Komandant i kombit politik!

29
Jul
2025
Shkruan: Gëzim Mekuli


Ky kolos, ky njeri, ky baba, ky patriot e Komandant i fjalëve largëhedhese, ky Komandant i kombit politik e KryeKomandant i veprave dhe oksigjeni i UÇK-së, nuk kishte asnjëherë nevojë për intervista të kurdisura me regjisorë nga burgu.
Adem Demaçi, ky Komandant i komandantave, nuk ka nevojë për fjalët dhelpërake, të regjisuara e me sherr të Edi dRamës nëpër Facebook.
Adem Demaçi nuk kishte nevojë për portale, nuk kishte nevojë për klane, për pushtetarë e as për gazetarë; është tjetra, gazetarët, portalet, klanet dhe pushtetarët kishin dhe kanë, akoma, nevojë për të.
Konsekuent deri në fund; Demaçi i dha intervistën e përjetshme kombit shqiptar dhe atij ndërkombëtarë, ai nuk bëri pazare me fjalën e me veprat; vepra e tij është UÇK-ja, Kosova e Pavarur dhe rrugëtimi i pandalshëm deri tek Bashkimi Kombëtar.
Faleminderit Komandant i fjalës e i sakrificës!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk