Komandanti strateg Enver Hoxha përballë presionit armiqësor të revizionistëve jugosllavë?!

01
Dec
2025
Shkruan: Zeni Bilimani

Në vitet 1944 -1948 Partia dhe shteti shqiptar u vunë përpara një situate kërcënuese te shkaktuar nga veprimtaria anti-marksiste e anti-shqiptare, nga PK jugosllave dhe personalisht e J.B. Titos.
Në vitet e Luftës Nacional Çlirimtare, Enver Hoxha ishte ndeshur shumë herë dhe kurdoherë iu ishte përgjigjur me gjakftohtësi e prerë qëndrimeve e insinuatave anti-marksiste e anti-shqipetare të udheheqësve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, për ta vënë nën drejtimin e kontrollit të tyre Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe Luftën Nacional Çlirimtare anti-fashiste të popullit shqiptar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Pas çlirimit te vendit, shoku Enver Hoxha, duke mbrojtur dhe duke zbatuar me konsekuencë vijën revolucionare të Partisë, me mbështetjen e masës dërrmuese të Partisë, luftoi për të shmangur pasojat e ndërhyrjes jugosllave, e cila vazhdonte të thellohej, duke arritur kulmin në Plenumin e 8-të të KQ të PKSh në muajin shkurt 1948.
Qëllimi i Titos dhe drejtuesve të tjerë të udhëheqjes jugosllave ishte sundimi i RPSH duke vënë atë nën federatën jugosllave .
Për t’ia arritur kësaj objektive makabre, ata punuan për minimin e unitetit të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të udhëheqjes së saj, për sabotimin e zhvillimit ekonomik të vendit, për izolimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sidomos nga Bashkimi Sovjetik e vende të tjera socialiste.
Në bashkëveprim me elementët e rekrutuar prej tyre deri në udhëheqjen e PKSH, që nuk po përmend emra, se këto tash dihen; goditjen kryesore e drejtuan kundër Enver Hoxhës, i cili ishte pengesa kryesore e pakapërcyeshme për realizimin e planeve të tyre dhe gëzonte një autoritet absolut në Parti dhe në popull.
Enver Hoxha, ishte faktor vendimtar dhe frymëzuesi i luftës së Partisë për shpartallimin e këtyre komploteve të rrezikshme.

Ai, me dituri dhe trimëri, mbrojti vijën e drejtë të Partisë Komuniste Shqiptare nga sulmet dhe akuzat e jugosllavëve dhe bashkëpunëtoreve të tyre.
Komandanti strateg Enver Hoxha, i hodhi poshtë kategorikisht kërkesat e Titos për bashkimin e ushtrive, kur ai me jugosllavët i kërkuan Enver Hoxhës të tërhiqte njësitet partizane që kishin çliruar Kosovën, pjesë të Malit te Zi dhe deri në Sanxhak dhe deri në Kroaci, të cilat ishin të pranishme në beteja të përgjakshme në vitet 1945-1946 në Jugosllavi; luftë kjo me qëllimin e vetëm të Enver Hoxhës të rregullimit të kufijve dhe ribashkimin e trojeve shqiptare me trungun amë.

-Fatkeqësisht, kjo objektivë madhore nuk u arrit, për faktin që fuqitë e mëdha të lindjes dhe të perëndimit në Jaltë (1945); padrejtësisht i caktuan zonat e tyre të influencës, i caktuan kufijtë e shteteve në Ilirik (Ballkan) Europë, në shtetet Baltike,- jo, sipas së drejtës legjitime të Vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje nga shtetet e huaja.

-Gjithashtu Enver Hoxha, hodhi kategorikisht kërkesat e Titos dhe futjen e dy divizioneve jugosllave në Pogradec në vitin 1947/1948, sepse, nga jugosllavët mendohej; kinse, për mbrojtjen e Shqipërisë nga ushtria greke?!!!
Sulmet greke të provokacioneve të gushtit 1949, në Shqipërinë e jugut, kanë qene të nxitura dhe të planifikuara nga anglo-amerikanët në bashkëpunim me revizionistët jugosllavë.

Këto veprime dëshmojnë qartë historikisht; qëllimin e tyre për futjen e Shqipërisë në federatën jugosllave duke kthyer Shqipërinë në republikë të shtatë të saj; -e cila edhe më tej do të ishte e ndarë me Kosovën dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi.

-Në ato kohëra të rënda, shumë vendimtare dhe kyçe të historisë, Enver Hoxha, mbajti mbi supe një barrë të rëndë, të cilën fatbardhësisht e kreu misionin e tij dhe të PKSH-së historikisht me suksese.
29 Nëntor, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/12/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk