Klan Kosovës, 𝙘̧𝙚̈𝙨𝙝𝙩𝙟𝙚 𝙚 𝙢𝙚𝙙𝙞𝙖𝙨 𝙖𝙥𝙤 𝙨𝙞 𝙘̧𝙚̈𝙨𝙝𝙩𝙟𝙚 𝙗𝙞𝙯𝙣𝙚𝙨𝙞

02
Aug
2023
Shkruan: Gëzim Mekuli

𝐕𝐞̈𝐫𝐞𝐣𝐭𝐣𝐞!
Pas zbulimeve të parregullësive juridike, pronësore dhe ekonomike të “Klan Kosovës”, ambasadori i nderuar i SHBA-së, Hovenier, paska deklaruar se: “𝑵𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒆 𝒔𝒉𝒐𝒉𝒊𝒎 𝒌𝒆̈𝒕𝒆̈ 𝒔𝒊 𝒕𝒉𝒋𝒆𝒔𝒉𝒕 𝒄̧𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒃𝒊𝒛𝒏𝒆𝒔𝒊. 𝑵𝒆 𝒆 𝒔𝒉𝒐𝒉𝒊𝒎 𝒔𝒊 𝒄̧𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒆𝒅𝒊𝒂𝒔.”
Epo mirë, por tani shtrohet pyetja krejt logjike: Sikur gangsterët Al Capone apo Lucy Luciano, për të kamufluar bizneset e tyre të pista, do të çoheshin e të blenin asete në media, ose të blenin edhe media të fuqishme nacionale amerikane, dhe nëse institucionet përkatëse të policisë, ministrisë dhe jurispondencës së SHBA-së do të intervenonin për të hetuar veprimet kriminale ekonomike dhe juridike të tyre, a do të vlerësohej ky veprim i institucioneve të pavarura amerikane si: “𝙘̧𝙚̈𝙨𝙝𝙩𝙟𝙚 𝙚 𝙢𝙚𝙙𝙞𝙖𝙨 𝙖𝙥𝙤 𝙨𝙞 𝙘̧𝙚̈𝙨𝙝𝙩𝙟𝙚 𝙗𝙞𝙯𝙣𝙚𝙨𝙞.”
𝑻𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,
Unë pres, që në këtë rast me karakter biznesi, e pak, shumë pak mediatik, të zbatohen parimet demokratike Perëndimore. Atëherë, dhe vetëm atëherë, mund t’u japim të tjerëve këshilla për demokracinë dhe për Fjalën e Lirë.
Parregullsitë, Hajnitë, Dallaveret, pra Padrejtësitë shoqërore dhe ato eonomike, si dhe trashëgimia toksike e skllavërisë dhe kolonializmit, duhet ndëshkohet e të qortohet; e veçanërisht kur kemi të bëjmë me shqiptarët e keqtrajtuar të Kosovës për më shumë se 200 vjet.
𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓,
Atëherë kur bizneset e pista, që fort po e dëmtojnë shoqërinë, dhe ikja e tyre nga taksat, që po kamuflohet përmes mediave, pra përmes “Fjalës së lirë”, njerëzia fillon dhe e kruen kokën dhe pyet: a mos është gjallë Al Capone more, apo mos jemi t’u jetu në Moskë t’Putinit?
Pra, para se të vlerësohet situata, dhe më e rëndësishmja, para se të biemi pre e propagandës së ‘dreqit e t’birit’, nga vet ambasadori do duhej të respektoheshin parimet demokratike të vendit të tijë, e që shqiptarët e kanë simbol dhe oksigjen publik; Amerikës.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk