Kisha e vjetër në Rakinicë, pak kilometra në veri të Gallabit (ish Orllani), nuk është kishë serbijane siç pretendohet në denoncimin e Dioqezës Rashë- Prizren të sektës shensviane dhe, në akuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, kundër dy priftërinjve ortodoksë shqiptarë, Niko Bllazhde, i njohur edhe si Nikolla Xhufka dhe Lejdi Zagalli, se gjoja paskan nxitur urrejtje kombëtare, fetare dhe etnike, sepse paskan hyrë ‘në një kishë ortodokse serbe të pashfrytëzuar’ në nëntor të vitit të kaluar.
Por, realiteti qëndron ndryshe. Kjo kishë e vjetër shqiptare nuk ka funksionuar që prej se popullata e kësaj ane u konvertuan në fenë islame, nga presioni i jeniçerëve. Megjithatë, këtë kishë të quajtur kisha e Shën Mëhillit, që nga mesjeta, e kanë ruajtur dhe mirëmbajtur vetë shqiptarët gallabiot. Duhet theksuar, se këtë kishë e ndërtuan gallabiotët shumë dekada pasi që trualli i tyre atëmëmëdhetar u pushtua nga osmanet.
Kuptohet, se gjesti i dy klerikëve të ardhur nga Kisha Kombëtare Ortodokse Shqiptare “Shën Kozmai” e Elbasanit, nuk mundet të mirëpriten nga koloneli i asfalsë greke Janullatosi dhe sekti e tij, të vëllazëruar me sektin ‘shën’ savian serbo-madh dhe luftënxitës. Gjithashtu, as që mund të kuptohet urtësi e priftërinjve ish pagëzues të ! tigrave të Arkanit” dhe mospërfillës të Patrikanës së Stambollit, e autorizuar për dhënien e autoqefalisë kishave ortodokse…
Organizimi i liturgjisë në Kishën e fundit Ortodokse të Gallapit, në fshatin Rakinicë, me 28 Nëntor 2023, nuk duhet të anatemohet si synim i uzurpimit të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të ashtu quajturës ‘Kishës Ortodokse Serbe’ në Kosovë, por përkundrazi dërdëllitjet hegjemoniste të serbomëdhenjve, brenda Sektes “Shën”savane, janë në vazhdën e uzurpimit të çdo gjëje në Kosovë.
Në fund, duhet të theksojë se arsyetimi i ngritjes së akt-akuzës, nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj dy priftërinjve ortodoks shqiptar
Karshi veprimit të tyre të drejt, më shumë kombëtarë, se sa fetar, më përkujton ditët kohës së pushtimit dhe terrorit serbo-çetnik, kur na ngritshin aktakuza me arsyetime identike me këto që bëhen në këtë akt-akuzë.
Këtë kishë mund ta gjeni në hartë:
https://www.google.com/maps/contrib/101297720654973011696/photos/@42.8235422,21.2500026,12
Church of Fan Noli
Kisha Imzot Fan Noli
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!