KJO RRUGË JONA?!

07
Oct
2023
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kështu, rrugë e shqiptarëve- atdhetarëve,
Me stuhi të pandalshme,
me bllokadat,-gropa..,
Rruga jonë drejt Ribashkimit me Nënën Shqipëri:

Dje, na burgosi,
na syrgjynosi,
na vrau, Jugoserbia titiste,
Tani, po na ndjekë, persekuton, -po na burgosë, po na vret,
-E keqja, reaksionarja, Eulooopa!
6 Tetor, 2023

NJË TË VËRTETË E DI?!

Një të vërtetë,
fort mirë e di,
-Kjo e dëshmuar
në histori!…

Ende s’e kam thënë,
sa duhet?!…
Sot, po e them botërisht, sinqerisht, njëherë e përgjithmonë!

Po e them,
me bindje të plotë,
Sa miliona e miliona herë:

Në trojet tona shqiptare,
Në njëmijë vitet e ardhshme,
-bardha-dite…

-Ndoshta,
Shqipërisë Etnike,
-Përsëri,
Do t’i lindë,
Një Shqipo Enver?!…

Vetëm Ay dijti e mundi,
Të bëjë shtet Shqipëri…,
Shqiptarët dhe shqiptaret,
Të kenë nder dhe krenari!

Kjo do të kuptohet nga të gjithë njerëzit e ditur,
herët a vonë:

Vërtet, se kush ishte gjeniu ynë,
Çfarë bëri mrekullira,
Ay burrë:

-Vetëm të gjorët,
horret dhe horrat,
për mend…,
Nuk do ta kuptojnë kurrë.
5 tetor, 2023

MADHËSHTORËT E LIRISË!

(Kushtuar demonstruesve të 1 Tetorit, 1997).

Shihni fijet-çeliqe, flokët e mendjendriturit, Albin Shqipërisë,
-Si ato të Çerçiz Topullit,
Dishepullit të shqiptarisë!

-Të pathyeshmit, petrit,-sokol djali,
I kanë hapur flatrat,
-Përballë rrebesheve të robëri,-stuhisë…

Nuk tundet, more jo, nuk tundet mali,
Përballë, armiqve dhe tradhtisë!

Si Shqipoja, në marshim,
Vrik rrufeshëm, kur zbret prej mali!

Profesori, Ejup Statovci, qëndroi në ballë,
-Dëshmoi heroizmin,
Ay, vigan i rrallë!

Rinia heroike,
E theu armikun,
Rinia titanike,
E mbërtheu…

Durim Turpin pacifist-titist,
“Në krye”,-me Kukum Ligun!

Përpara , Kosovë –Shqipëri,
Në sheshe dhe llogore- beteja…

Do të fitojmë, o Nënë Shqipëri,
Me qëndresë e besë…
Ndë Epoka të Reja!

“SHPËTOI” KJO JONA SHQIPËRI,
ME “BUKUROSHEN” DEMONKRACI!

Oh, “lumë”, e “lumë” për ne! …
“E shpëtuam”,-e zezuam, këtë atdhe!

Erdhën, për “mrekulli”, kohë të “arta”,
Për realizime, dështime,
-dëshirash të zjarrta!

Tani, rreth dy milionë shqiptarë, “deti i freskoi”,
Kush kah sytë këmbët,-theu qafën e shkoi!

Tani, “fitoret” po lulëzojnë,
Turpet dhe krimet,
-shqiptarët po i shkatërrojnë!

Janë bërë përditshmëri;
-si s´ka më keq e më zi,
Droga, vëllavrasjet, prostitucioni,

Shqipëria, po vuan,
po zien,
Shqipëria, po sundohet,
nga reaksioni!

Tanj,-për disa, mish boll po ka…
Po, jetojnë në lukse,
lart në pallate,

Të tjerëve,
po u mungon buka,
në sofër për darkë!
Jetën e bëjnë mizerje,
-si hije, ndaj nate…

Sa shqiptarë janë vetëvrarë nga varfëria?!
Sa të tjerë, janë vrarë nga armiku dhe tradhtia?!

Janë vetë-vrarë,
e vrarë,-sepse…
Ju mungoi dhe po ju mungon…,

Në krye të shtetit, Madhështorja, Parti e Punës!
Ah, a keq!
Sot, ju mungon gjeniu, Enver Hoxha!

-Kurrë nuk lejuan,
me Shqipërinë,
Të tallej, as të çmallej, bota!
1 Tetor, 2013

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk