Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Keni dëgjuar për heronjtë e Shqipërisë mesme, shpëtimtaret e Shkodrës dhe rrethinave të saj nga serbo-malazezët.
Lufta Shkodrës ka pasur disa prapaskena, të cilat janë deformuar. Një prej tyre është edhe vrasja e pashait turk, Hasan Riza Pasha nga Osman Bali dhe Mehmet Kavaja.
Nga burime të kohës tregojnë për komandantin turk se, Hasan Riza Pasha kishte plan që me trupat që kishte të dilte nga Shkodra duke u mbështetur nga katolikët shqiptarë të futej ne Ulqin, me të cilët kishte pasur bisedime më parë dhe nga Ulqini të tërhiqej në Turqi me anijet turke që i prisnin në portin e Ulqinit.
-Pasi e shpalli këtë lan aventureske, atë e vranë.
Mosmarrëveshjet e bejlerëve të jugut me bejlerët, pra, me krerët e veriut sollën deformime të mëdha në historiografinë e ngjarjeve të asaj periudhe.
Lufta me Malin e Zi vazhdoi dhe 2 muaj e gjysmë pas marrjes së Komandës nga Esat Pashë Toptani.
Qyteti u dorëzua pasi ishte vendosur që do t’i ngelej Shqipërisë.
Esat Pashë Toptani, akuzoi katolikët se luftonin për Malin e Zi, kundër Shqipërisë. Akuzoi Austro- Hungarinë dhe Italinë si dhe bejlerët e jugut se ia dorëzuan grekut Janinën.
Akuzat për tradhtar ndaj njëri-tjetrit, nuk janë fenomen i regjimit komunist, por kjo sëmurje shkon më larg, që në kohën e Skënderbeut.
Armiku nr. 1 i Skënderbeut, ishte Lekë Dukagjini.
-Dihet nga historiografia botërore aleanca e katolikeve me në krye Lekë Dukagjinin me Perandorinë Otomane kundër Skënderbeut. Poashtu, një nga dinastitë më të famshme të Perandorisë Otomane janë Dukagjinët, me kryevezirë, si Ahmet Pashë Dukagjini
(1512-1514).
Poetin më të shquar të Perandorisë Otomane të shekullit 17, Jahja Dukagjinin, gjithashtu arkitekt i urbanizimit me influencë otomane të qyteteve si Alepo dhe Bagdat.
Në çdo periudhë historia jonë është deformuar.
Ardhja e Enver Hoxhës në pushtet, solli “kurimin” në vend të deformimit.
-Kurimi historisë, është fenomen botëror i shoqërive të civilizuara, të cilat ndërtojnë kombe dhe shtete solide drejtë të së ardhmes.
Regjimi Enver Hoxhës e portretizoi Skënderbeun hero të popullit Shqiptar, simbol të rezistencës popullore kundër pushtuesve.
Çdo popull ka nevojë për simbole.
Simbolet ndërtojnë të ardhmen.
-Fatkeqësisht, Skënderbeun e “vodhi” reaksioni anti-shqiptar i lidhur me interesat serbe në veri, në Kosovë dhe ato greke në jug të Shqipërisë.
Skënderbeu, simboli i bashkimit kombëtar shqiptar, sot parakalon si një inkuizitor mesjete kundër shqiptarëve?!!!
Të gjithë heronjtë tjerë janë degraduar dhe harruar, por vetëm Skënderbeu mbushë sheshet dhe propagandat mediatike, të financuara nga lozhat masone perëndimore, të lidhura me interesat afatgjata serbe kundër Shqipërisë Etnike.
Ky fenomen ka sjellë degradimin e një heroi të domosdoshëm për ne shqiptarët,-siç është figura Skënderbeut.
Asnjë hero nuk mund të jetë mbi kombin. Kombi, është atdheu i heronjve, jo pronë e tyre.
Populli i shqiptar ka udhëtuar prej mijëra viteve, nuk lindi në shekullin e 15-të.
Shekulli i 15-të, përfaqëson një periudhë tranzicioni të rëndësishëm në historinë evropiane, e parë shpesh si fundi i mesjetës dhe fillimi i periudhës së hershme moderne.
-Kjo epokë karakterizohet nga ndryshime të mëdha në fusha të ndryshme, duke përfshirë artin, kulturën, shkencën, eksplorimin dhe strukturat politike.
Në teatrin europian, do të sillte stabilitetin me plus minuset e kohës, duke u drejtuar nga dy perandori moderne për kohën, atë të Hasburgëve në perëndim dhe Osmane në lindje.
Populli shqiptar vazhdoi udhëtimin në shekujt që do të pasonin. Poashtu, figura të shumta me heronjë në fusha të betejave, tryezave diplomatike, hedhjes farës nga popull në identitet kombëtar me dy familjet më të shquara, Bushatllinjtë në veri dhe Ali Pashë Tepelena në jug.
