Drejtuar:
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama
Kryetarit të Parlamentit, Z. Niko Peleshi
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Opinionit publik, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit akademik e intelektual.
Lënda:
Kërkesë për mos tërheqjen e shkresës për shpalljen e Enver Hoxhës “Nder i Kombit” dhe apel për rishikimin e vlerësimit të tij nëse është e nevojëshme edhe nëpërmjet referendumit popullor.
Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të opinionit publik, organizata të shoqërisë civile dhe intelektualë të vendit.
Nëpërmjet kësaj kërkese dhe thirrjeje publike, ju drejtohem me respekt për të mos lejuar tërheqjen e shkresës që propozon shpalljen e Enver Hoxhës “Nder i Kombit”.
Historia e çdo kombi duhet të gjykohet me maturi, me dokumente dhe me frymë analitike, jo me ndjenja emocionale apo paragjykime politike te segmentuara. Nëse sot vlerësojmë poetë, artistë apo figura të tjera që kanë ndikuar në shpirtin e kombit, aq më shumë duhet të kemi guximin të vlerësojmë një figurë që i dha shtetit shqiptar një formë, strukturë dhe identitet të qëndrueshëm.
Enver Hoxha, me gjithë hijet dhe dritat e kohës së tij, i ktheu shqiptarët, nga nje popull qe per mijra vjet punonte i shtypur i varfër, pa identite, pa gjuhë, kurbteçi në vëndet e huaja, në një popull që filloi të punonte për tokën e vet, ndërtonte vendin e vet dhe drejtonte shtetin e vet.
Të rritej e të shumohej në tokën e vet, të kujdesej për prindin dhe fëmijen, të kishte dashuri dhe harmoni me fqinjin dhe të afërmin. Të kishte familje dhe trashëgimtarë. Ashtu siç shkruhet në shkrimet e shenjta.
Ai e ngriti Shqipërinë nga varfëria e thellë dhe nga mungesa e institucioneve në një vend që më në fund kishte kufij, arsim, shëndetësi, ushtri, industri dhe vetëbesim kombëtar.
Përmes punës dhe disiplinës, ai bëri që një popull i shpërndarë nëpër Botë, dhe i paorganizuar të bëhej bashkësi shtetformuese.
Përmes politikave sociale, u dha mundësi të varfërve, të sëmurëve, fëmijëve dhe të pashkolluarve, duke i kthyer në shtetas të barabartë.
Përmes ndërtimit të arsimit publik, ai e ktheu analfabetizmin në dije dhe e ngriti dinjitetin e punëtorit e të fshatarit.
Në një epokë ku feja u mbyll, ai zbatonte parimet themelore të humanizmit dhe të moralit shoqëror: ndihmoje të varfrin, duaje të afërmin, kujdesu për prindin, puno për të mirën e përbashkët.
Ai jetoi dhe veproi për njerëzit e thjeshtë, për vendin dhe për të ardhmen e tij.
Ndryshe nga e sotmja dhe e shkuara e hershme ku kemi dhe kishim liri besimi, lexoheshin shkrimet e shenjta dhe keqpërdoreshin. Njerëzit shtypeshin, liheshin në errësirë.
Nëse sot e kemi lirinë e besimit, lirinë e fjalës dhe mundësinë e zgjedhjes, duhet të kemi edhe lirinë e gjykimit të drejtë për figurat që kanë ndërtuar themelin e këtij shteti.
Historia nuk duhet të rishkruhet nga interesi i momentit, apo interes i një grupi të vogël, respektin për ta përsëri e nderoj, por duhet parë interesi Kombëtar, dhe të nderohet me drejtësi dhe objektivitet.
Ky është reflektimi ynë jo pozitiv si komb: Mohojmë dhe zhdukim atë që ndërton dhe përçahemi dhe sundohemi nga të huajt.
Prandaj kërkoj:
1. Që Kuvendi dhe institucionet shtetërore të mos tërheqin shkresën për shpalljen e Enver Hoxhës “Nder i Kombit”;
2. Që nëse ky vlerësim mbetet çështje e debatueshme, të organizohet një referendum kombëtar, ku populli shqiptar të shprehet vetë mbi këtë figurë.
U bëj thirrje opinionit publik, organizatave, studiuesve dhe intelektualëve të lirë të mos e shohin këtë kërkesë si çështje politike, por si një akt drejtësie historike dhe vetëdije kombëtare.
Koha ka treguar dhe vazhdon të tregojë se ajo periudhë, me të mirat e saj, apo jo te mirat e saj mbetet më dominuesja në ekzistencën e shtetit shqiptar modern.
Le ta gjykojmë historinë me mendje të hapur dhe me ndershmëri, sepse popujt që mohojnë historinë e tyre, mohojnë edhe vetveten.
Nëse Enver Hoxha i dha identitet shtetit shqiptar, dhe ne se repsktojmë atë dhe e shkelim me këmbë atë dhe pjesën e tij të historisë, ku Shqipëria ishte pa zë u bë me zë, ku Shqipëria ishte pa trup u bë me identitet, atëherë ne bëhemi palë për tu quajtur antikombëtarë.
Me respekt e përkushtim,
Qytetare shqiptar
Data: 16.10.2025
Të gjithë ata që janë dakord me mua le ta bëjnë share.
Ju bej thirrje organizatave politike dhe jopolitike kush është dakord te bashkohen me një kërkesa të përbashkët.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
