Shkruan: Sehit Beluli
Situata politike e Shqipërisë londineze nuk është në favor të çështjes kombëtare karshi shtetit londinez Grek , por kjo nuk do të thotë se politikanët e Shqiperisë të lidhin gojën kur vjen puna për njohje të kombit ndërmjet shtetesh artificialë.
Madje Shqipëria e shqiptarët po ti referohemi pozitës autoktone si Gadishull Ilirik dhe trashëgimtarë të padiskutuar të popullit Pellazg del superiore në çdo përballje politike e institucionale ndaj revanshit hegjemonist greko/serb – gjithnjë po ka dëshirën e mirë kryeministri shqiptar.
Kur Serbia e Greqia kërkon asociacion komunash në Shqipëri e Kosovë atëhere Rama & Kurti përpara gjunjëzimit duhet të kërkojnë njohjen e kombësisë për popullin Arbanitë , Maqedon e Çam – Jonian në Greqi dhe Sanxhakut , Nishit e Novi Pazarit/Pazarit të Ri në Serbi……
Vetëm në reciprocitet duhen bër lëshime nacionale , ndryshe nuk ka asnjë kuptim globalizimi i një-anshëm si gjithnjë në disfavor të shqiptarëve…
Në qoftë se nuk është i pregatitur kryeministri shqiptar atëhere le tja ler vendin e përfaqësimit atyre që i din mirë këto punë me fakte e dokumenta historike dhe që përveç njohurive kanë edhe kurajon e burrërinë të përballen , si edhe që e ndiejnë veten të pastër e jo të shitur shpirtin djallit.
Ne shqiptarët duam të jemi pjesë e Europës së bashkuar , por jo të futemi në union si Gjeli pa pëndë e pa zë , por të futemi me dinjitet dhe me një realitet se ku jemi , si jemi dhe sa jemi…
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!