një leksion për diktaturat dhe diktatorët më të egër të njerëzimit, për të gjitha epokat.
Leksioni ishte më diafilm. Dritat e fikura. Salla errësirë e plotë. Unë rastësisht isha ulur në rreshtat.e parë të sallës së leksionit. Në një moment, folësi i diafilmit tha:
Tashti do të prezëntojmë diktatorin më të egër të Ballkanit, Enver Hoxhën.
Dhe menjëherë u çfaq në Ekran Enver Hoxhës, i cili mbante në dorë një tufë karajfilash, ishte një fotografi e bërë më tribunë, më rastin e festës së 1 Majit në Tiranë.
Pasi u çfaq fotografia e tij, e gjithë salla shpërtheu më një psheretimë . “UAAAA! “.
Kjo pasthirrmë bazuar në pamjën e tij , e cila prezentonte një fotografi që kurrë nuk mund t’i ngjante një diktatori; ishte një fotografi fotogjenike e jashtzakonshme, sa edhe mua më befasoi.
Por, menjërë më lindi friga se, posa të mbaronte leksionin dhe do të dilnim jasht do të sulmohesha më pyetje nga të gjithë ata që ishin në sallë për leksionin dhe mendova që të dilja nga salla.
Mirëpo, më duhej që ta dëgjoja trjanimin që do ta bënte përpiluesi i atij leksioni. Dhe u ngrita nga karrika dhe po terhiqësha ngadalë prapa dhe i përkulur, duke dëgjuar edhe leksionin derisa mbërrijta pranë derës së jashtme të sallës. Doja ta dëgjoja deri në konkluzionin, përfundimtar se cili ishte mendimi përfundimtarë për Enver Hoxhën.
Dhe, quditërisht, leksoni u mbyll më shprehjën: Është paaftësi e diolomacisë Amerikane që nuk e ka bërë për vete këtë diktator”.
Kaq me duhej.
Dola mënjlherë jashtë, ndërkohë që leksioni vijonte më fugura tjera diktatorësh.
Shkova drejt e në dhomën time, dhe hyra drejt në interrnet për të kontaktuar ndonjë shtëpi botuese apo librari të ndryshme,se ndoshta kishin ndonjë libër të Enver Hoxhës apo për Enver Hoxhën.
Për fatin tim, në një shtëpi botuese kishte tri vepra të zgjedhura të Enver Hoxhës, në anglish. I porosita mënjëherë, duke kërkuar të më vininë urgjencë,sado që të bënte pagesa. Ndërkohë që njoftova, si personelin pedagogjik, ashtu edhe personelin e hotelit ( konviktit), se isha sëmuar dhe kërkova që edhe ushqimi të më vinte në dhomë.
Të nesërmën më mbërrijtën të tri vëllimët. Një javë të tërë nuk dola nga dhoma. I lexova dhe i nënvizova librat e ti. Kur mbarova së lexuari të tri vëllimët, të them të drejtën, u bëra ma Enverist në të gjithë Kosovën. Tashti isha më gjendje të flisja më gjithë kompetencë se cili ishte Enver Hoxha i vërtetë. Erdhi e premteja e radhës. Shkova për konsultime të zyreja e profesorit. Si përherë, ai e bëri të njëjtën pyetje, të cilën e kishte në vend të shprehjës
“Mirëserdhe!” -Ç’thotë ai Krejzi men?
Unë si zakonusht përsëri buzëqesha. Pasi mbaruam konsultën për fat ishte hera e parë që ptofesori më ftonte për kafe. Dolëm. Sekretarja SERBE nuk erdhë, pasi i kërkoi leje profesorit.
Shkuam në klub. Klubi kishte edhe jasht tavolina. Por, për fat tim në ato tavolina nuk kishte klient, ngaqë fryente një erë e lehtë disi e ftohtë.
Pedagogu im e pinte duhanin. Dhe më propzoi:
A, rrimë jashtë, mëqë unë pi duhan?
Pranova më shumë dëshirë. Pasi më erdhi kafeja, profesori, në një moment më tha: Ukshin ka një vit që po të pres për diktatorin Enver Hoxha, meqenëse se je shqiptar i parë student i imi shqiptar. Dhe më duhet detaje për këtë diktator, komunist dhe mëqenëse unë jam një prej këshilltarëve të Penragonit për çëshrje të ballkanit, dhe me duhet një njohje sa më e mirë edhe për këtë diktator të egër komunist.
Ç’mund të më thoni?
Dhe unë i thash. I ndëruar pedagogu im Enver Hoxha nuk është komunist. nuk ëshrë marksist. Jam më se i bindur se Enver Hoxha nuk e njeh fare marksizmin, por e përdor veq për mbulesë për maskë.
Por çfarë është, përderisa ai pretëndon socializmin? – më ndërpreu profesori.
Enver Hoxha vetëm është një nacionalist i tërbuar.
– Si? Si?
Enver Hoxha është vetëm një nacionalist i tërbuar
– E pa mundur!!
I ndëruari profesor, doni ta provoni se cili është Enver Hoxha i vërtetë.
Po pra, për ate po të pyes.
Nëse doni ta dini se cili është Enver Hoxha i vërtetë? Bashkoja Shqipërisë Kosovën dhe ai ka për të ra në gjunj.
– Si? Si?
E kë seriozisht? A mund të ndryshojë ai për 180 gradë?
Ai është vetëm nacionalist sikur u thash. Dhe aspak marksist. Provojeni dhe do ta shihni. Nderkaq iu kishte fikur cigarja ngase e kishte harruar në tobull pa e thithur. Dhe e nxori një cigare tjetër nga pakoja dhe e ndezi dhe filloi të endej rreth tavolinave dhe unë po e ndiqja më sy, dhe po e prisja reagimin e tij. Pasi bëri disa rrotullime rreth tavolinave bosh erdhi dhe ndaloi para meje. Nuk u ulë dhe më tha:
– Interesant!
Unë kam shkruar disa libra për ballkanin, por këtu nuk më ka shkuar kurrë mendja. Faleminderit.
Dhe vazhdoi duke më thënë do të shkosh ti në Institut të Shkencave për Ballkanin ku do ta gjesh zgjidhjën e vërtetë të ballkanit. Dhe specializove në Institut shkencor për ballkanin dhe gjeta si zgjidhet problemi i Ballkanit dhe të cilin problem do ta zgjidhja unë, Ukshini PËR TRI VJET, KURSE UDHËHEQËSIT SHQIPTAR NUK MUND TA ZGJIDHNI AS PËR 30 VJET. Përfundoi Ukshini Bisedën. Ky tregim i Ukshinit më ka mbet në kokë time si vulë e pashlyer.
Kartagjena duhet shkatërruar!!!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk