O zotni kryeminister!
Ndryshoje sistemin zgjedhor, qe ne listat e votimit te kandidoje kushdo qe e mendon veten te afte per t’i sherbyer atedheut e po popullit, jo vetem ata qe zgjidhni ju ne listat partiake, ku i ktheni anetaret e atyre listave ne persona plotesisht te varur nga kryetaret e partive.
Meso o zoti kryeminister, me qe pretendon se ndertoni demokraci perendimore, ju qe pretendon se jeni proamerikan, se ne Amerike, mund te shkoje cdo individ, te regjistroje emerin e tij ne bashkine e qytetit, si kandidat ne zgjedhjet e ardheshme, e ku i vetmi kusht, eshte te kesh nje numer te caktuar vitesh banimi ne zonen ku kanditon, e ku paguan vetem dy dollare per veprimin e zyres se bashkise per regjistrim (thjesht nje shpenzim teper simbolik qe i duhet bashkise, jo personalisht nenepunesit) per mbulimin e shpenzimeve ligjore.
Ndersa ne SHQIPERINE “demokratike”, paguhen miljona, per te qene ne lista te kandidateve! “Zoti mos e dhente” qe keto thashetheme te jene te verteta.
Cdo gje e keqe ne administrim ne SHQIOERI, “eshte thashethem”, e cdo “shkelqim eshte i vertete”!
Sistemi i sotem i votimit ne SHQIPERI, vetem se cimenton qarkullimin e pushtetit, sipas marreveshjeve te tre apo kater “kokave gjeniale, e te pakorruptuara” te politikes “shqipetare”, koka qe nuk jane aspak “koka te demokracise”, por koka te ndarjes se pushtetit ne mes te grupeve kriminale te interesit.
Ben nje pune o zoti Rama, qe mire ta bindesh kete popull, se “dite e nate ju mendoni e punoni per te”, deklaro hapur te gjitha koncensionet, kushtet e tyre, perfitimet ekonomike “te arritura”, realizimin e detyrimeve kontraktuale te cdo koncesionari ndaj shtetit shqipetar, apo te gjithe “punojne me humbje”!
Nderto nje sistem kontrolli shteteror, qe per cdo sherbim te kryer, te dokumentohen nga bizneset, te paguajne ate qe duhet per shtet, per te rritur mireqenien edhe te pesionisteve, mbasi shteti nuk ka se si te kete leke mjaftueshem, kur kudo nuk merr nje fature per sherbimin, ose merr nje fature me nje te treten apo nje te katerten e shpenzimit qe ben si qytetar!
Mbeshtete emigracionin qe te investoje ne atedhe, e jo t’i thuash emigrantit, ik se ketu “eshte vendi im”, se ti emigranti nuk ke pune te investosh as ne pronen tende private, se ne kufi me te ke anetare qeverie e deputete, dhe nuk ke pune as ne pronen tende, por ik mbrapsh ne emigrim.
Zoti kryeminister! Politika juaj ekonomike po e shkombetarizon SHQIPERINE, po ben pastrim etnik te saj nga shqipetaret, duke mos u lene atyre mundesi te jene zot ne vendin e tyre, por te kene vetem nje zgjidhje, te ikin, e te ikin vazhdimisht te ikin! E kjo ka vetem nje emer o zoti Rama:
TRADHETI E RENDE KOMBETARE,
qe pason tradhetine e zhdukjes se te gjithe ekonomise prodhuese e minerare te vendit.
Do te me pelqente qe te kesh ndonje pergjigje ndaj mendimeve te tilla qe i ka cdo shqipetar, qe kerkon ndryshimin e gjendjes per te mire o zotni.
SHQIPETARIA nuk eshte prone vetem e atyre qe jane sot me banim ne te, ajo nuk duhet te jete e mbyllur, ne izolim te ri per t’u riatedhesuar ata qe duan te vijne, por duhet te hapete, duhet nje politike fusjke, e cila ta stimuloje popullimin e atedheut me shqipetare, jo me njemije e nje kombesi te huaja, per te na humbur fare faren tone si komb. Ndaj beni te mundur qe edhe te gjithe emigrantet, te votojne jashte per mbaresi te puneve brenda atedheut.
“Pac SHENDET te PLOTE, e rrofsh sa malet tona e te komshinjeve shoviniste!”
05 Tetor 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!