Shkruan: Genta Petro Kaloçi
Kopjojnë Xhaxhin, prapë fajin e ka Xhaxhi!
Këta s’dinë ç’janë, ç’duan e ku shkojnë!
Pak a shumë kemi parë videon e protestës së hallit më dt 3mars (për vulën e vulëhumburve të opozitës, kot nuk mallkonin të parët tanë, të humbtë vula) dhe askush nuk foli për vjedhjen e të drejtave të autorit.
Asgjë origjinale, por vetëm një kopjim i keq i punës së një shekulli më parë në vitet ’20.
Vepra e parë e këtij lloji është realizuar dhe shfaqur në formë teatrale në kohën e regjimit zogist nga liceistët e Gjirokrastrës mes tyre edhe nxënësi Enver. Vepra ishte me poezi patriotike për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët e huaj, kjo përmendet në veprën “Vite të vegjëlisë”, kujtime për Gjirokastrën. Në vepër okupatori i huaj bën fjalë për italianët, në ditët e sotme pushteti trikolor e kanë për okupatorin amerikan nga antiamerikanët e tërbuar të pushtetit tridhjetvjeçar.
Në libër përshkruhet si më poshtë, “roli kryesor ishte Shqipëria, e përfaqësuar me një grua të bukur, të gjatë e mbështjellë me flamur të kuq me shqiponjë, me flokë të zinj e të gjatë me duart të lidhur me zinxhirë prej karte. Në fund Masari që e luante këtë rol, kur “Shqipëria” këpuste zinxhirët ndiznim fishekzjarre si pishtarë. Kjo ishte apoteoza “Shqipëria këpuste zinxhirët”.
Video e kopjuar nga kujtimet e vegjëlisë së Xhaxhit. Këta i ka zënë halli, s’dinë ç’të bëjnë me Enverin, e luftuan, e shanë, e mallkuan , e çvarrosën si pro amerikanë nuk fituan gjë, e kopjojnë si antiamerikanë prapë e hanë nga vendas e të huaj si minues të demokracisë. Hall i madh për besë i ka zënë si kurrë më parë, s’dinë ç’të bëjnë me Të, t’a mbajnë, apo t’a lënë?
Kësaj çfarë emri ti vësh?!
Unë kë të kopjoj? S’më kanë lënë asnjë, as për nuskë.
Kush kopjon kë edhe pas tre dekadash e një shekulli jo vetëm që, ky popull dhe shtet po përsërit tragjedinë e tij, por edhe njerëzit vuajnë pasojat e gabimeve, krimeve që kanë bërë e ribërë pa reflektuar e ndërgjegjsuar në kurriz të historisë së vegjëlisë së tij.
Pas kësaj vidjoje të kopjuar e të luajtur nga aktorja e njohur e Kinostudjos së shkatërruar “Shqipëria e Re” këta opozitarë na dollën më enveristë se Enveri e më komunistë se komunisti i parë shqiptar (nga kosova) Ali Kelmendi!
Çfarë të mendosh e të shkruash më tepër se kaq!?
Historia përsëritet si tragjedi komike! Të qash, apo të qeshësh, kjo është çështja!?
Pastaj thonë na e kanë fajin amerikanët me shokë. Me këta brenda vetes nuk ke ç’i do armiqtë e huaj. Kot nuk thotë azma, ruaju nga i yti, ai të bën gjëmën. Për më tepër shprehuni ju, publiku asnjanës 😉 !
Shënim. Kolazhi i fotove me tekstin origjinal gjendet në librin e përgatitur nga Ilir Hoxha, “Enver hoxha, Një jetë për Kombin” me kujtime e shënime. Librin në fjalë m’a dhuroi rastësisht para disa ditësh miku, shoku Xhemal Shehu pasi i kërkova ndonjë libër që i’a vlen dhe kështu vendosa t’a lexoj pikërisht momentin e daljes së vidjos së famshme. Koinçidencë interesante e përputhjes së kohës së marrjes së librit, tekstit, vidjos, mesazhit, binjakëzimi i dy regjimeve (zogollit dhe dhjerokracisë) si dy pika uji dhe ngjashmëritë në përcjelljen artistike. Interesante, mbreslënëse, e habitshme sinkronizimi i gjithë faktorëve të lartpërmendur. Apo jo?!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!