Për të vazhduar me plejadën më të ndritur, atë te rilindasve të kombit.
Për të ardhur te pavarësia me
Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin e të tjerë…
Rol të veçantë në plejadën e heronjve si përfaqësues të kombit kanë dishepuj si Fan S. Noli, Hoxha Hasan Tahsini, Avni Rustemi dhe një plejadë e tërë si luftëtarët e Vlorës 1920-tës, ata të luftës për liri kunder nazi-fashizmit.
Poashtu, dëshmorët e ndërtimit shtetit socialist dhe të arsimit shqiptar, si komisari dritës Ndrec Ndue Gjoka, Dilica (Cuca e maleve), të rënët për ndërtimin e hekurudhave si Shkurte Vata dhe katër heroinat e Mirditës, Bardhok Biba, Zef Bruçi e të tjerë që ranë në ndërtimin e hidrocentraleve me radhë, duke ardhur te Adem Jashari dhe qindra bij e bija që vaditën tokën e Kosovës.
Për shkak të luftës ideologjike kundër komunizmit, Europa perëndimore nuk e donë Enver Hoxhën. Por, e vërteta është se pa Enver Hoxhën nuk do të kishte komb shqiptar.
Qarkullon një letër e Enver Hoxhës drejtuar Titos për bashkim me Jugosllavët; nga reaksionarët, bashkëpunëtorë të interesave pro-serbo-greke. Por, nuk thuhet që, Tito nuk i dha përgjigje asaj letre.
Po të donte Enver Hoxha e zhdukte atë letër.
-Ajo letër në fakt, ishte një provokim i Enver Hoxhës ndaj Titos. Përkoi me kohën kur Enver Hoxha, e arrestoi grupin kriminal, agjenturën pro-jugosllave brenda shtetit shqiptar të kryesuar nga Koçi Xoxe.
Tito ngeli si i dhjerë; e pranoi humbjen, dështimin e tij, përballë gjenialitetit të Enver Hoxhës.
Shqipëria dhe veçanërisht zonat e thella malore, siç e kanë përshkruar udhëtarë të ndryshëm europianë, duke veçuar më të famshmen, Edith Durham, tregojnë për tragjedira mbas tragjedirave, për kushtet e jetesës të banorëve.
Kishte raste edhe dy vite njerëzit pa e larë kokën. Sapuni nuk njihej, poashtu, shkenca mjekësisë ishte jo ekzistente.
Shqiptarët, më shumë vdisnin nga sëmundjet dhe uria, sesa nga luftërat.
Ishte një primitivizëm i tmerrshëm. Përshkruheshim si fise tribale afrikane në zemër të Europës.
Ardhja Enver Hoxhës e ndryshoi panoramën e errët në të cilën gjendeshin pellazgët tribalë.
Kombit shqiptar, iu dha identitet kombëtar
-shqiptar, me arsim, civilizim, kulturë, tradita kombëtare e të tjera…
Mbi të gjitha, Enveri në sistemin socialist e mbrujti, e forcoi shpirtin kombëtar në një.
Urat e bashkimit veri-jug janë meritë e Enver Hoxhës. Poashtu, i shqiptarëve në një unison, siç është njësimi i gjuhës shqipe, me një standard të përbashkët në trojet etnike.
Regjimi komunist investonte në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare financiarisht dhe shpirtërisht.
Kurrë nuk i la shqiptarët të ndarë nga trungu amë, Shqipëria të braktisur, as vetëm në mëshirë të fatit.
Në Angli shkollat e emigrantëve turq, grekë, serbë, financohen nga shtetet respektive.
Një mësues turk merr 3 mijë pound në muaj, plus shtëpi të paguar, të mesojë femijët turq turqisht, që të mos e harrojnë gjuhën e tyre.
-Shteti sotëm shqiptar nuk jep një lekë për shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës Lindore, apo të mërgatës.
Kur shkova të jetoja në Ukrainë, për më shumë se dy vite, gati, një vit ia kushtova Odesës dhe Zaporozhye, si mësues vullnetar, në 5 fshatra shqiptare. Gjithçka të financuar nga xhepat e mi.
-Isha drejtë një aventure, por shpirti më foli shqip; këta janë vëllezërit dhe motrat e tua që kanë nevojë për arsim dhe financa për t’i ndihmuar ekonomikisht.
Po mos të kishte lindur Enver Hoxha, nuk do të kisha patur ndjenjën e një kombi të përbashkët me ‘ta, do të vazhdoja duke harxhuar kohën dhe paratë me vajza të reja, yje ukrainase nëpër qytetet e Odesa, Kiev, Lviv.
Golem, 13 Korrik, 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
