KJO TOKË JU PRET .

19
Apr
2024
Shkruan: Petrit R Aliaj.

Pak fjalë për një libër ,një roman i shkruar enkas për ata që po kërkojnë të braktisin trojet e tyre .Një histori e përshkruar si një fill i zgjatur ku në të “vareshin”shpresat për ta braktisur Atdheun,vendlindjen e tyre të dashur por të ndarë nga trungu mëmë,e të ozurpuar nga gjalpërijtë që helmuan trojet tona dhe kontribuan në krijimin artificial të shtetit Jugosllav. Braktisje,apo arratisje nga sistemet diktatoriale, ndodhën jo vetëm në ish Jugosllavi por edhe në Shqipëri ku shumë jetë janë fikur në kufijtë ndarës, e të tjerë janë dergjur brënda mureve që diktaturat i ndërtuan për të ndëshkuar ata që arratiseshin.
Autori i romanit z.Luigj Juncaj, me shumë pasion e përshkruan solidaritetin,respektin dhe përkujdesjen e shqiptarëve për të ndihmuar edhe pse në rrezik,rrugëtimin drejt një bote të lirë nga vendlindja e tyre drejt tokës italiane. Aty ku bëhej pritja e të arratisurve për ti shpëtuar lënçimeve,varfërisë,persekutimit,pikërisht në atë fill të lidhur me perëndimin ku jeta me vdekjen ishin shumë pranë me njera tjetrën. Aty ku familjet e të ikurve prisnin me ankth lajmin e mirë apo atë të mos kthimit …
Për më shumë,përshtypjet e mija për romanin ”Kjo Tokë Ju Pret” ja lë ta plotësojë lexuesi ,ndofta në një kënd vështrim tjetër ndaj strukturave shtetërore në Shqipëri të cilat nuk janë në gjëndje të sigurojnë interesat e vendit. Zhgënjimi ndaj elitës politike për shkak të pa punësisë dhe varfërisë që po zbraz qytetet dhe fshatrat,përditë e më shumë i shtyn të rinjtë të shpërngulen jashtë vendit me shpresë për një jetë më të mirë të familjarëve të tyre si një fakt real,shqetësues e të rrezikshëm ku Shqipëria mund të jetë viktima e rrallës drejt zhdukjes.
. Me shumë respekt e falenderoj mikun tim Luigj Juncaj i cili këtë libër ma dhuroi pikërisht në Ulqin ,në ambientet e kalasë ku edhe ngrihet Kulla e Balshajve me galerinë e historisë së saj dhe hapësirën e dedikuar për netët e poezisë.

06.04.2023 -Ulqin.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk