A k t u a l e
Çfarë skandali dhe turpi para botës demokratike!
Një klikë e faktorit politik shqiptar në pushtetin aktual të Maqedonisë Veriore, në bashkëpunim me qarqet më antishqiptare në vend dhe rajon, tenton ta rikthejë politikën dhe diplomacinë rusomadhe në skenën politike të Ballkanit Perëndimor (Ilirikut) dhe të Evropës, në kohën kur e gjithë bota demokratike e ka dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë, ka vendosur sanksione ndaj pushtetit terrorist të Moskës dhe e ndihmon me financa dhe armatim ushtrinë dhe popullin liridashës të Ukrainës, jo vetëm për ta mbrojtur lirinë dhe sovranitetin territorial të shtetit të tyre, por edhe në mbrojtje të gjithë Evropës nga kërcënimi serioz që vjen nga Rusia!
Kjo do t’u kushtojë shumë shtrenjtë, si pushtetit të Maqedonisë Veriore edhe shqiptarëve, nëse qytetarët e vendit nuk do të dinë të distancohen hapur nga ky skandal, sa më parë të jetë e mundur!
Drejtuesit aktualë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), çfarë sigurie dhe bashkëpunimi shohin te Putini, Lavrovi, Vuçiqi dhe miqtë e tyre antievropianë dhe antishqiptarë?!
(30 nëntor 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!