Katalonia – BE-ja si ishte, si është e si do të bëhet për shkak të Kosovës! Titulli i lajmit: “Pezullohet përkohësisht shpallja e pavarësisë së Katalonisë”.

08
Apr
2023

/ Nga arkivi i diplomacis.dk/
Shkruan: Genta Petro Kaloçi
4 tetor 2017
Dy fjalë për politik injorantët në lidhje me Katalonën dhe zjarret e tjera të mundshme në europë.
Europa pas daljes së Brex-it që ishte një tregues i fenomenit domino për riperceptimin, riformulimin, ridimensionimin, riformulimin e BE-së ka hyrë në një fazë tjetër për të konsoliduar rradhët e saj gjeopolitik dhe territorial.
Gjithashtu duhet të përmendim rolin e politikës Amerikane, përfshirjen e saj në luftën e pavarësisë së Kosovës. E thënë në mënyrë të thjeshtë vulgare ta kuptojnë të trashët e politikës së sotme se SHBA nuk do hedhi poshtë dipllomatikisht, politikisht, gjeostratigjikisht pozicionin e saj në interesat e politikës së saj të jashtme në botë e rajon.
Kështu që, meqse 5 vendeve të BE-së u është kërkuar “njerëzisht”* njohja e Kosovës, por nuk është kryer prej shteteve që kanë probleme territoresh, atëherë mënyra më e mirë për të mos hedhur poshtë vetveten është t’u ngresh/frysh zjarreve në shtëpitë e tyre e të përballen me pasojat.
Lufta për ekzistencë në dipllomacinë dhe politikën ndërkombëtare njeh vetëm një rregull të artë, rezultatin me çdo mënyrë “përça e sundo”.
Ato vende që kanë pasur pretendime territoresh dhe për shkak të tyre nuk kanë ndjekur linjën e politikës amerikane do të vuajnë pasojat.
Katalonia është vetëm njëra nga zonat e nxehta në europë, ndërkoh që janë mbi dhjetra të tilla. Spanja do njohi kriza jo vetëm financiare ekonomike por edhe në kurorën mbretërore. Disa shpresojnë të jetë vetëm me kaq, por në këto momente tingëllojnë shumë reale fjalët e afro një shekulli më parë;
“Zgjidhni çështjen e territoreve shqiptare në Ballkan se përndryshe do jetë si mallkim për europën që do e mbartë në vite e qetsi nuk do gjejë!”
Prandaj ky është vetëm fillimi i planit që kanë filluar të zbatojnë Shba-Izrael në lidhje me riperceptimin e BE-së!
Një shtojcë të vockël fare për përzgjedhjen e dipllomatit amerikan i emëruar ambasador në Greqi, në këtë periudhë nuk është rastësi apo një ëndërr pranverore e frymëzuar nga Shekspiri.
Gjërat janë më të thella duke marrë parasysh linjën e politikës amerikane dhe duke ditur rolin e Greqisë në rajon si proruse dhe proserbe. Amerika kërkon të vendosi një vijë ndarëse me Rusinë që ndodhet në Athinën e drobitur, të falimentuar financiarisht dhe e varur politikisht andej nga vijnë paratë dhe nga më i forti. Politika rajonale e më gjerë përcaktohet nga interesat, por edhe nga problematikat e brendshme të pazgjidhura që mbeten gur në qaf për brezat që vijnë.
Nga ana tjetër kemi përforcimin e trekëndshit Tiranë/Prishtinë/Shkup që sipas ngjarjeve të viteve të fundit dhe reformës së thellë politike që do të ndërmeret paralelisht në të tre shtetet nëpërmjet drejtësisë do të jetë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal dhe me rritje konstante ekonomike në dhjetvjeçarin e ardhshëm.
Drejtësia do të pastroj politikën e korruptuar të treshes Berisha/Thaçi/Gruevski duke përfshirë të gjithë partnerët, ortakët e krimit të organizuar dhe atij politik.
Ballkani perëndimor përpara se të kërkoj me ngut hyrjen në BE duhet të ngrejë standartet e jetesës në mënyrë që kalimi të jetë i butë nga leku në euro pa goditur barbarisht shtresat e varfra e në nevojë si edhe pa vendosur në rrezik shtresën e mesme e cila është themelore për stabilitetin ekonomik politik brenda vendit. Kështu pra, Ballkani perëndimor duhet të b/punoj për të mos patur fatin e sotëm të Greqisë së falimentuar, e cila u fut pa meritë në BE.
Greqia, si ekonomi nuk i plotësonte kushtet e parametrave financiare, nivelin dhe politikën e duhur, por përfitoi futjen në BE duke i anashkaluar plotësimin e faktorëve vetëm për hir të miqësisë së vjetër të ish presidentit Karamanli me përfaqësues të politikës, dipllomacisë në Francë.
Një veprim i nxituar, një dukje/ngrefje personale e politikanit Karamanli përfaqësues i partisë së djathtë (Nea Dhimokratias- Demokracia e Re) për përfitime të politikës së brendshme (ju sjell në mëndje dikë shqipfolës pas 90ës?).
Kështu që për këtë dhe shumë arsye të tjera të brendshme e të jashtme politika zyrtare duhet të përqëndrohet në reformën e drejtësisë dhe më pas në ringritjen e shtetit dhe ekonomisë së vendit nëpërmjet vendimeve në favor të shtetit dhe mirqënies së njeriut.
Pasi të kaloj kjo fazë mund të diskutohet për futjen në BE, deri atëherë nuk i dihet nëse do të jetë kjo BE siç e njohim, apo e riformatuar ndryshe.
Deri atëherë mbetet të presim, duke punuar çështjet tona të brendshme në forcim të faktorit rajonal shqiptar.
Më thjesht e më shkoqur se kaq nuk ka ku të shkoj.
Pyetjet që keni ruajini për klasën tjetër të shkencave politike ju injorantët analfabetë me kostum e kollare intelektuhalë!
*Njerëzisht – kjo fjalë nuk ekziston në arenën dipllomatike, por e përmendim për të zbutur pak efektin e ashpërsisë dipllomatike.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk