-UROJ TË KEMI SUKSES, T’I RRËZOJMË SUNDUESIT, VEÇ MOS HARRONI!

07
Jul
2026
Shkruan: Fadil Shyti

KJO PROTESTË MË SHUMË SE NJË MUJORE ËSHTË VËRTET MADHËSHTORE, ËSHTË MADHËSHTORE, QË JEMI ZGJUAR KOMBËTARISHT, PO DUAM DHE DO T’JUA TREGOJMË VENDIN “TE THANA” KRIMINELËVE DHE TRADHTARËVE TË POPULLIT E TË ATDHEUT,-POR, FATKEQËSISHT ËSHTË VENDNUMËRIM NË DËSHTIM NGA POLITIKA DHE DIPLOMACIA E KËSAJ KLASE POLITIKE

-PËR SHQIPËRINË ETNIKE KJO ËSHTË SUKSES, KJO NUK ËSHTË FITORE!
-S’KA SHQIPËRI TË RE,
PA U RIBASHKUAR SHQIPËRIA JONË!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Që nga viti 1990-të dhe jam me juve, e padyshim për këtë PROTESTË kam vepruar edhe para juve që sot jeni penduar…
-E kam dënuar me gojë dhe me shkrime me qindra e mijëra argumente, e kam sfiduar në bisedat me miqtë, në shtypin përparimtar të kohës, me dy vepra publicistike, me mbi pesëqind shkrime gjatë këtyre tri decenieve dhe në tri vepra poetike, këtë klasë dhe sistem reaksionar.
Dëshmitarë/e i kisha dhe i kam bashkëbiseduesit dhe lexuesit e mi shqiptarë dhe të huaj, për faktin e hidhur, që jam në mërgim.
-Prandaj, sot më dhemb shpirti kur i shoh dhe i dëgjoj mijëra e miliona shqiptarë, brenda dhe në mërgatë të zhgënjyer, të dështuar për besimin e tyre: për votën e tyre të gabuar?!!!
Jam plotësisht i vetëdijshëm, që prej kryeherës, nuk isha zë i mbytur në errësirë. E them me krenari që kisha dhe kam shumë të afërm dhe miq që i kishim dhe i kemi idealet e përbashkëta, por, atëbotë fatkeqësisht ishim më pak. Tragjikomedia jonë, po qëndron në faktin e hidhur që, po duhet të kalojnë muajt dhe vitet që populli ynë të kthjellohet, të orientohet dhe të kuptoj, kah dihet të anojë, “ku t’i ngulë çadrat” -siç thotë populli, që ASKUSH të mos guxojë të mashtrojë as të luan me fatet e tij. Fatbardhësisht, më në fund e vërteta, drejtësia jonë e ideve të pastra kombëtare fitoi dhe çdo ditë e më shumë po fiton dhe do të fitojë!…
-Kjo PROTESTË, do të duhej të bëhej në Tiranë, Shkup dhe në Prishtinë, për RIBASHKIM kombëtar,-që shqipot dhe shqiponjat të jetojnë, të punojnë dhe të përparojnë bashkë në një shtet:
1.
Me një gjuhë të bukur shqipe letrare të njësuar.
2.
Me një flamur bukurosh, kuqezi me shqiponjën dykrenore.
3.
Me të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë sovrane të bashkuara.
4.
me një Kuvend.
5.
me një qeveri.
6.
me një polici.
7.
me një politikë-diplomaci thellësisht dhe gjerësisht kombëtare, me brumin pellazgo-iliro-shqiptar.
8.
me një ushtri të fuqishme kombëtare shqiptare.
9.
-E, jo baco; gjithë kjo energji me elemente përçarëse së paku në qëndrimet tona; të derdhet brenda dhe jashtë atdheut; për të hequr dy fundërrina TRADHTARE: Saliun dhe Ramën& Co, kjo klasë politike satanike e cila për këto tridhjetë e gjashtë vite për ne zezë dite, planet e tyre, të përkrahura nga klikat e tyre REAKSIONARE dhe nga miqtë e tyre ndërkombëtarë; -jo, nga miqtë e kombit shqiptar, poashtu, me përkrahjen e armiqve, të liqve-tradhtarëve; budallenjve dhe budallaqeve, lakmueseve dhe lakmitarëve, që, ende nuk mblodhën,- pa dot edhe pas gjithë këtyre katrahurave që na ndodhën e po na ndodhin, kurrsesi nuk mblodhën mend?!!!
Por, të dashuruar marrëzisht apo të shantazhuar tmerrësisht; i deshën, i votuan dhe një pjesë “minore”, me ide mizore, ende po i duan dhe po i votojnë?!!!
10.
Prandaj, në këtë gjendje e sollën Shqipërinë feudale-kapitaliste të ideve dhe veprave të ndyra tradhtie; neo-zogiste, neo-toptaniste, neo-fashiste, e katandisën si mos më keq, Nënën Shqipëri dhe kombin shqiptar,-madje, deshën dhe po duan që, ta shkretojnë, ta varfërojnë, ta dhunojnë,- tek të huajt hipokritë dhe dinakë dhe kusarë: pushtues të trojeve tona dhe kolonizatorë të ardhur si dikur bajlozët e përtej deteve, që Shqipëria jonë u bë dhe të bëhet më tej; plaçkë tregu, duke ia zhvatur si ujqërit pjesët e saj, dreqi dhe i biri, i keqi dhe “i miri” po duan ta shesin, si komb e si shtet të na qesin fare!…
V. F! L. P!
04. 07. 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/07/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk