KËTO DITË TË FUSHATËS ELEKTORALE TË ZGJEDHJEVE TË 7 QERSHORIT 2026 VEÇ TJERASH NGA POLITIKANE DHE POLITIKANË TË KOSOVËS PO DËGJOJMË: ZHURMA AKUZASH TË NDËRSJELLA POZITË- OPOZITË PËR PLAGËT E VARFËRISË TË MASAVE TË GJËRA POPULLORE?!!!
Vërtet, është shqetësuese, ironike, sfiduese, cinike, demagogjike,-pafytyrësia: kur politikanet milionere dhe politikanët milionerë, me lot krokodilësh vajtojnë, si në kor bretkosash për mjerimin e popullit në Kosovë dhe në vendet me sistemet feudale, revizioniste -kapitaliste dhe imperialiste.
-Nga kjo poshtërsi neveritëse e tyre, krejt logjikisht lind pyetja: po, a mund të na thuani ju znj dhe ztr. feudalistë, revizionistë, kapitalistë dhe imperialistë të majmur/a, të liga e të liq: ju politikanët në pushtet dhe në opozitë, që sundoni në këto vende të papunësisë, të shtypjes të shfrytëzimit dhe të pabarazisë dhe të mjerimit; -me sa euro, rubla, dollarë e të tjera në ditë jetojnë njerëzit e thjeshtë?!
-Për më keq e më zi, skandaloz është fakti, që juve, o mosmirënjohëse dhe mosmirënjohës: marrëzisht ju përkrahin dhe ju votojnë, pikërisht viktimat tuaja që ju aq panjerëzisht i keni nëpërkëmbur dhe çdoherë jeni duke i nëpërkëmbur?!!!
Pikërisht, parasëgjithash në aspektin ekonomik, social e të tjera.
Dëshmi më e fuqishme se kjo zor se mund të gjendet: sa i keni ju të ardhurat mujore , çfarë shpërblimesh (benificionesh) të tjera i ofroni vetvetes ju politikanët e “shumëvuajtur” që zemrat po ju digjen për popujt që po jetojnë në vendet e “parajsave” tuaja?!
-Po, klasa punëtore fshatarësia dhe inteligjencia popullore, çfarë të ardhurash mujore dhe tërësinë e të këtyre të ardhurave vjetore, sa e ka?
Ju, as kësaj pyetjeje nuk keni moral, edukatë, as kurajë që t’i përgjigjeni!…
Nuk i përgjigjeni, sepse përgjigje juaj, iu vetëfundosë.
Pa respekt!
30. 05. 2026
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!