Kishte të drejt Aristoteli kur thoshte se njeriu është kafshë politike.

14
Jul
2023
Shkruan: Fatlin Selmani

Sado barbare dhe rrënjësisht deklarative që është shprehja e Aristotelit se “njeriu është një kafshë politike”, ajo mban një të vërtetë të dukshme në dy pikëpamje: njeriu si kafshë, dhe politika si mjet i daljes nga kafshëria.
Duke analizuar pjesën e parë të shprehjes, pra “njeriu është kafshë”, nxjerrim një konkluzion se bota është e përbërë prej klaneve shtazore, të cilat udhëhiqen nga nevojat e grupit, të instiktit primar dhe se janë të dhunshëm në format e tyre. Kështu është një grup kafshësh; kështu mund të ishte edhe një grup njerëzish, po të mos qe pastaj, mbase, për ligjet e shkruara.
Por edhe kafshët si të atilla ndahen në lloje, specie, e janë të shpërndara nëpër habitate të shumëllojshme sipas pozicionit të tyre në në zinxhirin ushqimor. Disa kafshë janë më grabitqare se të tjerat, disa janë më të paqta dhe barëngrënëse, disa janë thjesht zogj shtegtarë në këkim të pemëve më të larta. Por njeriu s’mund të jetë kurrë si këto kafshë, sepse ai mund të bëhet si çdonjëra prej tyre, gjithmonë në bazë të racionaitetit të mendjes. Kjo na ka ndihmuar të mos vuajmë aq shumë për tu bërë si ato, kafshët e së egrës, por t’i shpenzojmë energjitë tona për ta kthyer vetë botën në mjedisin tonë habitat.
Po ku hyn politika këtu?
Politika është thjesht një struturë e pashkrueshme, por me vetë peshën e ligjit të mbijetesës më të egër. Kjo sepse politika prek pjesët më të brishta të racionalitetit dhe irracionalitetit jetësor: jo të mbijetuarit në të lirë, por të jetuarit i lirë, dhe në ndërvarësi me të tjerë.
Politika është pra dhuna e ngadaltë e mendjes, e cila mund të jetë vërtetë e dhimbshme në afat të gjatë, pikërisht kur inkorporohet në cilësinë më humane të të menduarit.
E sa për kafshë, parlamentet shqiptare janë të stërmbushura me kafshë, kafshë të cilat duhet të mbyllen nëpër kafaze e jo të jenë nëpër parlamente.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk