Kavaja Enver Hoxhes dhe Kavaja Sali Berishes

30
Mar
2023

Shkruan: Remi Ilir Kushi

Nuk ka pasur popull më bujar,fisnik dhe mikpritës se populli Kavajës.Njerëzit shpesh harrojnë se në Kavaje ndjenja Atdhetare ka qenë më e lartë se ajo fetare.
Kavaja është njé nga qytetet e vjetra me histori në Shqipëri.Me komunitete Shqiptar Ortodoks pararoja Shqiptarizmit dhe kulturës,me një komunitet të respektuar Mysliman mikpritës.Me aktore me fame boterore si Aleksander Moisiu,dirigjenti famshem që drejton orkestren simfonike me te vjeter ne Britani,atë të qytetit York Thoma Simaku.Mijera vullnetarë Kavajas shkuan të mbronin Shkodren nga Serbo-Malazezet më 1912-1913,Ku qindra dhanë jetën.Ndërsa Shkodra sot ësjtë qytet Shqiptar nga merita djemve dhe burrave të këtij qyteti.
Ishte populli Kavajes i cili priti vellezerit dhe motrat e Dardanise gjate viteve 1911-1912 prej Genocidit Serb.
Do të ishte populli Kavajës dhe rrethinave te saj,e cila do të mirëpriste më 1944-1945 refugjatët e luftes Genocidit Grek ndaj Shqiptareve te Çamerise.
Një popull i cili i vuri Çamet në krye të tryezave të tyre si vëllezer te barabarte.Në Kavaje Hafiz Sabri Koçi,
një hoxhë tjeter nga Çamëria Jahjai,do të gjenin strehim.Por Jo vetem këta,me qindra të internuar në Kavaje përballeshin me bujarinë e ketij populli,I cili i trajtonte si bashkeqytetaret e tyre.Në Kavaje ka ndenjur dhe Euriditi Çamerise,njeriu i letrave dhe diturisë Çamerise,shtepia parë në Varfanj, Alush Ziguri,daja poetit disident nga Sklavi Çamerise,Bedri Myftari.Kavaja në komunizem ka pasur harmoni.
Ishte një qytet i zhvilluar me industri dhe bujqesi.
Me njé ekip Futbolli,I cili mban rekordin si i pari ekip në Shqiperi të shkonte ne turin e dyte ne Europe,duke zhvilluar ndeshje nderkombetare deri ne Edinburghun e larget te Skocise.Një qytet me gjalleri,me grupe ansambli popullor,me kengetare si Parashqevi Simaku.
Me shkolla 8-vjecare dhe gjimnaze elitare në Republike.Me një krim zero dhe respekt ndaj njëri tjetrit.Me një brez të ri qe shkonte studionte nëpër universitetet elitare të Shqipërise.
Ardhja demokracisé dy gishtave ne këtë qytet do të ishte njé mallkim mbi banoret e saj.Filluan vrasjet,përçarjet,shkatarrimi shkollave,asaj industrie ekzistuese.Fatkeqesisht Kavaja e qytetarise,I zuri vendin idiotësise,rrahjeve,racizmit,banditizmit,droges.
Unë kam pasur shumë miq te mirë ne Kavaje,nga
Futbollistet Ben Bala,Ilir Duro,një nga demokratet e parë të saj Ard Pagria.Kolegun tim mesues Li Idrizi.
Shokë nga Legjenda Kavajës Haki Arkaxhiu,e shumë e shumë të tjerë,ku falë Babajit tim,ne fillim viteve 70të u stervisja me ekipin legjendë te Besës Viteve 70të në Golem kur isha vetëm tre vjeç.Shkoj gjithmonë në Kavajë,sepse ka ende njerëz të bukur,por racizmi ndaj një Shqiptari të ardhur nga Kukësi me banim në Kavaje,nuk është tradita e këtij qyteti.Veprimi djeshëm e njollos qytetin e Kavajës.Banoret e ketij qyteti duhet gjejnë forcën e dashurisë për njeri tjetrin dhe te rikthehen tek traditat e tyre,kur mikpritja,bujaria ndaj çdo Shqiptari të çdo krahine te Shqiperise,te jete norme qytetare.Sepse Kavaja është vetvetja kur ndjehet fisnikëria.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk