Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Tetovë, 16 mars 2023
Drejtuesit e Shoqatës Akademike për Shkencë dhe Art, me seli në Tetovë, kanë shpifur edhe për Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, duke e cilësuar atë “Akademi me telefon prej New Yorku”, dhe duke harruar se kjo Akademi (e themeluar në Nju Jork më 1995), me emër të saj të plotë është e regjistruar edhe në Maqedoni (në vitin 2016), me seli në Shkup, përmes organeve përkatëse të SHBA, jo përmes telefonit, siç shpifin këta argatë të shërbimeve të huaja sekrete.
Kërkojmë publikisht nga kryetari i Shoqatës Akademike për Shkencë dhe Art, me seli në Tetovë, prof. dr. Hasan Jashari, të kërkojë falje publike për këtë shpifje, ose të distancohet nga përmbajtja e këtij shkrimi shpifës, të publikuar ditë më parë në emër të subjektit që ai e përfaqëson, nëse ai nuk është autor i shkrimit, që sipas vlerësimit tonë, stili i këtij shkrimi shpifës nuk përkon me stilin e shkrimeve të tij.
Në emër të anëtarëve të Akademisë sonë nga e gjithë hapësira etnike shqiptare, nga SHBA dhe disa shtete të Evropës, si dhe në emër të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në Shkup, në mbrojtje të personalitetit dhe dinjitetit të dhjetëra akademikëve shqiptarë të dëshmuar, jemi në pritje të deklarimit publik në lidhje me këtë shpifje ordinere.
Akademik Abdulla Mehmeti, kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Shkup – Nju Jork
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!