KLASA POLITIKE VENDËSE DHE MISIONI RUSOMADH NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE

30
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Reflekse

KLASA POLITIKE VENDËSE DHE MISIONI RUSOMADH NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Abdulla Mehmeti

Faktori politik shqiptar në Maqedoninë Veriore, i pozitës aktuale, që pretendon ta sjell ndryshimin përmes konceptit të VMRO-së mbi shtetin, as i opozitës aktuale, që pretendon ta ndryshojë gjendjen e shqiptarëve pas qëndrimit në pushtet mbi 22 vjet me radhë, përmes ndarjes së re territoriale-administrative dhe regjionalizimit, përderisa në vazhdimësi u kanë shërbyer planeve armiqësore për përgjysmimin e numrit të shqiptarëve dhe boshatisjes së trojeve etnike në këtë shtet.

Vendosja e shqiptarëve para alternativës: nga FRIKA E GJARPRIT (korrupsioni dhe krimi i organizuar i pushtetit të mëparshëm) t’i thonë GOMARIT DAJË (kinse për shpëtimin e vendit nga VMRO-ja me borxhin prej 1 miliardë dollarësh nga paratë e oligarkëve Rusë në bankat Kineze, përmes sivëllait të Putinit, kryeministrit hungarez Orban), është plani më i rrezikshëm që ia lidh duart faktorit politik shqiptar në Maqedoni edhe për disa dekada të ardhshme.

Dhe, mos harroni se, nuk vendosin për luftën ushtarët në vijën e frontit, por krerët e shteteve përmes marrëveshjeve të fshehta, edhe kundër interesave të vendit dhe popullit të tyre.

Nga tetë (8) milion banorë shqiptarë, sa ka pasur deri në vitin 1990 në trojet etnike shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri, në tri dekadat e fundit, klasa politike shqiptare, pa platformë kombëtare dhe pa vizion për mbrojtjen e qenies kombëtare, ka lejuar (mundësuar) ta braktisin vendin afër gjysma e popullsisë shqiptare.

Vetëm nga Republika e Maqedonisë, sipas të dhënave janë larguar mbi tetëqind mijë (800.000) banorë vendës, prej të cilëve pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë.

A ka shërbim më të keq ndaj vendit dhe kombit se ky?

Historia është mësuesja e jetës, jo propaganda e pushtetit dhe e partive politike!

(28. 7. 2024)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk