SALA ….U MUND NGA BERISHA

17
May
2025
Ylli Meçe - Gazeta "Sot" dt.16.5. 2025

(OPINION NË VARG)

—–
Kush e tha se ti ke vdekur ?!
Kush e tha se je kufomë?!..
As i gjallë e as i tretur
Dhe pa pëndë, ti je shqiponjë !

Zemër hekur i paparë
Çan përpara gjith stuhitë
Thonë për ty.. se je i shkarë
Shqyejnë sytë dhe perënditë
—- Ti su rrite nëpër shpella
Ta marrë vesh e gjith’ njerzia
Ti ke lindur për beteja
Shkrumb u bëftë.. e tan Shqipnia !
—-
Mund të marrësh edhe tanket
Se je trim, trim i vendosur
O i gjallë e me fitore…
O me turp i menderosur !
——-
Sa për luftë e për beteja
Mos e ça aspak”zollotën”
Ke dhënë prova me Gërdecin
Si në djep… e tunde botën
——
Merr në ballë mbaj Flamurin
Pse jo..dhe Flamurn’ e Noke
Sepse Muli të ndreq punë
Në bëmat… e Don kishote
—–
Deklaron se: Rama vodhi !
Veç s’na thua gjë të rrallë
Po cili lab… nusen e mori
Po të jetë.. se s’është kusar?
—–
Kohë më parë e qeshje Lulin
Si një nul matematike
Ama për të ndjerin Papë Shtron dhe drekë me m…. Mirdite !
—-
Duke qenë se je i besës
Ti bën mirë që e shtyn datën
Në maj të njëzetepesës
Ramës do ja kallësh datën
—-
Po s’ja kalle ..nuk je burrë
Ndryshe futu poshtë fustanit
Atje nuk je futur kurrë
Se.. është vendi i shejtanit !
—-
Kot e thonë vend i shejtanit
Për atë “pjesën e bekuar”
Pangua me Shukrinë.. u shkrinë
Gici u bë i tërbuar..
—–
Kanë dalë llafe jo të mira
Për pë PD-në që ska fitore
Thonë për ty…se qënkesh ti
Që atë… e shkatërrove.
—-
Të përmendin piramidat
Po kur populli, vet i deshi !
Ç’i duhej kolegut tënd
Të merrej me koka preshi..?

Thonë e çfarë nuk thonë për ty
Nxorre dhe urdhra luftimi
Po si mor burrë, si se kuptojnë
Se me armë bëhet bashkimi?
—–
Sa u shuajt zjarri i Vlorës
Ti Tiranën ndeze flakë
Jam tiran…u the të gjithve
“Katër”për mu..janë fare pak!
—-
Ndaj or Salë je bërë për lumë
Betohem me fjaln’e nderit
Po të ishe burrë i mirë
S’kishe me ja dredhë Enverit
—-
Mos mendo më, për pushtetin
Qoftë dhe lemza të të zerë
1000 herë të bëhen zgjedhje
1000 herë do jesh i dh….rë !
—-
Flaka kur i fiket pishës
Do të thotë se erdhi fundi
Sala tash.. kundër Berishës
“Fitimtar”..atë e mundi !
—-
Ja pse Rama qesh e tallet
Për PS-në, fjalë nuk kisha
Fitoren ua fale vet, ……
Sala u mund nga Berisha !

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk