Koment për pseudo gazetarin Ridvan Berisha

20
Aug
2025
Shkruan :Kadri Rodogoshi:

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Po të ishe pak më i mençur, pak më i ditur dhe pak më i ndershëm nuk do të ishe kaq skandaloz me fjalën tënde publike.
Një gazetari qoftë edhe fundërrinë si ti, nuk i lejohet një fyerje e tillë dhe një mllef psikopatik ndaj kryeministrit dhe mërgatës së Kosovës, e cila përbën afër 40% të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe potencialin më të madh kadrovik, intelektual dhe ekonomik! Nuk mund të them turp të kesh, sepse specie si ti nuk dinë ç’është turpi.
Gazetari Ridvan Berisha:

“Albin Kurti, prej se është këndejpari, rrotull nesh, kërkon gjak, dhunë, përplasje, histori të re, vend në podiumin atdhetaro- heroik, ulëse në tavolinën e temave të mëdha me shumë se rajonale. Është në pakt me ideologjinë vrastare të demokracisë, partinë shtet.
Jo e habitshme për m’u.

Luftoi si opozitar e vijon tash nga pushteti i kontestuar t’i stupcojë, dërrmojë bizneset me faturat e tre a katër fishuara të energjisë. Tekefundit ato edhe e sollën në pushtet. Çdo i dyti kosovar votoi për të më 14 shkurt 2021, e 10 për qind me pak mori me 9 shkurt 2025.

I pa fjalë mbetem kur po shoh lloj-lloj budalle të pa shkollë, të oksidum prej mendjes, t’u na kallxu qysh duhet me qenë Kosova Politike, sidomos ‘trishtohem’ kur lexoje klithmat, piskamat qe vijnë prej atyre janë ne arrati diku, në Diasporë, që jetojnë me dhimbje lukthi nga etja sahariane për t’i zhdukë kundërshtarët e Kurtit.

Unë për vete, nuk kisha asnjëherë dilema kush ishte Kurti, çfarë është, e ku po e shpien shtetin, cila është receta e tij. Etj, etj!

Në habitatin kaotik të tashëm, brengë e vërtetë është se po mungon alternativa politike serioze anti-Kurti, nuk është e konsoliduar, nuk po më bindë aktualisht se ajo ka vullnet ta qeverisë Kosovën pa Albin Kurtin.”

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk